Mos i votoni rrencat, ju e dini kush janë!

Opinione

Mos i votoni rrencat, ju e dini kush janë!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 18 shtator 2021 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Ka nisur edhe zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 17 tetorit, të cilat ndonëse u tha se mund të shtyhen, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kështu që zgjedhjet do të mbahen më 17 tetor, me partië politike që po tregohen “babaxhan” duke lansuar platforma online për të zhvilluar fushatën për shkak të pandemisë. Jo që iu intereson shëndeti i qytetarëve, thjeshtë bëjnë fushatë në emër të fushatës, të tillë janë politikanët tanë (shumica). Fushata për zgjedhje tek ne akoma mbetet në skadencë, me pak fjalë është primitive në brendësi, pavarësisht se nga pamja partitë mundohen të shfaqin imazhin modern. Mundohen të imitojnë fushatën që bëjnë në amerikë, ata që kanë vjedhur ditë e natë, ata që nuk mund t`i numërojnë tri punë të mira që kanë bërë për vendin.

Pavarësisht se qytetarët janë vetëdijësuar, akoma mungon guximi qytetarë kolektiv për t’ia thënë në sy x politikanit që nuk i ka realizuar premtimet. Akoma, 21 vjet pas lufte flasim për kanalizim, ujë të pijshëm dhe mbeturina, paramendo ku kemi arritur. Ndërkohë që x politikani krenohet se në komunën që ka drejtuar ka ndërtuar 10 km kanalizim, tmerr. Këto gjëra është dashur moti të harrohen, është turp që flitet akoma për tema të tilla. Politikanët në komua, shkojnë një herë në katër vjet tek qytetarët dhe zgjedhin zakonisht ato pjesë dhe ata njerëz që janë militantë të tyre, të cilët i ngrisin në qiell ata që i kanë vjedhur për katër vjet, iu kanë shkatërruar lagjen, qytetin, të ardhmen e tyre. Mendëisa qytetare që sheh vetëm interesin e tij të ngushtë, nëse x kryetari e fut në punë dhe në anën tjetër ia shkaëtrron të ardhmen atij dhe fëmijut të tij, ka krijuar politikani që këmi sot, që gënjën ditë e natë, të njejtat premtime në çdo palë zgjedhje. Nuk mund të fajësohen politikanët përderisa nuk ngritet vetëdija qytetare, të kërkohet çdo herë e më shumë nga kryetarët që kanë, të ndëshkohen kur nuk meritojnë votën. Pastaj dueht bërë edhe me ligj që mos të ketë më shumë të dejtë se dy mandate të jetë kryetar komune një kandidat, kjo do u jepte mundësi të tjerëve që të vijnënë krye të komunës, pastaj do të largonte mundësinë për klane etj.

Qytetarë të dashur !

Mos votoni atë kandidatë që ka një mandat, s`po flasim për ata që kanë më shumë, e që vijnë iu flasin për kanalizim e ujë të pijshëm, një kryetar i tillë që ska mundur të zgjidh këto gjëra elementare për qytetarët për katër vjet, nuk iu duhet për asgjë. Njerëz të tillë janë të paafatë, hipokritë dhe gënjështarë. Mos lejoni t’iu fyhet intelegjenca duke u qeverisur nga njerëz të tillë. Përzini me shqelma ata që u flasin për kanalizim , ujë të pijshë dhe mbeturina. Kur nuk mund t`i bëjnë këto gjëra elementare, çfarë mund të prisni nga ata ???

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat