Le ta di kombi mbarë, derisa udhëheqë Rama dhe të ngjajshmit do turpërohem se jam shqipëtar

Opinione

Le ta di kombi mbarë, derisa udhëheqë Rama dhe të ngjajshmit do turpërohem se jam shqipëtar

Nga: Luz Tomaj Më: 29 shtator 2021 Në ora: 06:28
Luz Tomaj

Këtë çështje, më mirë do e kishte shtjelluar donji etnolog, poet, donji shkencëtar. Megjithatë, do përpiqem shkurt e trup ti them do fjalë. Rrethanat historike bërën që, populli shqipëtar, të shpartallohet jasht, tani dy shteteve - në Maqedoni, Qamri, Luginë, Mal të Zi.... Në anen tjeter, tani, ku me dit se sa është numri i shqipëtarëve, të cilët e braktisen vendlindjen dhe, e muaren rrugën e mërgimit.

Në se shpartallimi I trevave dhe popullit shqipëtar, ndodhi për shkak të rrethanave historike, braktisja e vendlindjes dhe vajtja në mërgim e numrit të madh të shqipëtarëve, vjen si pasoj e mosdijes së mbajtjes, formimit dhe zhvillimit të shtetit.

Për momentin, nuk do shkoi shum larg. Edvin Rama, 8 vitet e kaluara ishte Kryeminister I Shqipërisë që e quanim Nëna Shqipëri. Tani u zgjodh edhe për 4 vite. Para 13 a sa viteve, Kosova, mënë fund, e shpalli pavarsinë, e cila e sjell poziten e shtetit. Vite me radhë, në udhëheqjen e shtetit të Kosoves, participonin përveq tjerësh Hashimi, Isa, Kadriu, Ramushi...

Akademik Esat Stavileci, tha dhe shkruante se fati I popullit shqipëtar, do varet nga ajo se a do të dij Shqipëria me e majtë dhe zhvilluar shtetin dhe Kosova me e formu shtetin.

Gjendja faktike, mjerisht, flet se, Shqipëria nuk pati haber në procesin e zhvillimit eventual të shtetit dhe, as Kosova nuk tregoi dijuri në procesin e formimit dhe funkcionimit të shtetit.

Mbajtja dhe zhvillimi I shtetit, përveq tjerash, kërkon përkushtim, ndërgjegje të paster, sinçeritet, njohuri, profesionalizem.... Këta faktor, I mungonin shtresave politike që të dyja shteteve shqipëtare.

Çka bëri E. Rama, gjat 8 viteve për Shqipëri, për shqipëtar?! Zhvillimi I shtetit nuk levizi. Tani, vërej se e çorton BE-n për mosantarsimin e Shqipërisë. O Edvin, ata në BE nuk hajn bari, e përcjellin çdo shtet potencial për pranim në BE. Sëpari, kurr nuk të kam pa dhe nuk të njof por I shof veprimet tua. Të mungon kultura e përgjithëshme dhe në veqanti ajo politike. Përmes gazetes NY times, ia pata thënë edhe ish Kryetarit të SHBA – z. Trump të njejten gjë. Me ty nuk mund të komunikohet, nuk mund të kembehet mendimi nga se ti nuk leviz nga mendimi I yt. BE e din se Ti me rrethin tënd e ke kap shtetin e Shqipërisë, se shtetin e ka kap mosfunkcionimi I legjislacionit dhe krimi I organizuar. E njejta gjë ka ndodh edhe në shtetin e Kosoves.

Shpesh mendoj dhe pyetem se, shtresat politike shtetërore, a janë fare, të vetëdijshme se I prijn popullit, I sherbejnë interesave të popullit, a janë të vetëdijshme se me ken kufizohen dhe a kanë fare njohuri për personalitetet e shteteve fqinje. Personalisht, në të kaluaren, kam lexuar se sa përpiqej Greqija për zhdukjen e Shqipërisë. E di se I propozonte, përmes Serbis, ish Jugosllavis që ta ndajnë Shqipërin. Ka qen fat, se në mbledhje në Paris, Jugosllavin e përfaqësonte E. Kardeli I cili e kishte rrefuzuar kërkesen e Greqis. Kjo shkruan në literatur dhe kam pas nderin që nji herë e kam takuar të ndjerin Kardel dhe ma ka thën në sy. Për Serbin a ia vlen të thuhet donji fjalë. Historikisht e ka patur në agjendë zhdukjen e shqipëtarve dhe zhdukja e shqipëtarve nuk I hiqet nga axhenda, mendja.

Tani, Ti z. Rama, përpiqesh me bër pazare me Vuçiqin! Edhe liderët kosovar I bënin lëshime Serbis me do asociacione, me lojra me kufinj... Kur do e kuptoni se nuk ka shtet në botë si Serbia e cila, ta premton nji gjë e më pas e bën nji tjeter. A vëreni fare se çka bën Vuçiqi dhe Serbia pë serbët në Kosovë, në Mal të Zi, Bosnje e gjetiu. A levizet donjiherë me gisht, ju shtetet shqipëtare, për shqipëtarët në Maqedoni, Serbi, Greqi.... A e kupton o Edvin se si Ti komunikon me shtresen politike të Kosoves. Çdo kush që e përcjell fatin e shteteve nuk e ka vështir me vërejtë se Ti, në cilsi të Kryeministrit të Shqipërisë, nuk komunikoje me Kryeministrin e Kosoves por vetem me Kryetarin Thaqi. Për momentin, Ti nuk komunikon fare me Kosoven, ndonse u përpoqe me ia bër adetin me viziten e fundit, vizitë e cila ishte sa për sy e vetulla, thonin pleqtë kosovar.

Hiqu more, jo vetem ti nga rruga e kombit sepse e bastardhut atë rrugë.

Sinçerisht, nuk po më befason ti nga se, ku me dit, ndoshta të ka zën kallukagja, a rakija a donji pije tjeter. Më befason heshtja e, sëpaku, Akademis së shkencave dhe, fundja, a do zgjohet donjiherë populli shqipëtar dhe ta merr fatin në duar të veta.

Në kohen e fundit, mendoj se, përmasat e mërgimit, numri i mërgimtarve edhe është aq i madh sa që do i shkon mendja që, fatin e kombit, ta merr në duar të veta. Bile bile, më mir kishte me qenë që, nji ditë, mergata të bëj nji invazion në shtetet amë se sa shtetet armike.

09/29/2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat