Mos të votohen më 17 tetor ata që na larguan nga jeta reale!

Opinione

Mos të votohen më 17 tetor ata që na larguan nga jeta reale!

Nga: Skënder MULLIQI Më: 3 tetor 2021 Në ora: 17:33
Autori

Pushtetet e kaluara prodhuan varfëri ekstreme, duke vërtetuar se populli ishte mbetur pa përfaqësuesit e vet! Viti i ri shkollor ka filluar dhe shumëkush nuk ka mjete më i shkolluar fëmijët, nuk i kanë as gjërat më elementare. Të rinjve tanë këtu mendoj në shumicën , iu ka humbur perspektiva e jetës!

Sjellja e pushtetarëve të deritashëm dhe puna e tyre e dobët më hajni, na ofruan fotografi apokaliptike, që po të kishin ndërgjegje do të turpëroheshin kur dalin para popullit! Demagogët e tillë politikë të cilët po e kërkojnë votën në këto zgjedhje lokale duhet dënuar rëndë, që mos të ngritën kurrë më politikisht. Populli është ngopur me rrena për jetën e mirë, me premtimet e tyre që kurrë nuk u realizuan.

Këta në mënyrë manipulative luftuan për më shumë pushtet, për fuqi më të madhe politike duke i lënë shumicën duarthatë. Gjendja e tillë për fat të keq zgjati për 20 vite, dhe kjo është periudhë tepër e gjatë. Kishin një klasë politike e cila, krijojë pasuri dhe lumturi për familje dhe për militantë të vet partiakë. Na larguan nga jeta reale, na larguan nga jeta e lumtur për të cilën edhe jetohet.

Na futën në status kuo politike dhe ekonomike dhe kjo prodhoi gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale, prodhoi largime masovike nga Kosova! Në mënyrë përfide bënë që të kemi dallime të mëdha sociale, të pa krahasueshme për një shtet demokratik. Estrada e vjetër politike krijuan po ashtu fotografi të keqe para botës demokratike. Kurrë ata që duhet me qenë nuk ishin prezent në medie, nuk janë prezentë as në jetën shoqërore dhe politike. Nuk janë ata që krijojnë vlera, që Kosovës shumë i duhen...

Asnjë sistem nuk funksionojë si duhet, kemi arsim të dobët, sistem shëndetësor jo në nivel, drejtësi selektive e shumë defekte të tjera. Këtu e kam fjalën për gjendjen para ardhjes në pushtet të forcave të reja politike, të cilët i trashëguan këto probleme dhe zor që këto probleme të gjejnë zbatim edhe për një kohë të gjatë. Politikat arrogante na kanë shkaktuar dëme edhe në planin e jashtëm duke pru në pyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës! Pak kush i përfilli rregullat e demokracisë dhe të barazisë.

Kosovës i munguan njerëzit më përgjegjësi politike , i munguan kuadrot e shkolluara, i mungojë morali politikë! Shumë thjeshtë është që njeriu të bëhet vetjak, primitiv, i pamëshirshëm , dhe vetën ta quaj” njeri i moderuar”. Kjo gjendje sigurisht ndikojë që populli, strukturën e korruptuar politike, ti dënojë rëndë më votën e lirë në zgjedhjet e fundit nacionale . Kështu duhet dënuar edhe në zgjedhjet lokale . Keqbërësve politikë nuk duhet harruar të këqijat e mëdha që na i bënë. Kjo nuk ish dashur të guxon të na ndodhë! A është e drejtë që njeriu në Kosovë në shekullin 21, të luftojë për ekzistencë? Sigurisht së jo…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat