Të flasim, apo të heshtim..?!

Opinione

Të flasim, apo të heshtim..?!

Nga: Agron Shabani Më: 11 shtator 2021 Në ora: 11:55
Agron Shabani

Heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditëshmerinë tonë: Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida, provokime ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t'i shmangur ose injoruara ato.

Nuk po di!

Lideri karismatik i AAK-së, ish Kryeministri i Kosoves dhe Komandanti sypatrembur e legjendar i Dukagjinit, z. Ramush Haradinaj, me duket se edhe personalisht, edhe familjarisht, ka dhënë dhe sakrifikuar aq shumë për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, saqe ka (kanë) ngritur permendore ose lapidar të përjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e thellë historike dhe patriotike të çdo njeriu ose shqiptari të vërtetë. 

Personalisht, mendojë se po t'i shkruaja edhe 1OO1 faqe libri ose romani biografik ose autobiografik, prap do i ngelëm borxh z. Haradinaj dhe familjes monumentale e emblematike të Haradinajve nga Glloxhani.

Se këndejmi, mozaikut ose panoramës së lavdishme të luftërave dhe përpjekjeve çlirimtare dhe heroike të popullit ose kombit tonë për liri dhe pavarësi të gjithëmbarëshme shtetrore dhe nacionale, nuk iu kanë munguar kurrë Haradinajt  kryengritës dhe emblematik.

Edhe opsioni i luftës së lavdishme çlirimtare dhe heroike të UÇK-së-kundër soldateskës dhe hordhive të tjera serbo-çetnike, në esencën ose substancën e tij, ndodhët i lidhur ngushtë me familjet lapidare dhe emblematike të Haradinajve nga Glloxhani dhe Jasharëve nga Prekazi.

Dhe, kjo është edhe një shansë (gjasë) ose rast i volitshëm për të gjithë ata që akoma ndodhën në medyshje ose dilema të ndryshme hamletiane, makiaveliste ose don kishotike, për të menduar (logjikuar) dhe reflektuar akoma më shumë në çmimin e lartë të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, ku Haradinajt nga Glloxhani dhe Jasharët nga Prekazi, lirisht mund të thuhet se ishin emblema, ose kokat krenare dhe kryengritës të shqiponjave të UÇK-së.

Serbët janë të njohur për dhunën, terrorin, gjenocidin, etnocidin dhe urrejtjen e tyre infantile dhe patologjike ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë joserb.

SHBA-së, Natoja ose Perëndimi ndërkaq, kanë çështje ose probleme tjera për çastin ose momentin.

Ndërkohë që edhe Shqipëria (Tirana) dhe Kosova (Prishtina) zyrtare, për fat të keq sikur janë bërë pjesë "konspirative, dekonspirative, komplotiste ose logjistike" e lojërave të rrezikshme agjituese, propagandistike, subverzive, speciale ose psikologjike të Serbisë dhe Rusisë-kundër UÇK-së në veçanti, si dhe ndaj Kosovës e shqiptarëve në përgjithësi.

Kjo për faktin se gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur janë "bërë shoshë" ose hi e pluhur në politikën dhe diplomacinë shqiptare ose kosovare.

Kjo sidomos atëherë kur merren vendime, gjykime ose aksione të rënda ose drakonike mbi bazën e asgjësë për asgjë!

Po e ceku prap se Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët, aq shumë kanë nevojë për lider, politikan ose diplomat të zgjuar, intelektual, profesional dhe intelegjent, e jo për politikë dhe diplomaci "bla-bla-bla" ose" tra-la-la"!

Me i thënë shqiptarit :"eja t'ia zëjmë pritën, t'a vrasim, spiunojmë ose survejojmë një shqiptar, bëhet argat i të keqës dhe të ligës e vjen menjëherë, ndërsa me i thënë "eja t'ua zëmë pritat ose të luftojmë kundër bandave ose hordave (hordhive) të ndryshme serbo-ruse, shumica prej tyre ikin ose të lënë vetëm (i njoh ose i kam përjetuar vet dikur këtu ku jam ato raste...!)-duke të thënë:" o vëlla pasha musafin ose pasha Kur'anin nuk ban se na çojnë çetnikët poshtë!" etj. Ngela i vetmuar. Me besoni!!!

Kështu është me njerëzit ose popujt e ndryshëm që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj. Nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve.

Shpirtërat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër. (Stefan Zweig)

Shqiptarët e Kosovës dhe lidershipi i tyre shtetror, nacional, institucional ose politik, si duket ende (akoma) nuk ia kanë idenë dhe s'ia dijnë vlerën lirisë së tyre individuale dhe kolektive?! E sidomos asaj që ua sollën djemt dhe vashat më të mira të kombit-nën flamurin e Kastriotit dhe emblemën e lavdishme të UÇK-s. Plus forcat e Natos nga qielli.

Sipas Erich Frommit, shpirti i njeriut të lirë, sovran, autonom dhe integral, merr hua (huazon) nga mendja (logjika ose intelekti), qenia dhe materia e tij përceptimet dhe anticipimët e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehët ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e levizjëve ose manifestimëve të larta, me të cilat i ka  lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij. 

Ndërkaq, profesori(pedagogu) dhe intelektuali i njohur shqiptar, z. Frashër Demaj, me të drejtë konstaton se : "Në një vend ku ngulfatet liria dhe mendimi i njohur shkencor, intelektual dhe profesional, lëshon rrënjë injoranca e paketuar si "e drejtë demokratike" e bazuar në trilogji ose "gjithollogji".

Sipas Arthur Schoppenhauerit: Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit më njeri tjetrin, pos tjerash është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten e tyre në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i jashtëm, i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim ose shtegtim jashtë saj, thotë me tej Schoppenhauer, për të shtuar në vazhdim se shpirti i tyre nuk e ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, ndërkaq edhe stimujt dhe motivet tjera shpeshherë janë të detyruar t´i kërkojnë dikund tjetër, për shembull në vërë ose alkohol...Kështu që shumë njerëz duke ecur në këtë rrugë, mbërrijnë tek alkolizmi, tensioni, depresioni etj.

Ndryshe nga kjo, në kuptimin e jetës si art dhe artit si filozofi, gjithënjë sipas 

mendimtarit ose filozofit të madh gjerman (Schoppenhauer): filozofi, shkrimtari, krijuesi, artisti, kulturologu, intelektuali politik, politikani, çatipi i shtetit ose diplomati, nuk duhet harruar kurrë se vetëm arti, talenti, fati dhe pushteti, janë pronë e tyre e përkohëshme dhe jo e tërë politika, shteti, populli (kombi), shoqèria, lufta, shkenca, filozofia, pasuria etj. 

U mor vesh se njerëzit e mençur ose të ditur, shkruajnë dhe flasin për çështje, aspekte dhe vlera të larta shkencore, morale, fetare, kulturore, historike, ushtarake, shtetrore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera, sepse kanë diçka për të thënë. 

Edhe të paditurit ose mediokritët, shkruajnë dhe flasin (duke bërtitur ose uluruar bla-bla-bla e tra-la-la!), sepse, edhe ata duhet të thonë diçka. 

Fjala është çelësi dhe kryqi i jetës... Formula e pagëzimit, e miqësisë, dashurisë, bukurisë dhe profecisë së brendshme dhe të jashtme të njeriut që e prekin ose arrijnë të lartë, sublimen ose madhështoren. 

Me fjalë nënkuptojmë luftën dhe paqën, dashurinë dhe urrejtjen, jetën dhe vdekjën, fillimin dhe fundin, të vërtetën dhe gënjeshtrën...


Ndaj, të diturit dhe të urtit gjithèmonë flasin ose shkruajnë me forcën e argumentit dhe jo me argumentin e forcës.

Apo...!?

Nëse, jam i gabuar ose lajthitur nga "respekti dhe dashuria e marrëzishme në kohë kolere", sinqerisht kërkojë ndjesë publike!

Pse (përse) kjo tashti!?

Sepse, duke kërkuar lirinë e shprehjes ose lirinë e fjalës, disa nga ne nuk e kemi madje as idenë e lirisë së mendimit dhe gjykimit të drejtë ose racional. 

Se këndejmi, pasi i përbuzi, injoroi ose ironizoi asokohe me lehtësi ca kërma ose mbeturina të shoqërisë që ishin të paditur, mediokrit, stupid, nebuloz, shpirtëzi, xheloz, demagog, hipokrit, cinik dhe injorant të parikuperueshëm, Sokrati përfundoi në gjyqin ose burgun e Athinës.

Edhe akuzat kundër tij, u bënë më të kollajshme.

Dikur me vonë qetësisht piu kupën e helmit dhe vdiç me dhimbje të tmerrshme në burgun (gjyqin) e Athinës si hero dhe idol i madh i shtresave të ngritura qytetare, kulturore ose intelektuale të Athinës dhe shumë me largë.

"Bubu, po sa të mjerë janë ata që e dijnë se nuk dijnë dhe s'e pranojnë së bashku me ata që nuk e dijne se nuk dijnë!"- tha Sokrati para se të vdiste në burg.

"Lëxoni, mësoni dhe kuptoni o njerëz, sepse bëheni zot të vetvetës dhe fatit tuaj!" (Sokrati në "Apologjinë" e tij)

Nuk janë me rëndësi ato që i shkruani ose i thuani publikisht, por t'i dini dhe kuptoni ato që i thuani ose shkruani."( Prap Sokrati)

Në të të kundërten, përtej "dyshimit" ose "mosbesimit (ateizmit) të madh" në mes pozitës (pushtetit) dhe opozitës kosovare: E vërteta e njohur shqiptare ose kosovare, sikur i mbanë (bartë) të njëjtat lidhje, fije, raporte ose marëdhënie fillestare dhe 'ateiste' në raport me të pavërtetën ose gënjeshtrën serbe...!!!

Dhe, kush fiton nga ajo "luftë infermale" ose enciklike në mes 'krahut reformator' ose 'institucionalist' dhe "krahut radikal" ose 'ushtarak' të UÇK-s...?

Fitojnë oligarkët e ndryshëm serbo-rusë së bashku me bosët e nëntokës, krimit të organizuar, trafikut, kontrabandës, korrupsionit dhe prostitucionit të çfarëdollojshëm. E sidomos forcat ose qarqet e errëta centripetale ose centrifugale me seli në Moskë ose Beograd, për të cilët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Pjetër Shala, Nasim Haradinaj dhe ish pjesëtarët ose komandantët tjerë shqiptar të UÇK-s, janë të mirë vetëm të vdekur ose në burg.

"Ju nuk po me akuzoni, denoni ose burgosni vetëm mua, por edhe vetvetën dhe pasardhësit tuaj!", iu tha asokohe Sokrati i urtë dhe dinjitoz gjyqtarëve të Athinës.

Forma ose menyra me e lehtë për t'i përballuar dhe tejkaluar dhembjet, plagèt, fatkeqsitë ose sfidat e ndryshme individuale dhe kolektive, është ajo kur nuk i përseritni gabimët ose mëkatët e armiqve, rivalëve ose kundërshtarëve tuaj, dhe kur e shihni dhe vërtetoni se ata janë më të ligjë, më të dobtë ose më të mjerë se ju.", tha dikurTalesi, duke shtuar se: "Nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak."

Ndryshe nga kjo, sipas Konfuqit, morali në luftë është kontrabandë.

Ndërkaq ligjët e shumicës dhe opozitës parlamentare ose politike në kohë krizash të ndryshme shtetrore ose nacionale, sipas epistemologjisë dhe antropologjisë politike, shkrihën dhe bëhen bashkë si një (1).

Por, ja që ligji dhe shpata, sipas Sharll de Gollit,  janë kthiza (kërthiza) ose boshti i globit dhe fuqia e tyre është absolute!

Ndërkohë që sipas George Wilhelm Friedrich Hegelit, fryma liridashëse, reformatore, pèrparimtare, shtetformuese dhe patritriotike e një populli (kombi) përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmerinë e tij. Çdo shpërfaqje, injorim, mohim ose shpërqëndrim eventual nga maksima ose formula e lartëpërmendur hegeliane, e ç'veshin dhe ç'armatosin tërësisht një popull ose komb të tërë nga ekzistencializmi, idealizmi dhe materializmi dialektik, duke e çuar në zhdukje, fundosje ose vetshkatërrim.

Nejse!

Veç fola...)))

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat