Kemi nevojë për rinjohje ose rikujtesë e jo për folklorizëm ose romantizëm patriotik!

Opinione

Kemi nevojë për rinjohje ose rikujtesë e jo për folklorizëm ose romantizëm patriotik!

Nga: Agron Shabani Më: 30 shtator 2021 Në ora: 10:09
Agron Shabani

Shqiptarët e Kosovës, pos tjerash si duket, kanë probleme ose mosmarrëveshje të shumëta shekullore ose historike në mes "klasës së lartë urbane ose qytetare" dhe "klasës së ulët rurale ose fshatare"!

Ndërkohë që dallimet, urrejtjet, dyshimët, paranojat, fobitë, cinizmat, injorancat, disonancat, diskrepancat, antagonizmat, luftërat ose konfliktët e ndryshme në mes fshatit dhe qytetit, me tepër iu përkasin periudhave të ndryshme skllavopronare, borxheze, feudaliste, latifundiste, kameraliste, absolutiste dhe të tjera, e jo epokës së re të edukatës, kulturës, zhvillimit, emancipimit, integrimit dhe koperimit global ose universal.

Nuk ndodhëmi ose nuk jetojmë në kohën e luftërave ose kryengritjeve fshatare dhe anasjelltas. Apo...?!

As në kohën e diktatit, monopolit ose diktaturës ç'njerëzore jugokomuniste ose komunosocialiste të "bejlerëve, agallarëve" ose "kullakëve" (kmerëve) të kuq" në Shqipëri dhe Kosovë, kur fshatarët e shkretë ose klasat e varfëra njerëzore ose qytetare, asokohe ishin të detyruara t'u drejtohëshin si në "kor" Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Lenka Çukos, Kadri Hazbiut, Milladin Popoviviçit, Dushan Mugoshes etj. (Shqipëri), ose Fadil Hoxhës, Xhevdet Hamzës, Xhavit Nimanit, Ali Shukriut, Sinan Hasanit, Kolë Shirokës, Titos, Rankoviçit etj. (Kosovë ose, ish Jugosllavi): "Të dashur shoku Enver, shoku Mehmet, shoku Fadil, shoku Xhevdet, shoku Ali, shoku Kolë, shoku Tito ose Rankoviç, marëshit ditë nga jeta jonë!"

Asokohe Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu me klikën e tyre në Shqipëri, dhe Fadil Hoxha, Xhevdet Hamza, Ali Shukriu, Sinan Hasani ose Mehmet Maliqi me klikën e tyre në Kosovë, bënin hatanë ose kërdinë...Edhe ligjin, edhe policinë.

Pjellë e atyre klikave, si duket janë edhe disa "patriot indogjen" të Bllacës ose Stankovcit në Kosovë që i përqeshin ose injorojnë shqiptarët në mërgim ose emigracion. Qeni tjetër zanat ose profesion nuk ka, përveç lehjes dhe kafshimit. Nejse.

Nepër kishat ose manastirët e ndryshme serbe në Gjakovë (Kosovë)-thonë se Fadil Hoxha, Xhevdet Hamza ose Mehmet Maliqi së bashku me "partizanët" tjerë serb ose jugosllavë, i kanë vrarë, pushkatuar ose mbytur me çekiç (çekan) në kokë ballistët ose djemt me të mirë shqiptar të Kosovës (kryesisht nga fshati)-menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore! Si Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Mhill Doçi & Company, në Shqipëri. Ato ngjarje duhet zbardhur ose ndriçuar patjetër një ditë.

Ndërkaq, shumë intelektualëve ose patriotëve shqiptar (kryesisht nga fshati ose katundi)-nga ana e "kullakëve(kmerrëve) të kuq", atëbotë në Kosovë dhe Shqipëri, u është konfiskuar ose "nacionalizuar" prona ose pasuria e ligjshme dhe e patundshme.

Përderisa, në shtetin dhe pushtetin e atëhershëm jugosllavë ose serbosllavë, janë ngritur ose avansuar kërmat ose plehërat (mbeturinat) e popullit ose kombit shqiptar në Kosovë dhe gjithandej.

"Personi parë, i cili duke e rrethuar një copë toke, i shkoi ndërmend të thoshte se kjo tokë është tokë ose pronë e imja, ose jona, dhe gjeti njerëz të mjaftueshëm për t'i besuar, mos harroni se ishte arkitekti ose themeluesi i shoqërisë njerëzore ose qytetare. Çfarë krimesh, çfarë luftërash, çfarë vrasjesh, çfarë tmerri dhe mjerimi do i kishte shmangur shoqëria njerëzore ose qytetare në ato çaste ose momente, po të dilte dikush dhe të largonte rrethojën, duke bërtitur para të tjerëve me fjalët: Të nderuar, mos i dëgjoni këta maahtues ordiner dhe ambulant. Këta trafikant të shpirtit dhe moralit tonë. Jemi të marrë dhe të mbaruar nëse harrojmë se frytët e tokës iu përkasin ose takojnë të gjithëve, ndërsa toka nuk i takon askujt." (Jean Jacques Rousseau në "Kontratën Sociale")

Sidoqoftë, "Ne këtu në Gjermani ose Europën Perëndimore, nuk jemi tërësisht të lirë dhe të lumtur, përderisa në Ballkan ose dikund largë në Turqi, njerëzit ose popujt e ndryshëm vritë, përndiçën, masakrohen dhe nuk janë të lirë!" ( Göethe në "Faustin I")

Në këtë histori të çufitshme, reaksionare dhe anakronike brenda shqiptarëve, serbët gjithëmonë kanë përfituar nga kërmat (mbeturinat) ose analfabetët, demagogët dhe hipokritët e ndryshëm shqipfolës ose antishqiptar. Duke u shtrirë ose zgjëruar vazhdimisht në teritorin ose hapësirën jetësore, etnike, historike dhe gjeografike të shqiptarëve. 

Se këndejmi, para "Konferencës së Ambasadorëve" në Londër (1913)-Kosova i kishte me tepër se 29. 5OO kilometra katrore të hapësirës ose teritorit të saj. Ndërkaq, "Shqipëria londineze" (me 1912) thonë se në emër të "pavarësisë shtetrore ose politike" thuhet se asokohe i humbi ose braktisi afro 1/3 ose 2/3 e teritorit ose hapësirës së saj jetësore, historike dhe gjeografike.

Në Kosovë u ndryshuan sistemet (regjimet), por jo edhe njerëzit dhe mentalitetet e dikurshme autoriate dhe totalitariste!

Ndryshe nga kjo, duke i parë, lëxuar, studiuar dhe analizuar ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithme paradokaale, turbulente, reaksionare dhe anakronike në Kosovën e paraluftës dhe pasluftës: Lirishtë mund të thuhet se në Kosovë përmes "lustracionëve", abolicioneve, konvertimëve, rezignacionëve, frustracionëve, akrobacioneve, shablonëve dhe makinacionëve të ndryshme përverse, ataviste, abondonuese, pseudoreformatore, kontrarevolucionare dhe antidemokratike, u ndryshuan sistemet (regjimet) dhe klikat e ndryshme sundimtare, pushtetmbajëse ose politike, por jo edhe njerëzit (kuadrot) dhe mentalitetët e dikurshme despotike, autoritare dhe totalitariste.

Nga kjo rezulton se pushtimi serb ishte i mirëseardhur për një pjesë të madhe të sundimtarëve të Kosovës në kuptimin e asaj se nga ai sistem (regjim) dhe mentalitet represivë, despotik, autoritar dhe toralitarist, Kosova ka lënguar nepër shekuj ose dekada!

Ligjet, trendet, tarifat, kushtet dhe "standardet e reja revolucionare dhe demokratike" që i vendosën "apostujt e lirisë" së bashku me "kalorësit" ose "gardianët e bërjes së shtetit" me tespih, urata, sehire ose hajmelia të ndryshme "pacifiste" ose "gandiste", ishin të njejta ose analoge me ato të regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit.

Në rrafshin social dhe ekonomik sidomos. 

Kështu që "kullakët e kuq" nga qyteti, sa çelë e mbyllë sytë u substituuan ose zëvendësuan me çifçinjët dhe çipçinjtè e ri të ardhur nga fshatrat ose provincat e ndryshme kosovare si "zeus" ose "zotërinjë të ri" të shtetit dhe pushtetit kosovar.

Të "korrurat dhe tè vjelurat"e tyre shin të jashtë­za­konshme në kuptimin e kapjes së shtetit dhe pushtetit, gjegjësisht, klanizimit, uzurpimit, fosilizimit, tribalizimit, privatizimit dhe monopolizimit të përgjithshëm të­ lirisë (çlirimit), shtetit, pushtetit, pronës, pasurisë dhe moralit të përgjithshëm shoqërorë ose qytetarë.

Të gjitha këto masa, sollën një mirëqenie të përgjithshme për sundimtarët e ri të Kosovës dhe tarafet e tyre gjithandej, gjegjësisht një përbuzje, injorancë, skamje ose varfëri të skajshme për shtresën e pafajshme urbane ose qytetare të Kosovës që shihëshin (shikohëshin) si "bejlerë, agallarë" ose "kullak të kuq" të ish sistemit monist ose jugokomunist në Kosovë. 

Ndërkaq, edhe intelektualët politikë ose politikanët intelektual së bashku me akteret ose protagojistet e elitave shkencore, kulturore ose intelektuale të Kosovës, e kishin braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk ishin më aty si dikur. 

Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës që karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize. Por, jo! 

Kjo frymë dhe kjo metodë, u zhdukë si dukët në fetus ose embrion. Shkaqet kryesore akoma nuk dihen¿?

Ndërkohë që edhe mendimet, bindjet, insinuatat, spekulimet, parullat, sloganet, banderollat, replikat ose polemikat e ndryshme mbi 'UÇK-së e lindur ose krijuar në fshat ose qytet", paraqesin rastin e një manipulimi ose falsifikimi flagrant të origjinës dhe vet historisë së lavdishme të UÇK-s.

Mos të flasim këtu mbi tendencat e ndryshme hipokrite, paradoksale, reaksionare dhe anakronike mbi rajonalizimin, partikularizimin, privatizmin, klanizimin, fosilizimin, instrumentalizimin, majorizimin, familjarizmin ose monopolizimin e luftës heroike dhe patriotike të UÇK-s. Sidomis mbi ndarjen e saj në "pjesën rurale" dhe në "pjesën urbane"! (....)

Së këndejmi, duke i vërejtur dhe hetuar në krye të herës tendencat, paradokset dhe ""standardet" e mesipërme pë­rverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike në Kosovën e pasluftës: Të nxitur dhe stimuluar edhe nga UDB ose intelehjenca serbe, ruse etj.,vasalët, mercenarët, spiunet ose agjentët e tyre u trafikuan dhe kontrabanduan në hallkat ose zinxhirët kryesorët kryesorë të shtetit dhe pushtetit kosovar. 

Kjo edhe me dorën e zgjatur dhe kokat e përulura ose fare boshe të disa ish komandantëve ose udhëheqësve të UÇK-s. 

Ndonëse edhe Kosova e re së bashku me "popullin e ri kosovar" të "dalur ose lindur nga lufta" dhe "kushtetuta e Ahtisarit & Company".. ku ishin (janë) të përziera ose gërshetuara kombe, etnitete, minoritete, kultura dhe ideologji të ndryshme me të gjitha ndryshimet dhe specifikat e tyre: Përbënin një terren ose  "kompaktësi dhe tërësi" të rrallë në kuptimin e një konglo­merati ose "përzierje frytdhënëse" të kombeve dhe kombësive tè ndryshme, ku kanë "bashkëjetuar paqësisht" të gjitha ideologjitë dhe tradi­tat e mundshme nacionale, fetare, kulturore, politike, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike etj.

Kështu që "rrënjët e kulturës dhe civilizimit të lashtë iliro-shqiptar nè Kosovë (Dardania Antike)- nuk ngelèn vetèm me origjinë shqiptare, por gjithashtu edhe serbe, turke, boshnjake, rome etj.

Kjo për faktin se në kuadër të shtetit, pushtetit dhe "popullit të ri kosovar" të gjithë u deshtë të punojnë, sundojnë ose qeverisin së bashku sipas "planit" ose "pakos ligjore" të Mahti Ahtisarit.

Ndër­kaq, edhe më i çuditshëm është fakti se si serbët edhe sot e kèsaj dite e konsi­derojnë vetveten përcjellës të drejtpërdrejtë dhe të pandër­prerë të civilizimit të lashtë të Kosovë­s ose Dardanisë Antike. Duke e quajtur Kosovës si "Jerusalem ose djep të kulturës serbe! 

Kjo deshmonë qartë se një pjesë e madhe e popullit dhe lidershipit shqiptar ose kosovar, akoma janë të zhytur ose fundosur dikund thellë në vetminë ose errësirën e madhe të egoizmit, nihilizmit dhe paditurisë së përkthyer në slogane ose recidive të dikurshme proletare dhe internacionaliste të Fadil Hoxhës dhe Mehmet Maliqit & Company!

Ndonëse, edhe përmes vrimës së gjilpërës, disa atje e shohin të "drejtën" ose të "vërtetë­n" e tyre "morale, kulturore, historike, politike ose diplomatike" për të sunduar ose qeverisur me Kosovën dhe shqiptarët së bashku me djemtë, vajzat, nipat, mbesat ose farefisin e Fadil Hoxhës, Ymer Pulës, Mehmet Maliqit, Kolë Shirokës, Ali Shkuriut, Azem Vllasit, Xhevdet Hamzës etj...që dikur kanë jetuar si zotëra ose perëndi.

Profeti Muhamet i cituar nga analet ose kronikat e ndryshme të historisë ndërkombtare, në një rast thotë se: "Të dobishëm janë vetëm ata popuj ose ata njerëz që mësojnë dhe i mësojnë të tjerët, kurse të tjerët (jashta tyre) janë të dëmshëm, domethënë, prej tyre nuk ka dobi". (Fund i citatit.)

Kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për lider ose politikan të ditur (intelektual), intelegjent, profesional dhe kompetent, asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive ose alarmante.

Ç'thotë historia...?

Thuhet se Herdodoti atëbotë (dikund në vitët 485-424- para epokës sonë ) duhet të ketë qenë arkitekti ose instruktori me i rëndësishem ose kryesor i të të ashtuquajturit sistemit apo si i thuhet" kompozicionit të parë" historik ose historiografik në Antikë. Apo,"babai i historisë", siç do e quante dikur me vonë Ciceroni.

Se këndejmi, Herodoti në kuader të veprës së tij të njohur me titull "Historiae",asokohe në radhë të parë e kishte për qëllim paraqitjen ose prezantimin e njëanshëm ( unilateral ose monologjik) të lufterave dhe fitorëve të atëhershme ushtarake ose politike të grekëve të lashtë -kundër përsianëve dhe të tjerëve. Gjegjësisht, dominimin dhe prestigjin e atëhershem politik, ushtarak, detar, tregtar, kulturorë dhe ekonomik të grekëve në regjiionin e njohur Jugor ose Mesdhetar. 

Në anën tjetër ndërkaq,Tukididi (dikund në vitët 46O-4OO -para Krishtin) në kuader të "Monografisë Historike " mbi luftërat e atëhershme të Athinës, Spartës, Peloponezit, Bosforit, Dardanelëve etj. Duke bërë fjalë mbi rolin, ndikimin dhe kontributin e njohur kolosal dhe titanik të shumë  luftetarëve, komandantëve ose strategëve të njohur luftarak (ushtarak) dhe politik me orgjinë nacionale ose gjenealogjike nga treavat dhe rajonet e ndryshme të Ilirisë, Maqedonisë Antike etj. Qyshë atëherë do bënte apel për të vërtetën dhe kritiken e njohur historike ose historiografike. Respektivisht, për studimet, hulumtimet dhe analizat e përgjithshme burimore, materiale, dokumentare dhe historike të ngjarjeve, figurave, kronikave, analeve, mitëve, eposëve ose legjendave të ndryshme politike, ushtarake( luftarake) ose historike në funksion të sekularizimeve dhe singularizimeve të ndryshme eksterne ose eksplikative ne mes historisë dhe luftës, historisë dhe politikës, historisë dhe shtetit, historise dhe filozofisë etj.

Të gjitha këto së bashkut, me qëllim të paraqitjes ose prezantimit të ngjarjeve, zhvillimëve, figurave ose personalitetëve të ndryshme "historike" ( si Enver Hoxha ose Fadil Hoxha & Company) në frymën e njohur lineare, ekskursive dhe diskursive të një historie globale ose universale në sfond. 

Kjo për faktin, se ligjët e niohura historike ose historiografike, në radhë të parë janë ligje të trendëve, standardeve dhe tendencave të njohura madhore, epokale dhe tepër masive në kohë dhe hapësirë, respektivisht, ligje të trendëve ose tendencave të njohura globale ose universale. Për dallim të ligjëve të njohura shoqëore ose sociale ( lëxo: ligjet filozofike, sociologjike, psikologjike, politike dhe të tjera ..) që janë me tepër ligje ose standarde të përkufizuara në kohë dhe hapësirë, të cilat i parashohin ose prognostifikojnë ngjarjet, zhvillimët, figurat ose personalitetët e ndryshme "madhore" ose "historike" në sfond, por, nuk kanë ndikime ose influenca globale ose masive në to si legjët e lartëpërmendura historike ose historiografike. 

Ndërkohë që kritika e sipërpërmendur historike ose metodologjike ( lëxo"Monografinë Historike" të Tukididit), me kalimin e kohës, do ravijezohej, konturohej, eksplorohej dhe konvencionalizohej akoma me shumë ne kuader të "Helenikës" së njohur të Ksenofantit etj... Për t´i arrirë kështu lulëzimin ose shkëlqimin e saj të vërtetë me rastin e kontaktëve, farkimëve, konvergjencave ose komunikimëve të ndryshme letrare, kulturore, historikografike dhe të tjera të artit, kulturës, letërsisë dhe historisë së lashte greke (helene) me kulturën dhe historinë romake në kohën e luftërave dhe përpjekjëve të njohura të romakëve per sundime dhe dominimie të asokohshme mesdhetare (kontinentale) dhe interkontinentale, kur Jul Polibie Cezari, Plutarku, Tit Livi, Salustiu, Ciceroni, Katoni, Konstantini i Madh, Justiniani, Diokleciani, Augustini dhe të tjerë në kuader të " Analëve Historike", "Biografive Paralele", " Fasti-ve"(Kalendarëve), "Vitae Sanctorum", "Vitae Sanctam etj., asokohe i kishin vënë si të thuash piketat ose kornizat e përgjithshme shkencore, sekulare, singulare dhe humaniste të historisë së përgjithshme të kulturës dhe civilizimit botërorë.

Duke i paramenduar konceptët, formulimet dhe përceptimet e njohra të H. Berr se: " Historia parasegjithash është shkenca e njohur mbi njeriun, shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare". Apo," Pasqyrë dhe një njohuri e përgjithshme globale ose universale mbi të kaluarën, të sotmën dhe të ardhmën e përgjithshme të njerëzimit ose civilizimit të njohur njerëzore ", sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore dhe metodologjike të H.I. Marrout dhe Christoph Kellerit. 

F.Braudellit, G. Barracloughut etj., në menyrën me konkrete, me sublime, relevante dhe pragmatike i bëjnë të qarta ndarjet, klasifikimet, enkodimet, dekodimet dhe periodizimiet e ndryshme historike ose historiografike. Respektivisht, historitë e vogla ( mikrohistoritë) dhe historitë e mëdha (makrohistoritë) e ndryshme në kontekstet ose relacionet e njohura " Post-Quem" dhe " Ante- Quem".

Ndryshe nga kjo, Ephraim Chambers njihet si hartuesi ose formuluesi i fjalorit të përgjithshëm ciklopedikë ose enciklopedikë me titull "Cikploedia" ose "Enciklopedia" e cila paraqet ose prezanton edhe fjalorin i gjithëmbarëshëm shkencorë ose historikë. 

Ndërkaq, Denis Didero në "Enciklopedinë" e tij, përveç tjerash e veçon rolin dhe ndikimin e ligjëve dhe principëve të njohura shkencore dhe humaniste si kritere dhe parime themelore ose substanciale të një studiuesi ose historiani të specializuar dhe kompetent.

Ndërkaq, ssipas mendimëve dhe përceptimëve të njohura shkencore dhe humaniste të Theodor Shiederit, të shprehura dhe formuluara në kuader të " Kodeksit të Historisë Nacionale": Mbrojtja dhe afirmimi i çështjeve dhe aspektëve të njohura ushtarake ose luftarake ( lëxo: kauzalitetin e njohur luftarak ose ushtarak) nepër etapa ose periudha të ndryshme politike, historike dhe të tjera, e kanë peshën dhe rëndësinë e kauzalitetit me të lartë shtetërore, nacional dhe historikë. 

Ndonëse, sipas konceptë, ideve dhe teorive të njohura të Cloude Levy Straussit :"Mitët, eposet, legjendat dhe historitë e njohura luftarake (ushtarake) ose patriotike, janë në funksione të fuqishme determinante, konstruktive, rekonstruktive, diakronike, revolucionare,evolutive, paradigmatike dhe të tjera-përballë paradoksëve, padrejtësivë, destruksioneve, dekonstruksioneve, reaksioneve, turbulencave, anomalive, patologjive, demagogjive, hipokrizive dhe anakronizmave të ndryshme politike, administrative, juridike dhe të tjera.

Duke pleduar këtu në shkencën ose disiplinën e njohur ushtarake ose luftarake të Beletristikës- përballë luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, propagandistike, subverzive, politike, administrative, juridike etj.

Në të kundërten, për historinë si shkencë, çdo gjë është relative, përveç kësaj të parës (historisë) e cila së bashku me ligjet dhe disiplinat e veta është absolute.

Duke menduar në faktët ose burimet e njohura materiake ose historike, në strukturën, arkitekturën dhe kompozicionin e njohur historikë, si dhe në disiplinat e njohura historike ose historiografike si arkeologjia, paleontologjia, sfragistika, heraldika, numizmatika etj.

Ndaj, të kota ose fare boshe të dukën orvatjet ose përpjekjet e diletantëve, amatorëve ose fillestarëve të ndryshëm historikë ose publicistik, nëse e vërteta (shkenca), Zoti dhe natyra janë kundër tyre. Ciceroni thoshte dikur se "nuk e bëjnë ose nuk e shkruajnë dot historinë njerëzit e panjohur ose pa histori."

E kundërta e tyre janë paradokset, naivitetët ,anomalite ose patologjitë "shkencore" ose "historike" të njerëzve të paautorizuar, joprofesional dhe inkompetent, për t'u dukur të mëdhenjë ose interesant-përmes ngjarjeve ose historive të mëdha.

Ndonëse, sipas mendimëve ose formulimëve të njohura te Kantit, Hegelit, Popperit, Kuhnit etj. Etapat (epokat) ose periudhat e ndryshme revolucionare, historike dhe të tjera në të shumtën e rastëve mund të konceptohen, përceptohen dhe anticipohen edhe në kontekste ose relacione të ndryshme individuale ose personale. Kjo në radhë të parë për faktin se çdo etape ose periudhe të caktuar revolucionare ose historike i përkasin ose takojnë figurat ose personalitetët e veçanta dhe të jashtëzakonshme në kontekstin e mesipërm revolucionar dhe historik, respektivisht, ushtarak (luftarak), politik, diplomatik, shtetëror, nacional etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe  kauzalitetin e njohur ushtarak ( luftarak), shtetëror, nacional dhe historik së bashku me mitët, eposët, legjendat  dhe historitë e njohura mbi trimat ose heronjtë e ndryshëm nacional ose popullor tek popujt, shtetët ose shoqeritë e ndryshme post-revolucionare ose tranzitore në funksione të ndryshme reflektive, simbolike, paradigmatike, konstruktive, rekonstruktive, tradicionale, empirike, diakronike dhe të tjera -përballë paradokseve, padrejtësive, turbulencave, reaksionëve, anakronizmave, anomalive, patologjive, destruksioneve ose dekonstruksioneve të ndryshme objektive dhe subjektive në çdo kohë dhe hapësirë. Pa i harruar këtu edhe tendencat e ndryshme dominante dhe ekskluzviste të çdo shekulli dhe epoke mbi krijesat ose fabrikimet e ndryshme arificiale, psedoshkencore dhe johistorike të "gjeografive të vogla" dhe " historive të mëdha" ose anasjelltas. 

Ndryshe nga kjo, në rangun ose nivelin e njohur institucional dhe konstitucional, një ndèr pikërëndesat ose fushëveprimet kryesore ose substanciale të historisë shtetërore, nacionale dhe politike, janë ose mund të jenë e kaluara dhe historia e përgjithshme shtetëtrore, nacionale dhe politike e një populli (kombi) dhe shteti të pavarur, sovran, integral dhe demokratik .Gjegjësisht, e kaluara, traditat, jetëgjatësia dhe funksionaliteti ( funksionimi) i tij së bashku me konceptët, formulimet dhe intërpretimet e njohura shkencore dhe politike të lëndës ose materies së njohur të historisë. 

Aty janë edhe sekularizimet dhe singularizimet e njohura (eskterne ose eksplikative) në mes historisë dhe politikës, historisë dhe diplomacisë, historisë dhe sociologjisë, historisë dhe filozofisë, historisë dhe psikologjisë, historisë dhe gjeografisë, historisë dhe luftës, historisë dhe politologjisë dhe kështu me radhë. 

Ndërkaq, alternativat ose "derivatët" e ndryshme (shtesë) të historisë së përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike, janë ose mund të jenë faktori i njohur njeri (personi ose individi), populli, kombi, etnia, shteti, gjuha zyrtare, simbolet e njohura shtetërore dhe nacionale, mirëqenja, shëndeti, barazia, lumturia dhe harmonia e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare së bashku me edukatën, kulturën, arsimin (arsimimin), shkencën, tekniken, zhvillimiin e përgjithshëm industrial dhe ekonomik, vlerat, potencialet ose resursët e njohura individuale dhe kolektive, respektivisht, globale ose universale, të kaluarën apo traditat e njohura shtetërore, nacionale, politike ,historike etj. Historinë dhe gjeografinë e përgjithshme shteterore, nacionale, politike, ushtarake, kulturore etj. 

P.S. Ata që me njohin dhe ndjejnë, e dijnë fortë mirë se për Gjakovën dhe traditën e saj intelektuale, kulturore dhe patriotike, personalisht kam simpati dhe respekt maksimal ose optimal, por jo edhe për ata që kanë kryer akte të liga mbi popullin ose kombin tonë. Për ta zero (O)-respekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat