Kërcënon me luftë, krimineli i luftës së fundit dhe ultra fashisti, Sheshel

Opinione

Kërcënon me luftë, krimineli i luftës së fundit dhe ultra fashisti, Sheshel

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 shtator 2021 Në ora: 10:15
Adem Bytyçi

Po ringjallën bandatë raciste serbe në krye me lëvizjen radikale ortodokse serbe të udhëhequr nga kriminelët e luftës së fundit në ish Jugosllavi, Sheshel, Aleksandër Vuçiq dhe shumë kriminel tjerë të luftës së fundit, të cilët pas përfundimit të vuajtjes së dënimeve nga Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në ish Jugosllavi me seli në Hagë, u kthyen përsëri në pozita të rëndësishme ushtarake dhe politike në shtetin serb.

Këta ishin idiatorët e gjenocidit në Bosnjë dhe Hecegovinë kundër popullatës civile Boshnjake dhe gjenocidit kundër popullatës civile shqipëtare në Kosovë të frymëzuar nga kasapi i Ballkanit Millosheviq, i cili vdiq në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi.

Pra , lugetritë e e hegjemonizmit dhe nazizmit serb të cilët janë përgjegjësit kryesorë dhe të vetmit për fillimin e katër luftërave në ish Jugosllavi , në të cilat humbën jetën me qindra dhe mija qytetarë të pafajshëm , përseri kërcënojnë me luftë Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit , madje edhe paqën dhe sigurin globale me përkrahjen edhe të hegjemonizmit dhe expanzionismit rus madh.

Një gjë duhet ta kenë të qartë, por edhe e kanë të qartë krerët ushtarakë dhe politikë të shtetit hegjomon gjenocidal anti shqipëtarë serb , se përderisa është qoftë edhe një ushtar i KFOR-it në Kosovë, kufijtë e Kosovës nuk guxon të i shkel ushtria e Gebelsit serb Aleksandër Vuçiq , sepse këtë ia imponon marrëveshja tekniko ushtarake e Kumanovës, të cilën e kanë firmos krerët e stablishmentit politiko ushtarak serb pas humbjes së luftës së fundit ...

Ajo që është me rëndësi në rrethanat aktuale në Serbi dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, ka të bëjë me faktin se BE-ja dhe Bashkësia Ndërkombëtare në përgjithësi e kanë kuptuar definitivisht se Serbia është ajo që po e kërcënon paqën dhe sigurinë rajonale dhe më gjerë dhe se ndaj saj duhet të sillen shumë më ndryshe se deri më tani për të marrë masa adekuate për ta denazifikuar për krimet makabre dhe gjenocidin që e ka bërë ndaj popujve jo serb në luftën e fundit në ish Jugosllavi dhe akoma nuk është penduar për këto mizori dhe përseri insiston t'i përserisë të njëjtat...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat