Lufta speciale, targat, demolimi i “Ballkanit të hapur”!

Opinione

Lufta speciale, targat, demolimi i “Ballkanit të hapur”!

Nga: Genc Xërxa Më: 29 shtator 2021 Në ora: 14:53
Genc Xërxa

Situata e sigurisë në veri të vendit, marr për bazë ndalimin e lëvizjës së lirë, bllokimet në rrugë nga banorët vendas lokal, shtimin e forcave të njësive speciale policore të Kosovës për t’u kujdesur për rend dhe rregull pas bllokadave e vënies së zjarreve të qendrave të rregjistrit civil (pasi filluan të pajisen një pjesë e qytetarëve serb me targa nga autoritetet kosovare) e disa incidenteve tjera të infiltrimit të personave të dyshimtë në Kosovë, jep përshtypje se kemi nje gjendje jo te zakonshme të sigurisë në vend. Nga një luftë speciale e Serbisë ku sipas propagandës së saj kinse në mbrojtje ku po keqtrajtohen dhe po bëhet trysni ndaj serbëve lokal mos rasisht nga kjo thirrje heretike po futemi në një luftë të armatosur të një lokaliteti të kufizuar verior në vend?!

Kur i shtohen edhe përpjekjet apo provokimet e Serbisë ndaj Kosovës qoftë me aeroplanë në zonën e Kosovës, levizjet apo dislokimet e forcave të armatosura dhe atyre të mjeteve të rënda në rajonin e Rashkës apo pikat ushtarake të Novi Pazarit që po defilojnë përgjatë përimetrit të kufirit me Kosovën, organizmin apo mbështetjen e vazhdueshme logjistike të të gjithë protestuesve, krijohet një frikë potenciale.Ndërkohë për tu bërë ballë me rendin kushtutues dhe juridik të Kosovës, duke i bartë protuestuesit e organizuar në brendi të veriut, qoftë me autobus apo më mjete të rënda transportuese, e për ta penguar, bllokuar këtë pjesë të vendit nga qarkullimi normal i vet banorëve s'pari. Pra, organizim nga vet Serbia i së qëndruari me ditë të tëra nëpër tenda të "protestuesëve" skaj rrugëve që tani më shumë se një javë që janë të pakalueshme për mjete dhe qarkullim të njerëzve nëpër këto rrugë po krijojnë përshtypje se “diçka jo e mirë po troket në derën e Kosovës nga aspekti i sigurisë”!

“Askush më nuk do u rrafë”- hudhte zjarr kryetari i Serbisë duke aluduar në ngjarjet e "Marsit të vitit 2004". Ishte po e njejta retorike që kishte përdorur Millosheviqi më 1987 (juve serbëve askush nuk guxon të ju rrah) pasi kishte nisur avanturën e tij për “Serbinë e Madhe “me pikënisje nga Kosova, që sot ka marr një formë tjetër kjo ideologji, sot kjo nismë quhet “Bota Serbe” e cila në përmbajtje është i njejti koncept juridiko-politik, pra me mjete shovene apo kolonialiste në tentim për “të marr toka apo gllabërojë gjithë ato pjesë ku ka pjestarë të popullit serb” (thuhet gjithnjë: “ku ka varr serb aty është tokë serbe”).Duke mos çarë kokën për shtetet fqinje apo rregullat juridiko-politike dhe sovranitetit të garantuar ndërkombëtarisht ndaj vendeve tjera. Pra me këto politika është në hall i tërë rajoni i Ballkanit, Bosna e Hercegovina (qëndrimi i R. Srpskës ndikuar nga Serbia), Mali i Zi (referuar ngjarjeve të fundit në Cetinje), tani Kosova (por as Maqedonia veriore nuk qëndron larg ndikimit të Serbisë destruktive, mvarësisht prej momentit dhe qëndrimit të Maqedonisë Veriore politike)

A po mundohet Serbia ta fitojë atë që nuk e arriti “me hatër”, shkëmbim territoresh tani ta marr me luftë? Më herët gati sa nuk u dakordua faktori shqiptar në pushtet Thaqi-Rama për këtë ide, që e mbajtën më shumë se fshehtë! Por “shkreptimat e kësaj ideje shpejtë morrën flakë” në opinion. Ishin aty-këtu figura me peshë intelektuale që u shitën ndër petkun e pushtetit anti-shtetëror duke përkrahur idenë dhe diskursi i tyre shkonte në shërbim të ndarjes, kjo ide kishte veshur petkun e termit të “korigjimit të kufinjëve”! Sot çudi po shpërblehen po ata përkrahës ideorë duke e vë theksin edhe një herë se diçka rreth kufinjëve po ndodh. "O me hatër apo me zorr"!

Cekëm aspektin ushtarak ku janë të përfshirë shumë palë në ruajtjen e paqës dhe sigurisë në rajon. Forcat serbe në grumbullim e sipër dhe provokim konsistent rreth kufirit verior. Janë aty edhe forcat e rendit të Kosovës për të ruajtur sigurinë e gjithë qytetarëve të vet, por edhe ato të KFOR-it apo NATO-së që rregullisht bëjnë thirrje për vigjilencë dhe ulje tensionesh mes palëve, apo marr rolin e sigurisë në veri ku pala serbe lokale kishte kundërshtuar me zavendësim të forcave të rendit të Kosovës, që kjo e fundit e kishte pranuar propozimin! A do u bëjë ballë Kosova gjithë këtyre trysnive nga Serbia, a do provokohet ashtu që “ti imponohet hyrja në ndonjë luftë të armatosur për të arritur atë që s’po arrihet qe dy dekada”! Zgjidhja e nyjës politike, e që ndoshta epilogu i dal nga tryeza, të mundësohet që në këto rrethana të reja në teren, të bëhet më lehtë i pranueshëm për dyja palët, kur në pyetje është “lufta e imponuar”! “

A do aneksohet veriu i Kosovës, apo do spastrohet nga autoriteti serb kjo pjesë, mbetet të shihet", por fundi i status qou-së duket se po vie?!

Targat mund të jenë vetëm mekanizëm apo katalizatorë drejtë ndryshimit të gjërave në tavolinë pasi ato tani do diktohen nga gjërat që i përcakton tereni. Dikur Serbia krijonte rrethana të ndyshme apo të favorshme në teren që domosdoshmërisht imponoheshin pastaj në tryezë. Kosova tani ka ndyshuar rolet dhe duket se tani po udhëheq sikurse me agjendë apo më imponim të situatave duke u munduar ta vë në rend ligjin dhe kushtetueshmërinë bazë respektimit të sovranitetit në suaza të reciprocitetit bilateral mes shteteve, që Serbisë aspak nuk po i konvenon!

Me këto zhvillime që Kosova ndërmori të ushtroj sovranitetin e saj dhe respektimin juridik në të gjithë territorin e saj me anë të targave e ku me ditë çka mund të pasojë më vonë gjithnjë në respektimin e marrëveshjeve me Serbinë, në njëfarë mënyre kjo rregull krijoi një çmontim politik për planin e “Ballkanit të hapur”!

Pasi gjitha rrugët në rajon “dërgojnë kah malet e Sharrit”, siç thonin dikur memorandumet fashiste serbe në përndjekje të shqiptarëve, mu aty ku lidhen lumi Morava dhe lugina e Vardarit “aty janë tokat e shqiptarëve që duhet të pastrohen për t’u liruar ai korridor i nevojshëm për Serbinë”.

Tani duhet respektuar rregullat që Kosova ka vë nëse dëshirohet të vazhdohet nëpërmes Kosovës për në Maqedoninë veriore apo Shqipërin e Ballkanit të hapur nga Serbia! Tani këto pengesa që vetë dikur i kishte vënë Serbia po i kthehen si boomerang mu në prag të dy vjetorit të kësaj nisme në Novi Sad. Entuziazmi është i vogël nga vetë Serbia në këto ditë jubilare. Nuk do ketë shënime për këtë datë të lajmëruar më herët!

Paramendoni nëse Kosova me aq kapacitet sa ka, kërkon reciprocitet karshi Serbisë edhe në aspektin e tregëtisë ekonomike apo fushave tjera të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave. Kjo do pengonte thellë këtë kuazi-nismë të ballkanit që i bëhet “oponencë të mos-përfshirjes” “Procesit të Berlinit” nismë si shkak i vonesave të integrimit euro-atlantik të këtyre vendeve që kaherë janë duke e pritë! Tani kishin zgjedhur këtë rrugë por me kushte dhe rregulla ku Serbia dosido do del gjithnjë fitimtare në aspektin ekonomik!

p.s.

…NE si ballkan jetojm në formë dhe suaza shumë më ndryshe apo më mirë të themi më iracionale se pjesët tjera të Europës! Në një kohë pandemike të sotme, shumica e vendeve normale mundohen ta luftojnë dhe gjejnë kurën dhe luftimin ndaj virusit për nevoja të përgjithshme të njerëzimit, ndërsa rajoni jonë ende gjendet diku jashtë realitetit dhe rrethanave normale globale, duke u marr me çështje të këtij lloji mos them "politikave pa kohë e pa kokë"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat