Shpëtimi i Shqipërisë po afron

Opinione

Shpëtimi i Shqipërisë po afron

Nga: Thanas L. Gjika Më: 12 shtator 2021 Në ora: 13:35
Thanas L. Gjika

Sivjet më 21 qershor gjatë kthimit me autobuz me grupin e Rotarianëve korçarë nga Shkodra në Korçë u hap biseda lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. U shpreha mendimin se politika amerikane kishte zgjedhur si të keqen më të vogël, të përkrahte në ato zgjedhje Partinë Socialiste.

Kur në pushtet të jetë PS-ja, Amerika do të ndihmojë rigjenerimin e Partisë Demokratike. Pas rigjenerimit të PD-së SHBA-të do t'i futen punës për sjelljen e kësaj partie në pushtet për të goditur PS-ë. Më kundërshtuan duke më thënë se klasa politike shqiptare është një e vetme e lidhur pavarësisht nga ndarja në partira politike dhe nuk mund të luftohet, gjë që nuk lejon rigjenerim politik.

Mirëpo SHBA-të e gjetën rrugën e shpëtimit me anën e shpalljes së Sali Berishës “Non grata” prej Departamentit te Shtetit. Ky vendim e detyroi Lulzim Bashën të mbajë qëndrim dhe të kërkojë largimin e Sali Berishës nga PD dhe nga grupi i saj parlamentar. Ky vendim i detyron anëtarët e PD të pozicionahen nëse do të mbrojnë interesin personal të Sali Berishës dhe të jenë antiamerikanë, apo do të mbrojnë interesin e tyre dhe të Shqipërisë dhe të jenë proamerikanë. Kuptohet se shumica e anëtarëve të PD-së nuk mund të bashkohen me S. Berishën.

Lulzim Basha pas këtij vendimi do të bëhet udhëheqësi real i PD-së dhe kjo do ta forcojë atë politikisht dhe do ta kthejë PD-në në një forcë politike të vërtetë poramerikane. Kjo do të shpjerë në forcimin e PD-së dhe së shpejti do të sjellë nevojën për zgjedhje të reja, të cilat do t'i fitojë Partia Demokratike e rigjeneruar dhe e forcuar si forca e vetme poramerikane në Shqipëri. Kjo parti pas ardhjes në pushtet do të vijojë goditjen e korrupsionit dhe do të kryejë përfundimisht Reformën në Drejtësi, pra shpëtimin e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat