Joe Biden besatari dhe Donald Trump hileqari

Opinione

Joe Biden besatari dhe Donald Trump hileqari

Nga: Rexhep Torte Më: 12 shtator 2021 Në ora: 19:22
Rexhep Torte

Kushdo që kërkon që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me kompromis, qoftë shtet, funksionar, emisar apo analist, e identifikon veten me Serbinë kriminale dhe me kriminelët Sllobodan Millosheviq, Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq,  Vojisllav Sheshel dhe me tërë kriminelët e tjerë serbë që i kryen tërë ato krime trishtuese në Kosovë.

Shpirtligë e katila janë ata që mendojnë ta detyrojnë Kosovën viktimë të bëjë kompromis me Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, dhe me siguri që në zemrën e tyre nuk ka asnjë grimcë etike e humane njerëzore.

Serbia kriminale, që i shkaktoi tërë ato vrasje, masakra e mizori dhe që e bëri Kosovën shkrumb e hi,  duhet njëherë e përgjithmonë t’i largojë kthetrat  grabitqare ndaj Kosovës viktimë.

Çdo zgjidhje tjetër është e padrejtë dhe e pa pranueshme për shqiptarët, sepse e favorizon  Serbinë kriminale dhe përbën fitil të ndezur për konflikte në të ardhmen.

Kosova dhe mbarë shqiptarët  shpresojnë dhe besojnë se,  Joe Biden-i presidenti i SHBA-ve,  do të angazhohet me përkushtim e sinqeritet  dhe sëbashku me OKB-në dhe BE-në, dialogut Kosovë- Serbi t’i jepet fund  brenda një kohe të shkurtër, edhe atë mbi bazën e të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën.

Çështja Kosovë- Serbi është e pastër si loti, serpse në njërën anë e kemi Serbinë agresore gjenocidale e kriminale dhe krimet  makabëre që Serbia i kreu  në Kosovë ndaj mijëra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm e duar thatë, dhe në anën tjetër e kemi Kosovën viktimë me mijëra dëshmi të inçizuara në kaseta, në CD, të filmuara dhe në fotografi, që me fakte dokumentojnë vrasjet, masakrat dhe gjenocidin e Serbisë kriminale në Kosovë në vitet 1998/99.

Serbia në Kosovë ishte okupatore dhe se pakica serbe që jeton në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Serbia dhe serbët trashigiminë e tyre duhet  ta kërkojnë në Karpatet e egra nga ku edhe kanë ardhur në Ballkan, dhe jo në Kosovën e shqiptarëve autoktonë.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetë relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të ndëtuara në tokën shqiptare dhe nga shqiptarët,  të cilat Serbia pas okupimit ua ka  ka ndryshuar pamjen dhe i ka përvetësuar, dhe  për këtë ekzistojnë fotografi dhe dëshmi të shumta.

Mos harrojmë se të gjithë ne njerëzit pa marrë parasysh cilit  besimi fetar i takojmë, duhet ta kemi të qartë se mëkatet që i kryejmë ndaj të tjerëve, i kryejmë edhe ndaj Zotit, para të cilit domosdo kemi përgjegjësi në këtë jetë dhe në jetën e përtejme.

Të gjithë njerëzit duhet ta kemi të qartë se sado të pasur e të pushtetshëm që jemi, para Zotit të Madhërishëm nuk peshojmë as sa një qime floku, dhe për këtë do të bindemi secili prej nesh.

SHBA-të, OKB-ja  dhe BE-ja, tashëm 22 vite Kosovën viktimë po e injorojnë, ndërsa Serbinë agresore gjenocidale e kriminale po e favorizojnë.

I pastër si loti është fakti se, Serbia kriminale në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal ndaj Kosovës viktimë për ta okupuar këtë tokë shqiptare.

I pastër si loti është fakti se, në dialogun Kosovë-Serbi në 10 vitet e kaluara nuk u arrit marrëveshja  e pritur përfundimtare për njohje të ndërsjellë.

I pastër si loti është fakti se, marrëveshja përfundimtare nuk  është arritur, për arsye se janë vënë në një rafsh Kosova viktimë dhe Serbia agresore gjenocidale  e kriminale, gjë që nuk duhet të ndodhë.

I  pastër si loti është fakti se, SHBA-të, OKB-ja  dhe BE-ja duhet  ta fajësojnë Serbinë agresore gjenocidale e krimnale për krimet e kryera në Kosovë dhe ta detyrojnë me presione të fuqishme  sanksionuese që ta njeh Kosovën shtet  të pavarur e sovran, t’i dënojë kriminelë serbë, t’i paguajë reparacionet e agresionit dhe të këkojë falje publike pë krimet e kryera.

E drejta dhe e vërteta janë në anën e Kosovës viktimë e agresionit gjenocidal e kriminal të Serbisë, që kishte për qëllim dëbimin e tërësishëm të shqiptarëve autoktonë nga Kosova, për ta okupuar Kosovën dhe për t’i shtrirë kufijtë e Serbisë hegjemoniste.

SHBA-të, OKB-ja dhe BE-ja kanë lejuar që dialogu Kosovë-Serbi në 10 vitet e kaluara të zhvillohet sipas tekeve dhe interesave të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, kundër  Kosovës viktimë.

SHBA-të, OKB-ja dhe BE-ja duke e favorizuar Serbinë kriminale, i kanë lejuar Serbisë hapësirë për lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, për ta sjellur influencën e Rusisë dhe të Kinës në Ballkan.

Fakti që Serbia kriminale, nuk dëshiron të ballalfaqohet me të kaluarën dhe me gjenocidet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë dhe në tërë trojet shqiptare, tregon qartë se Serbia kriminale  dëshiron t’i mbulojë krimet shekullore të kryera  në Kosovë dhe në tërë  trojet shqiptare.

Fakti që Serbia agresore gjenocidale e kriminale si shtet i organizuar që ishte, tashmë 10 vite nuk i ka hapur arkivat shtetërore, ushtarake e policore lidhur me 1643 personat e rrëmbyer në Kosovë, se nuk po  e tregon vendodhjen e varrezave masive  ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë e të transportuar në Serbi, dhe se nuk po e zbardh vrasësit serbë që i vranë tre vëllezërve Bytyqi- shtetas të SHBA-ve, tregon  qartë se Serbia kriminale nuk dëshiron zgjidhje të drejtë  në dialogun Kosovë-Serbi, por dëshiron t’i mbulojë e mbrojë  krimet e kryera ndaj shqiptarëve në vitet 1998/99 dhe të nxjerr përfitime okupuese nga Kosova.

Të shpresojmë se Joe Biden-i presidenti i SHBA-ve,  do të angazhohet me përkushtim dhe sinqeritet,  që sëbashku me OKB-në dhe BE-në, t’i japin fund sa më shpejt dialogut-Kosovë-Serbi, mbi bazën e të drejtës dhe të vërtetës për Kosovë.

Aleksandër Vuçiqi krimineli, president i Serbisë dhe Ana Bërnabiqi, kryeninistre e Serbisë gjenocidale kriminale, në vitin 2019, në kohën kur Donald Trump ishte  president i SHBA-ve, deklaruan publikisht se, “Falë angazhimit të vazhdueshëm diplomatik të Serbisë, akulli mes SHBA-ve dhe Serbisë ka filluar të shkrihet, dhe se SHBA-të tashmë pas 20 viteve, kanë filluar t’i dëgjojnë mendimet e Serbisë, që më parë as që na e venin veshin”.

Kjo u dhëshmua edhe me emërimin e Mattheë Palmerit- dhendërin e Beogradit, të emisarit amerikan pët Ballkanin Perëndimor dhe Lindjen e Afërme, me emërimin e Richard Grenell-it- pro serbit të dëshmur , emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo u dëshmua edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Uashington më 4 shtator 2020,  nga Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë, në pranine e presidentit Donald Trump.

Kjo marrëveshje e nënshkruar para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, e cila u quajt si historike, kishte  për qëllim vetëm  propagandimin e Tonald Trump-it, për t’u zgjedhur edhe një mandat në krye të SHBA-ve.

Për të qenë absurditeti edhe më i madh, ishte para përgatitur edhe propozimi tinzar për të marrë çmimin NOBEL, Donald Trump-i, Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiqi, pë tradhtinë që ia kishin pëgatitur Kosovës.

Prapavija e kësaj Marrëveshje të Uashingtonit  ishte dëmtimi i shtetit të Kosovës i dirigjuar nga Administrata e Donald Trump-it, nëpërmjet emisarit pro serb Richard Grenell,  me ndihmën edhe të  Josep Borell-it dhe Miroslav lajçakut nga BE-ja.

Por, Zoti deshi që në këto zgjedhje  presidenciale në SHBA, humbi  Donald Trump-i hileqari dhe fitoi Joe Biden demokrati dhe besatari, që shëmbëllen më karakterin dhe moralin e tij të lartë, dhe me njohjen e shkëlqyer të çështjes së Kosovës.

Tani  shpresat e Kosovës dhe të mbarë shqipatare për zgjidhjen e drejtë dhe të sinqertë të dialogut Kosovë-Serbi varen nga Joe Biden-i, president i SHBA-ve dhe nga administrata e tij.

Habit fakti se si SHBA-të, OKB-ja dhe BE-ja,  kanë lejuar që tashmë 22 vite të zvarritet zgjidhja e çështjes së Kosovës, edhe pse Kosova sot është shtet i  lirë dhe i pavarur,  dhe se ishte viktimë e një gjenocidi të tmerrshëm nga Serbia.

Është i pakontestueshëm fakti se shqiptarët e Kosovës nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë,  por ishte Serbia agresore gjenocidale e kriminale ajo që në vitet 1998/99  kreu agresion gjenocidal në Kosovë, duke e sulmuar Kosovën me 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë serbë, të armatosur  gjër në dhëmbë dhe të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe altileri të rëndë, ndaj shqiptarëve të  p[a mbrojtue e duar thatë.

Sërbia në këtë agresion gjenocidal vrau e masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, vrau  1334 fëmij, prej tyre  880 fëmijë nën moshën 5 vjeç, në mesin e tyre  vrau edhe foshnje duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Dhunoi në mënyrën më makabëre 20 mijë femra shqiptare  autoktone e të pafajshëme në Kosovë.

Rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare  në Kosovë 1643 shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, fati  i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm që të marrin rrugën e eksodit për të shpëtuar nga vdekja.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale në  funksion të zbatimit “Toka e djegur” në Kosovë, i bëri shkrumb e hi dhe gërmadha  100.389 objekte banimi,  88.101 objekte përcjellëse, 358 objekte shkollore,  215 objekte fetare kisha katolike, xhami, tylbe e teqe,  123 objekte shëndetësore, dhe mbi  190 ndërtesa administrative, biblioteka dhe shtëpi kulture.

Qëllimi i këtij agresioni gjenocidal shfarrosës, ishte që Serbia kriminale t’i dëbojë dhqiptarët autoktonë nga Kosova dhe ta okupojë tërësisht Kosovën.

Ky gjenocid shfarrosës në Kosovë u shoqërua me masakra trishtuese ndaj shqiptarëvbe të pafajshëm.

Njëra prej këtyre masakrave ishte edhe masakra e   Reçakut, të cilën e pa me sytë e vet edhe  Wilijam Walker, ambasadori i  OSBE-së në Kosovë, i cili  me dëshmi faktike e informoi selinë e tij për këtë masakër të Serbisë.

Kjo e detyroi NATO-n që të kryejë bombardime 78 ditore ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi, duke e detyruar më në fund Serbinë agresore gjenocidale e kriminale të largohet nga Kosova, pas së cilës u ndërpre  gjenocidi i Serbisë në Kosovë, u çlirua Kosova dhe u kthyen sërish  në Kosovën e shkrumuar më shumë se 1 milion shqiptarë të dëbuar.

Ivica Daçiq, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë në vitin 2020, i kërcënoi publikisht serbët që të mos  e tregojnë vendodhjen e varrezave masive në Serbi, ku janë varrosur kufomat e shqiptarëve të pafajshëm.

Për fat të keq sot e kësaj dite as SHBA-të, as OKB-ja dhe as BE-ja nuk janë angazhuar që ta arrestojnë Ivica Daçiqin, që ta tregojë vendodhjen e varrezave masive ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të masakruar.

Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi janë kriminelët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, dhe i dinë tërë skenaret dhe planet gjenocidale të Serbisë në Kosovë, ndaj edhe arrestimi dhe vendosja e tyre prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë, është e domosdoshme për ta kuptuar të vërtetën e  skenareve  dhe planeve të përgatitura nga Serbia për gjenocidin dhe krimet e kryera në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat