Kthimi i dinjitetit të shtetit të nëpërkëmbur, me patriotizmin kushtetues të kryeministrit

Opinione

Kthimi i dinjitetit të shtetit të nëpërkëmbur, me patriotizmin kushtetues të kryeministrit

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 22 shtator 2021 Në ora: 08:11
Ruzhdi Peçani

Me skadimin e afatit të marrëveshtjes së Bruksekit për tabela në 2016,Kosova - Qeveria e Kosovës vendosi  reciprocitetin,dukefilluar në vendkalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak,ky edhe si një  sukses i aksionit politik në tërësi. Kjo më në fund si masë e domosdoshme e përcaktuar për  të ruajtur  territorin dhe sovranitetin e saj shtetëror .Tani forcat speciale të Kosovë janë atje dhe me profesionalizëm të lartë po bëjnë detyrën.

Këmbana e fundit për opozitën – mjaftë me inate e mosdurim, bëhuni tok

Nga qytetarë kërkohet të ruajnë qetësinë dhe të kenë  besimt të plotë në Qeverinë dhe institucionet e shtetit ,se kësaj do ia dalin me sukses. Me rëndësi është të ruhet qetësia!.Në rrethanat e krijuara ,tani e tutje, forcat politike të Kosovës të bëhen bashkë e të flasin me një zë. Këta opozitarë  duhët  lënë anash  sindromin e përçarjes dhe të rreshtohen përkrah kryeministrit Kurti duke mbajtur të njëjtin qëndrim!

Nuk duhët të ju shofim më si para pak ditësh, kur Miroslav Lajçak ishte në Kosovë,ftesës së tij iu përgjigjen të gjithë liderët opozitarë dhe pse jo, mirë bënë.Por apsurdi dhe hipokrizia e këtyre liderve qëndron në atë se këta nuk i përgjigjen kur thërret Kryeministri i vendit Albin Kurti. Dhe pse ndodhë kjo? Ngase po këta,servile ndaj të huajve,ndaj kryeministrit mbajnë urrejtje sa nuk duan ta shofin si kryeministër,ngase janë tipa meskin dhe maher politik.Këtë e treguan edhe në seancën e parë vjeshtore të parlamentit.

Këta lider që partitë e tyre për nëntë vite bisedime dhe dialogim e dëmtuan Kosovën rëndë më marrëveshtjet që bënë.Dhe kjo që tani ndodhi në Jarinjë është pjellë e asja në 2013 dhe 2015. Ngjarjet sot e tutje do zhvillohen ndryshe.Këta opozitarë duhë  lënë anash  sindromin e përçarjes dhe urrejtjes dhe të rreshtohen përkrah kryeministrit Kurti.Rreshtohuni për atë që edhe jeni betuar.Kjo duhët të jetë kambana e fundit për ju!

Kryeministri  që po i kthen dinjitetin Kosovës – qytetarve krenarinë për vendin

Vërtet u dasht të kalonin njëzet vite dhe të gjendet një kryeministër që  të ketë gatishmërinë të përballet  me problemet e shumëta në Kosovë,në veçanti të atyre politike që e karakterizojnë dhe veçohen në forcimmin e dinjitetit, sovranitetit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Kërkohej të gjendej një kryeministër  i  cili do ketë guximin e ballafaqimit me problemet  të cilat gjatë njëzet viteve nuk u shifej zgjidhja.Të gjendej  njeriu i cili do të merrte sipër barrën e rëndë të përgjegjësisë së madhe.

Dhe sot,më në fund Kosova ka një kryeministër çfarë kërkohej,që i bënë qytetarët tu zgjohet emocioni            i ndjenjës dhe dinjitetit për shtetin qfarë e duan. Më në fund kemi një kryeministër që i thotë stop Serbisë.

Kosova me plotë të drejtë ndërmori këtë hap veprimi  të ligjshëm të reciprocitetit.Dhe çfarë ishin reagimet nga Serbia,Bashkimi Evriopian po dhe nga Tirana.

Reagojnë ultranacionalistët  dhe shovenistët serb …

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,i frustruar ,si zakonisht kur ka të bëjë me veprimet që bënë Kosova, nga “shqetsimi“për serbët e veriut mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe apsurdi kërkon nga Albin Kurti që të tërhiqet nga vendimi që ai mori për targat, duke kërcënuar se kjo do të ishte “një zgjidhje e artë” për shqiptarët…,këtë ua kishte thënë edhe në BE.                                                                               

Serbia kërcnon!

Kreu i Republika Srpska-s dhe anëtar i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka deklaruar nga Banja Luka, Duket se kemi të bëjmë me një qëndrim të përgatitur, ku Serbia kërkon një koncension të madh, jo në Kosovë kësaj here, por në veri të saj në Bosnje, në lidhje me çështjen e Kosovës.Ky mesazh i qartë për Bashkimin evropian dhe  Shtete e Bashkuara të Amerikës.                                                            

Serbët kërcnojnë!

Madje, sot ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin vizitoi shtabin e xhandarmërisë në Kralevë dhe me atë rast vuri në dukje se anëtarët e xhandarmërisë janë të vendosur dhe të gatshëm për të kryer çdo deNë këtë rast, Vulin e vlerësoi gatishmërinë luftarake të kësaj njësie speciale të policisë. Dhe thotë:                 

"Pjesëtarët e xhandarmërisë karakterizohen nga morali i lartë, gatishmëria, trajnimi dhe pajisjet për t'iu përgjigjur të gjitha sfidave të sigurisë, për të mbrojtur shtetin, integritetin e tij dhe bashkëqytetarët e tij. Ata janë mbështetja dhe garantuesi ynë i besueshëm i stabilitetit dhe sigurisë së Republikës së Serbia”. Serbia kërcnon me luftë! – BE e nemitur!

“Sateliti”i Vuçiqit, Goran Rakiq nuk mund të qëndroj më minister – të shkarkohet !

Kur në prezencën e Goran Rakiq,qytetarët protestues serb,fyenin dhe shanin pjestarët e njeise speciale të Kosovës me fjalët: “znate da možete umreti ovde” (a dini se këtu mund të vdisni),policit me snaiper “ovaj snajper biċe naš” (ky snaiper do jetë i yni),po edhe disa ne shqipen.Rakiq me telefonon Vuçiq që të deklarohet pa vonesë – ky ministër të vazhdon të jetë ministër në Qeverinë e Kosovës do ishte iracionale, ky dyhët shkarkaur!

E gjitha kjo,e pritëshme se do të reagonin me kërcnime dhe gënjeshtrat që sajojnë.Vështirë të pritnim diçka tjetër nga ultranacionalistët dhe shovenistët të kreut të Serbisë,ideatorëve të “Botës serbe” dhe nuk mund të qëndronin indiferent.Qeveria me institucionet e saja po dhe qytetarët duhët të shtojnë vigjiilencën. Ata do të provokojnë trazira.Do intensifikojnë gjithë makinerinë e propagandës si brenda Serbisë,qytetarët serb në veri të Kosovës po dhe drejtë  qendrave e vendosjes ndërkombëtare.

Ne njohim atë që thotë “Babai i kombit serb” D.Çosiq:                                                                                           

“Gënjeshtra është virtyti më i mirë i popullit serb. Ne gënjejmë për të mashtruar veten për të ngushëlluar të tjerët, ne gënjejmë për të kërkuar ndjes, falje, ne gënjejmë për të luftuar kundër frikës, gënjejmë për të fshehur mjerimin tone.. Gënjeshtra është një formë e patriotizmit tonë dhe me të vërtetojmë inteligjencën tonë. Ne gënjejmë me imagjinatë dhe në mënyrë kreative…”

Kështu do të intensifikojnë luftën psikologjike – speciale me shpifje e trillimie.Do kërkojnë nga serbët në Kosovë për rezistencë,pa asnjë dyshim këtu me një tërbim rolin e vetë do e luan Kisha ortodokse serbe,Akademia e shkencave (SANU),djepi i nacionalizmit dhe hegjemonizmit serb.Ata tani janë të trazuar dhe do bëhen edhe të tërbuar.Po ne i njofim fortë mirë dhe do jemi të qetë dhe të ruajmë qetësinë.Kosova nuk është sot ajo e viteve të ´90.

Zëra nga politikan serb – Beogradi po u rrenë,..

Nga ta kishte edhe zëra të arsyeshëm,si  Borko Stefanović, tani njeri nga liderët opozitar në  Beograd.U drejtohet serbëve në Kosovë: Regjiimi po u rrenë! „Marrëveshtja e arritur në 2011, që qytetarët me tabela të Kosovës,me stemën dhe flamurin e Kosovës,duhët të vendosin tabelat “proba” kur hyn në Serbi.Vuçiq dhe  Daçiq në 2016. pranuan që kjo të vazhdoj për pesë vite.Kjo tani ka skaduar.Regjimi po u rrenë.Ua shpjegoni  këtë serbëve në ‘Kosovë e Metohi’ Si ,ju i mbroni ata”.

Po dhe  Rada Trajković ,nga Lëvizja evropiane e serbëve në Kosovë, përmes twitterit,lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës ka akuzuar presidentin Vuçiq “se po dezinformon serbët në veri ”.

"Keni nënshkruar në 2016 marrëveshtjen për tabelat në afat prej pesë vitesh i cili afat ka skaduar,…. e keni implementuar në mënyrë jotransparente dhe elemente kriminogjene në teren me statelitin e juaj Lista serbe.U bëjë apel Ju Vuçiq që njëherë të të mësoheni të silleni si shtetar dhe të ndaloni të dezinformoni serbët në veri dhe të ua thoni të vërtetën në fytyrë.Ngjarja e sotme është pasojë e aksioneve të Juaja të cilat Prishtina tani po i shfrytzon.Mjaftë kishte destbilizim në bashkesinë tonë me thurrje gënjeshtrash”.

Kryeministri shqiptar është ky?!

Dhe kishim edhe një cicërimë në twitter nga Kryeministri Shqiptar Edi Rama,do të ketë  kujdes në reagimin  me një eufemizëm,të mos hatrohej miku i tijë Vuçiq,pra duke iu shmangur të vertëtes. Mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës,duke kërkuar që të  shmanget ngrirja e konfliktit, siç ndodhi me tarifën 100%.  “Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësoj”. Kryeministër shqiptar është ky?!

BE me plotë cinizëm dhe i nemitur !

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, Ai tha se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla.Një deklarim i njëanshëm,jo korekt,me iroini dhe cinizëm pa përmendur fare marreveshtjen e 2016 duke vënë barazimin mes Kosovës që po zbaton ligjshmërinë dhe një marrëveshtje me Serbinë që kërcnon me luftë dhe BE i kishte dhënë afat dy muajsh të qortoj Kosovën?! Një BE e pa fuqi dhe e shkërmoqur që di vetëm të ledhatoj Serbinë luftënxitëse!

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë ensioned. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”.

Qeveria e Kosovës me masat e marra patjetër se ka siguruar masat për implementimin e veprimit politik dhe ekonomik të reciprocitetit dhe do veproj në harmoni me KFOR-in dhe partnerët dhe miqtë ndërkombëtar,të vetëdishëm se këthim apo tërheqje nga strategjia e menduar nuk guxon të ketë.          Për rrethanat e krijuara,kjo shkon përtej reciprocitetit – ka të bëjë  me ruajtjen e integritetit teritorial dhe sovranitetit të vendit.Reagimi i Serbisë për reciprocitet është një alibi!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat