Gjykata Themelore në Prishtinë në gjykimin e ish-ministrave të Qeverisë Thaçi, duhet të vendosë në bazë të ligjit!

Opinione

Gjykata Themelore në Prishtinë në gjykimin e ish-ministrave të Qeverisë Thaçi, duhet të vendosë në bazë të ligjit!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 10 shtator 2021 Në ora: 17:24
Muhamet Kelmendi

Fillimi i procedurës kundër katër ish-ministrave të Qeverisë Thaçi dhe dy bashkëpunëtorëve është akt i mirë në drejtim të ndërtimit të shtetit ligjor në Republikë.

Ngarkesat penale janë të rënda kundër këtyre ish-ministrave, kjo për faktin se kemi dëme të mëdha materiale të shkaktuara kundër shtetit tonë.

Në tërësi mendohet se asetet që kanë pasur vlerë rreth 1 miliard euro janë dhënë për 20-30 milionë euro.

Vetë kjo tregon se vepra penale është shumë e rëndë dhe dënimet janë me vite të tera me burg.

Se si do të veprohet?

Gjykata Themelore në Prishtinë besoj se ka mjete dhe fakte të bollshme që provojnë veprën penale të kryer nga këta ish-ministra korruptive dhe tepër plan prishës dhe dëmtues të vendit.

Nga rastet e tilla dalin disa vepra penale të kryera:

1. Vepra penale e tjetërsimit antiligjor të pasurisë së shtetit nga ish-ministrat,

2. Vepra penale e bërë nga blerësi i aseteve të shtetit të Kosovës,

3. Vepra penale e konfiskimit të pasurisë së krijuar nga vepra penale dhe

4. Rikthimi në pikën 0 të kontrates, respektivisht shpallja nul e kontratës së bërë midis ish- ministrave dhe subjektit privat që ka blerë ato asete të KEK-ut.

Këto vepra penale janë kryer dhe për këto duhet të përgjigjen të akuzuarit dhe subjekti përfitues duhet ndalur punën duke e kthyer kontratën në pikën fillestare.

Bazë e kësaj është mashtrimi i bërë në lidhjen e kontratës me çmim të blerë nga subjekti.

Vetë fakti se çmimi është jo 100% nën çmimin shitës sipas vlerës së tregut, por 800% nën atë tregon se kontrata nuk ka vlerë dhe se ka të bëjë me vepër penale.

Kontratat e lidhura nën ndikimin e veprës penale dhe me çmime të tilla diferencuese, juridikisht anulohen.

Tash i takon sistemit të drejtësisë ta thotë fjalën e vetë, Gjykata Themelore është kështu në provë të madhe!

Me zbatimin e ligjit duke dhënë masat dënuese adekuate apo të vendosjes në bazë të interesave grupore të ish-qeverisë Thaçi?

Dhënia e dënimit me ligj e shpëton gjykatën dhe ndikon pozitivisht si shembull për gjykatat tjera.

Mos dënimi, tregon kapjen edhe një herë të sistemit të drejtesisë nga grupet e ndryshme informale në Kosovë.

Të shpresojmë në drejtësi ligjore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat