Diçka në mes UE-së dhe SHBA-së, apo si të lexohet dhe kuptohet ndryshe politika e jashtme ose diplomacia e Kosovës?

Opinione

Diçka në mes UE-së dhe SHBA-së, apo si të lexohet dhe kuptohet ndryshe politika e jashtme ose diplomacia e Kosovës?

Nga: Agron Shabani Më: 29 shtator 2021 Në ora: 14:49
Agron Shabani

Janë disa çështje dhe aspekte të ndryshme determinante, paradigmatike, paradoksale, reaksionare dhe anakronike, të cilat vazhdojnë t'i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën e jashtme ose diplomacinë kosovare që nga koha e "periudhave të ndritura politike dhe diplomatike" të Skënder Hysenit, Hashim Thaçit, Behgjet Pacollit, zonjes Stublla-Haradinaj dhe deri tek znj. Gërvalla-Shëarz.


Ndonëse, pa i harruar në këtë "histori" edhe "etapat ose periudhat e lavdishme" të Edita Tahirit dhe kështu me radhë.

Se këndejmi, po t'i shohësh (shikosh), dëgjosh, lexosh, studiosh dhe analizosh me kujdes, si dhe në menyrë empirike ose kronologjike, prononcimet ose "deklaratat spektakulare" ose "bombastike" të krye diplomatëve dhe krye diplomateve të Kosovës-para luftës, gjatë luftës, pas luftës ose deri me sot, për çdo akt të Serbisë-kundër Kosovës dhe shqiptarëve, nga ana e politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare ( e sidomos nga ana e znj. Donika Gërvalla)-janë tërhequr komparacione, paralele, analogji ose apologji të ndryshme qesharake ose tragjikomike në mes regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit (Beogradit) dhe siç i quajnë shpesh ose vazhdimisht Donika Gërvalla & Company, "nazi-fashistëve" gjerman dhe italian!

Mbi "paralelët, analogjitë ose apologjitë" e mësipërme paradoksale, reaksionare dhe anakronike, me duket se kanë folur dhe "shkruar” mjaftë Veton Surroi, Blerm Shala, Prend Buzhala, Berat Buzhala, Halil Matoshi, Behgjet Pacolli dhe në tjetrën nga "shkolla e lartë" jugosllave ose ruso-sovjetike, të "transformuar dhe konvertuar" në "intelektual dhe patriot të popullit (narodit) dhe shtetit të ri kosovar"!

T'i krahasosh një tufë ose kope banditësh dhe çetnikësh serb me fuqinë e dikurshme (globale ose universale) të Wermachtit ose Ushtrive të fuqishme të Hitlerit dhe Musolinit, vetëm sa ua rrisni morrin pleshtave të p...it me seli në Beograd!

Ndërkohë që periudha e njohur kohore (1939-1945)-pos periudhës së Gjergj Kastriotit, ishte periudha e vetme e Shqipërisë Natyrale dhe Etnike. Apo....!?

Nejse!

Gjermania dhe Italia, ose gjermanët dhe italianët, gjithmonë kanë kyç dhe aleat tradicional dhe historik të popullit ose kombit tonë, të cilët na kanë ndihmuar ose dalë zot kur e kishim më së vështiri dhe kur ishim në rrezik.

E dyta: Deklarimet ose prononcimet e pamatura, pa ushalle, joprofesionale, jo intelektuale, jo intelegjente, joracionale, jopolitike, jo diplomatike, unilaterale ose monologjike (bla-bla-tra e tra-la-la) të të gjithë spektrit ose estabilishmentit politik dhe diplomatik të Prishtinës (plus Tiranës)- mbi si thonë: "i besojnë vetëm rolit dhe misionit ekskluziv, implicit ose eksplicit të SHBA-së në vazhdimin e dialogut me Serbinë, si dhe në të gjitha çështjet dhe aspektet tjera",duke i prolonguar, injoruar ose anashkaluar Gjermaninë, Italinë, Austrinë, Kroacinë ose UE-së përgjithësi, vetëm sa e komplikojnë akoma më shumë situatën e njohur të "konfliktit të ngrirë" ose "status quosë" ushtarake dhe politik në Kosovë.

E treta: Çdo i dyti, i treti ose i katërti banor ose qytetar i SHBA-së, janë me prejardhje ose origjinë nga Gjermania, Britania e Madhe, Irlanda, Italia, Franca, Spanja, Portugalia, Holanda ose Evropa, e jo nga Marsi, Saturni ose Jupiteri.

E katërta, UE-së dhe shefja e saj, gjermanja e njohur, Dr. Ursula von Der lein, në parim dhe princip i mbështesin "Ballkanin e hapur" në kuadër të si thuhet 'procesit të Berlinit'...)))

Ky është edhe ekuacioni i Kryeministrit Rama dhe Presidentit serb, Vuqiç.

Çka (çfarë) dhe si tutje? Shtrohet pyetja.

Një digresion:


Pas firmosjeve të njohura të "Paqes së Vestfalisë" me 1648, "Paqes së Pirinejeve" me 1659 , "Marrëveshjes së Utrehtit" me 1713 dhe vendosjes se të të ashtuquajturit "Sistemit të Balansës" ("Balance of Poëers" ) në mes fuqive të atëhershme tregtare, industriale dhe ekonomike të kontinentit të vjetër evropian: Etapat ose periudhat e ndryshme të luftërave dhe konflikteve të ndryshme fetare, kulturore ose kolonialiste në Evropë, do i zëvendësonin të të ashtuquajturat "luftërat" ose "konfliktet kabinetike" së bashku me luftërat ose konfliktet e njohura tregtare dhe ekonomike në mes vendeve ose fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin "liberalizmin kapitalist", gjegjësisht, "anarki-liberalizmin kapitalist" si stadin me të lartë të imperializmit të mëvonshëm kolonial ose gjysmë kolonialist nga i cili dikur me vonë do të lindnin dhe gjeneronin edhe luftërat ose konfliktet e njohura botërore, lokale, rajonale etj.

U mor vesh se edhe largimi (brexitii) i Britanisë së Madhe nga UE-së ose nga 'Eurozona' u bë si të thuash për shkak të "luftërave të pashpallura" industriale dhe ekonomike në mes Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë që paraqisnin dikur "katërshen e madhe" ose centrifugën kryesore të UE-s ose BE-s.

Kjo në radhë të parë për shkak të konkurrencës së madhe ose "luftërave të brendshme" finansiare, industriale, teknologjike, tregtare ose ekonomke në mes koncerneve ose gjigantëve të njohur të industrisë automobilistike si Deimler Benz (Mercedes), Volksvagen (FV), BMË, Audi, Opel etj. (Gjermani), Rols Rois, Jaguar, Landrover, Këdillak etj. (Angli ose Britani e Madhe), Pezho, Citroen, Reno (Francè), Fiat, Alfa Romeo, Lamborgjini etj. (Itali) etj...Për të vazhduar me luftërat ose konfliktet tjera financiare, tregtare ose ekonomike në industrinë ose teknologjinë ajrore, astronautike, digjitale ose kompjuterike, në industrinë e rëndë ose makroindustri, në fushën e ndarjes suksesive të buxhetit dhe financave, në politikën fiskale ose merkantiliste, në industrinë ose teknologjinë e lartë ushtarake ose luftarake, në aksione të ndryshme ose kambiale dhe të ngjashme.

Psikologjia politike, pos tjerash na ndihmon për ta kuptuar se gjermanët e disiplinuar dhe gjentil, gjithmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe i kanë tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm. Ndonëse, askush nuk e di me saktësi të plotë, nëse Evropa ( UE-së ) është larguar përfundimisht nga kriza ?

Britania e Madhe si për shembull vazhdimisht është ankuar për një stagnim ose staniacion kontinental ku modeli social i tregut të lirë akoma përballej me prova ose sfida të vështira. Pa i harruar këtu edhe 'luftërat tregtare', ekonomike ose kabinetike në mes SHBA-së dhe UE-së etj.


Ndërkohë që industria, teknologjia dhe ekonomia e fuqishme gjermane gjatë kohëve të fundit kanë njohur(shënuar) rritje dhe lulëzim të përgjithshëm në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme. Duke e bërë sot Gjermaninë njërën prej vendeve me të fuqishme industriale dhe ekonomike në të gjithë globin.


Në këtë sfond edhe ndihmat dhe kontributet e lartpërmendura financiare dhe ekonomike të Bankës së Bashkuar Evropiane dhe bankave të tjera nacionale ose internacionale për Greqinë, Portugalinë, Italinë, Irlandën dhe vendet tjera të ´eurozonës" që ndodheshin në kriza të ndryshme ose në recesion, në të shumtën e rasteve ishin të garantuara dhe siguruara nga taksapaguesit (tatimpaguesit) gjerman.

Në këtë drejtim njohësit dhe studiuesit (ekspertët) e ndryshëm të rrjedhave dhe zhvillimeve të përgjithshme politike, financiare, industriale dhe ekonomike brendapërbrenda "tregut të përbashkët" evropian, duke i analizuar dhe komentuar trendët ose standardet e ndryshme (dominante dhe eksluziviste) të vendeve ose fuqive të ndryshme të BE-së: Kishte kohë që kishin bërë fjalë për ndarje ose "forma të reja" suksesive, secesive, buxhetore ose merkantaliste të valutës (euros) dhe "kapitalit të përbashkët" evropian në të ardhmen.

Dhe, kush është ose kush ishte diku BE-së...?

Siç dihet, Bashkimin Evropian e përbënin dikur ( para Brexitit ose largimit britanik) 28 shtete të pavarura dhe sovrane të përfshira dhe inkorporuara brenda "modeleve" ose koncepteve të larmishme industriale dhe ekonomike si "Modeli i Rajnës" i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, "Modeli Skandinavë" i përbërë nga Holanda, Austria, Danimarka, Finlanda dhe Suedia, "Modeli Anglo-Sakson" i përbërë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia, "Modeli Jugor ose Mesdhetar" i përbërë nga Spanja, Italia, Qiproja dhe Greqia .

Briania e Madhe nuk i takon më "ombrellës" ose "çatisë së përbashkët evropiane" për shkak të specifikave ose karakteristikave te mësipërme që jo rrallë e kanë koliduar dhe eklipsuar njëra tjetrën në sfond.

Çka (çfarë) na thotë ose mëson e kaluara?

Me zbehjen e platonizmit si ide dhe teori, siç dihet skolastika politike në mesjetë do i njihte dhe pranonte teorinë ose mendimin praktik mbi ndarjen ose divorcin e njohur në mes etikës, politikës dhe ekonomisë ( sot, ekonomisë politike) etj.

Makiaveli si intelektuali, mendimtari ose filozofi më i spikatur i periudhës së njohur të Renesancës, njihet edhe si arkitekti ose instruktori më i rëndësishëm dhe kryesor i sekularizmit dhe singularizmit të mendimit politik mbi shtetin, pushtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Duke i vërejtur ose hetuar edhe ndarjet dhe dallimet e thella (esenciale ose substanciale) në mes etikës dhe politikës.

Sipas Nikolla Maiavelit dhe Shën Tomës (Akuinskit): politika është pjesë e rëndësishme ose kryesore e përvojes, aftësisë ose zgjuarësisë njerëzore, intelektuale, profesionale ose politike, gjegjësisht, "ars prudentia" dhe "prudentia regnativa".

Ndërkaq, në epokën e re moderne ose bashkohore, me krijim e kushteve dhe rrethanave të reja shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, historike, shkencore, kulturore, industriale, tregtare, ekonomike dhe të tjera: Politika u bë talent, mjeshtëri ose virtyte (virtus) i njohur qytetar, kulturorë ose politik nè domenin ose kontekstin e njohur global ose universal. Ndryshuan edhe idetë, teoritë, konceptet ose definicionet e ndryshme si "virtus", "prudentia", "auctorictas", "veritas" etj., në favor të ngjarjeve ose zhvillimeve të njohura revolucionare, evolutive ose empirike.

Në Francë dhe Angli si për shembull, qysh në shekullin XVI, kishin filluar të ndjeheshin dhe hetoheshin dallimet ose ndryshimet e thella nè mes shtetit, klerit (religjionit) dhe politikes.

Sipas Thomas Hobsit, filozofia morale ose religjioze e rrezikonin shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Ndaj, sipas tij, politika ose çdo gjë politike, nuk janë të natyrshme ose natyrale, por produkt ose prodhim artificial ose dimorfisto-absolutist i vullnetit dhe fuqisë absolute të pushtetmbajtësve ose sundimtarëve të ndryshëm të cilëve nuk iu nevojitët vullneti hyjnor ose "shteti i Zotit" (civitas Dei), por sundimi ose pushteti absolut. "Auctoritas, non veritas facit legem"

Kjo u konfirmua me rastin e "martesës epokale" të Henrikut të VIII të Anglisë me An Bolyen, e cila shënoi edhe "divorcin historik" në mes Kishës Anglikane dhe Selisë së Shënjtè nè Vatikan.

Nè Francë, në sfondin e "luftërave fetare" kundër hugenotëve dhe mbetjeve ose ithtarëve të tyre, si ndërjmetësues të autorizuar dhe të pavarur në lidhjes ose aleancës kishtare, u ngritën, promovuan dhe funksionalizuan njerëzit e zgjedhur intelektual e politik (politques) si Michael de L' Hospital dhe të tjerë, të cilët i mbronin interesat fetare (kishtare), shtetërore, nacionale dhe kulturore, duke i ndaluar luftërat e ndryshme fetare, kulturore etj.

Ndërkohë që luteranizmi dhe kalvinizmi, asokohe kishin një shkëlqim dhe autoritet (reputacion) të madh në Francë, Angli, Gjermani dhe gjithandej.

Monteskiu (Mentesqiue) do i përshkruante asokohe kundërthëniet ose antagonizmat e atëhershme evropiane dhe të tjera si "ďiçka logjike" në mes "demokracisë" franceze dhe "monarkisë" angleze dhe të ngjajshme.

Luteranisti i njohur, H. Arnesiusi, ndërkaq do i veçonte fushën ose terrenin e njohur të parapolitikës si qytet -shtet i jetës (civitas) nga politika e pushtetit ose qeverisjes ( res-publica) mbi të cilat sipas tij ngritët dhe krijohet politika e shtetit dhe pushtetit.

Përderida, sipas J. Althuizusit, "politika është art ose mjeshtëri e jetës së përbashkët shtetrore, nacionale, klasore, sociale etj."

Ndërkohë që sipas Makiavelit, Rusoit (Rousseaue) dhe të tjerëve: "politika dhe morali politik, ishin të mundur vetëm me hartimin (përpilimin), formulimin dhe firmosjen e një traktati, marrëveshjeje ose kontrate të re sociale dhe politike mbi të cilën do viheshin bazat ose themelet e reja të sistemit, komunitetit ose bashkësisë së gjithëmbarshme shoqërore, qytetare ose politike.

Në shekullin XIX dhe XX , siç dihet kanë dominuar ose ambivaluar tre (3) ide, teori, koncepte, definicione ose botëkuptime politike:

E para: Koncepti ose botëkuptimi i njohur etatist dhe egalitarist, sipas të cilit 'politikë ose politike është e tërë ajo që bën dhe i takon vetëm shtetit';

E dyta: 'politika është e lidhur ngushtë me pushtetin ose efikasitetin e autoritetit të shtetit ose qeverisë'; dhe

E treta: 'politika duhet kuptuar si term, nocion, proces, definicion dhe obligim kontemplativ, evolutiv, empirik dhe dinamik.

Pa i harruar këtu edhe konceptet ose botëkuptimet tjera etatistë ose egalitariste mbi mendimin dhe vetëdijen shtetërore, nacionale dhe politike me anë të forcës ose fuqisë së shtetit dhe pushtetit.

Me në fund, Kosova dhe shqiptarët do e kuptojnë faktin së në Uashington DC, janë ndërruar (substituuara) vetëm presidentët ose administratat dhe jo edhe qëndrimet, formulat ose ekuacionet e panjohura, spekulative, evazive, disproporcionale, kozmetike ose kirurgjike mbi zgjidhjen përfundimtare të çështjes dhe statusit final të Kosovës.

Nuk duhet harruar faktin se amerikanët, anglezët dhe francezët, dikur i kanë ngritur, krijuar dhe mbrojtur si shtete Serbinë dhe Rusinë, gjegjësisht, ish RSFJ-s dhe ish BRSS-s, plus (+) Turqinë nga kolapsi (kapitullimi) dhe bankroti total-gjatë luftërave

botërore, regjionale etj.

Joe Biden dhe Administrata e tij, në instancë të fundit janë produkt ose rezultat i një 'mish mashi' ose "galimatiasi" të përzier racash, etnitetesh, ngjyrash,komunitetesh, religjionesh, kulturash, ideologjish, konceptesh, ëndrrash, imagjinatash ose fantazish të ndryshme (pa asnjë lidhje natyrore, ordinare, organike, gjenealogjike, empirike ose biogjenetike me njëra tjetrën) në kuadër të popullit dhe shtetit të madh amerikan

Ndërkaq, Kosova dhe shqiptarët kanë probleme substanciale, jetike dhe ekzistencialiste me Serbinë.

Me fjalë tjera, Presidenti Biden do jetë i detyruar të ndjek kursin, doktrinën ose filozofinë politike të ish Presidentit Barak Obama, sipas të cilit, të gjithë ata që janë miq ose aleat ushtarak, politik dhe strategjik të SHBA-s, duhet të heqin (çojnë) dorë nga një pjesë e madhe e aspiratave, interesave, identitetit, individualiteti, sovranitetit, ekskluzivitetit, autenticitetit dhe integritetit të tyre shtetëror, nacional, politik, ushtarak, tregtar, ekonomik, industrial, teknologjik etj.

Personalisht, jam mëse skeptik lidhur me rolin ose kontributin konstruktivë ose pozitivë të Presidentit Biden ose "mikut historik" të Kosovës dhe shqiptarëve në procesin e "dialogut "(monologut) të Kosovës me Serbinë.

Urojë të jem i gabuar!?

Amin, Amen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat