Mesazh urimi, 22 vjetori i Policisë së Kosovës

Opinione

Mesazh urimi, 22 vjetori i Policisë së Kosovës

Nga: Hisen Berisha Më: 7 shtator 2021 Në ora: 12:00
Hisen Berisha

“Shiko ushtarin në kufi dhe atë shtet ke, shiko policin në rrugë dhe atë rend ligjor dhe siguri ke”

Ekzistimi, dukja dhe performanca profesionale e Policisë së Kosovës na bën të ndjehemi dinjitoz për shtet, ligj dhe rend.

Nëse ka profesion dhe detyrë që të jep nderë dhe devotshmëri, është shërbimi në uniformen e profesionit tënd.

Vetëm shërbimi në uniformë të bën bartës të vlerave nacionale si: nderi, detyra, lojaliteti, integriteti, guximi profesional dhe personal.

Në Kosovë ka 22 vite që afër 10 mijë burra e gra të rijnë e të reja, i shërbejnë me nderë e shumë sakrifica sundimit të ligjit, rendit, mbrojtjes dhe sigurisë.

Nëse siguria përkufizohet, "të ndjerit i/e sigurtë ndaj rreziqeve të mundshme", atëherë këtë na e ofrojnë qytetarët e uniformuar në vendin tonë.

Lavdi atyre që u flijuan në krye të detyrës!

Nderim përmanent atyre që i shërbejnë shtetit, mbrojtjes,  sigurisë, ligjit e rendit.

Gëzuar ditën tuaj të nderit dhe dinjitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat