Pse do të duhej të shtyheshin zgjedhjet lokale?

Opinione

Pse do të duhej të shtyheshin zgjedhjet lokale?

Nga: Adem Bytyqi Më: 18 shtator 2021 Në ora: 08:37
Adem Bytyqi

Arsyet janë të shumta, por njëra ndër arsyet kryesore të cilën do të duhej ta respektonin të gjitha subjektet politike pa përjashtim, është rekomandimi i ISHPK-së, që zgjedhjet të mos mbaheshin për shkak të gjendjes së rëndë pandemike.

Megjithatë, subjektet politike vendosën të mos e zbatonin vendimin e ISHPK-së, edhe pse shëndeti i popullatës mund të rrezikohej seriozisht nga mutacionet e Covid - 19, siç është trajta Delta dhe MU, përhapja e të cilëve ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë dhe për fat të keq nuk po kursen as moshat më të reja në radhët e qytetarëve tanë.

Si mund të vlerësohej ndryshe, përveçse dëshira shumë e madhe e subjekteve politike për të fituar sa më shumë komuna në këto zgjedhje lokale i ka nxituar të injorojnë rekomandimin e ISHPK-së, që mos të mbaheshin zgjedhjet lokale për shkak të situatës shqetësuese pandemike aktualisht në vendin tonë.

Përveç arsyeve tjera, mos shtyrja e zgjedhjeve lokale do t'i zhgënjejë subjektet politike me rezultate demoralizuese në këto zgjedhje lokale, nga dëshira për të fituar sa më shumë komuna, sepse pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje do të jetë shumë e vogël për shkak të pandemisë , sa që do t'i detyrojnë shumë subjekte politike të pranonin se shumë më me interes për to do të ishte shtyrja e zgjedhjeve lokale për një kohë më të përshtatshme, se sa mbajtja e tyre në këtë kohë kaq të rënduar pandemike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat