Hashimi, në rolin e viktimës i kushton 4.5 milionë Kosovës

Opinione

Hashimi, në rolin e viktimës i kushton 4.5 milionë Kosovës

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 4 tetor 2021 Në ora: 16:46
Hashim Thaçi

Jo vetëm kur ishin në qeveri, por edhe në Hagë po ua shohim sherrin të akuzuarve. Edhe atje po vazhdojnë të shterojnë buxhetin e shtetit, ndonëse të gjithë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin mundësi të financonin vet avokatët, kanë zgjedhur që të paguajnë avokatët e tyre përmes ndihmës financiare që ua ofron Qeveria e Kosovës. Që nga arrestimi i parë e deri më tash, nga buxheti i caktuar për këtë kategori, janë shpenzuar rreth 4.5 milionë euro. Gabimi më i madh është bërë që është miratuar ligji për Gjykatën Speciale, nga Kuvendi Kosovës në vitin 2015 nuk është marrë parasysh se a ka pasuri apo mjete financiare i akuzuari që të paguajë vet ekipin mbrojtës.

Aty vetëm thuhet “ata kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësve të pavarur”. Për më tepër të gjithë ish-pjesëtarëve të UÇK-së nuk iu kërkohet asnjë dëshmi sesa kanë pasuri ose të holla në dispozicion, mirë automatikisht kanë të drejtë të kërkojnë ndihmë financiare për t’i paguar avokatët që i mbrojnë. Kjo u ka mundësuar të kërkojnë fonde nga shteti. Sikur mos të mjaftoheshin me kaq, të akuzuarit kanë themeluar deri tani dy fondacione, një për ish-presidentin,

Thaçi dhe një për ish-krye-parlamentarin, Veseli. Misteri që mbulon këto dy fondacione ka pamundësua që deri tani nuk është bërë e ditur sesa është shuma e parave që është grumbulluar deri më tani. Me ketë rast qeveria Kurti duhet të rishikojë me çdo kusht dhe në mënyrë të menjëhershme, mbështetjen financiare ndaj të akuzuarve nga Gjykata Speciale në Hagë.

Pavarësisht se kanë ndarë tanimë një shumë të parave prej 20 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale në Hagë. Kjo shumë e madhe, duhet të rishikohet edhe njëherë, duke ditur faktin se disa nga të akuzuarit vetëm se kanë hapur fonde private për të kërkuar mbështetje financiare, edhe përkundër që marrin para nga buxheti i shtetit.

Gabimi qëndron në faktin se nuk është specifikuar se mbështetja duhet të jetë në fund të procesit, nëse të akuzuarit dalin të pafajshëm. Është fyrja e madhe për familjet e të vrarëve, ish anëtarë të LDK, paratë e të cilëve po shkojnë për ata që akuzohen si përgjegjës për këtë vrasje. Dashtë Zoti që mos të del kështu, derisa s`ka përfunduar gjykimi edhe mund të del se kanë qenë.

Si mund të financosh dike që është i akuzuar se ka vrarë shqiptarë, për më tepër kundërshtarë politikë. Mund të financohen ata që janë të akuzuar për krime ndaj serbëve dhe për të cilat jemi të bindur se nuk kanë ndodhur, jo në raste të cilat mund të kenë ndodhur ndaj shqiptarëve. Bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit Rugova janë vrarë, ata ishin elita e Kosovës e të cilët u etiketuan si kundërshtarë politikë, prandaj edhe u eliminuan.

Nuk jam kundër mbështetjes, por jo për akuzat kur dikush akuzohet për vrasje të shqiptarëve, për më tepër jo në fillim të procesit, nëse shpallën të pafajshëm të dëmshëpërblehen, krejt pikëpyetja qëndron, çka nëse shpallën fajtorë, si guxon të paguash dike me taksat e familjarëve të të vrarëve, a ka më groteskt se kaq?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat