Opozita me veprime destruktive, po e rrezikon shtetin?!

Opinione

Opozita me veprime destruktive, po e rrezikon shtetin?!

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 5 tetor 2021 Në ora: 08:36
Ruzhdi Peçani

Opozita në Kosovë ka të drejtë edhe të bllokoj parlamentin,por “të rrënoj shtetin,në veçanti kur ka parasysh skenarin maqedon”.

Opozita ka të drejtë edhe të bëjë opstrukcion dhe bllokimit të parlamentit,ngase është pjesë normale e praktikës demokratike, por opozita në Kosovë duhët të ketë të ngulitur në mendje se Republika e Kosovës nuk gjendet në rrethana të një shteti normal.Në Kosovë ekziston një paqë provizore ngase është e kërcnuar,si brenda dhe jashtë,nga agresione sa edhe faktorëve të fuqishëm vendimmarrës si që është Rusia.

Çdo veprim destruktiv ndaj pushtetit, me thirrje për protestë dhe dorëheqje apo shkarkim të qeverisë mund të vlersohet si thirrje për trazira e që shkon në favor të atyre që e duan Kosovën si shtet të dobët edhe me cenim të sovranitetit.Opozita, edhe kur ka të drejtë të veproj diç,duhët të mendoj njëherë se a është kjo e mirë për Republikën e Kosovës,dhe lufta për pushtet që tani po bënë ia vlen për të rrezikuar shtetin.

Opozitës në Kosovë,t´i kujtojmë mu për rrethanat që kemi,”skenarin maqedon” dhe atë që kishte ndodhur në Maqedonin e Veriut,ku gjërat shkonin pothuaj ngjashëm me veprime destruktive.Dhe nga ai desruktivitet dhe urrejtje që kishte përfituan vetëm armiqtë e Maqedonisë Veriore. Dhe sot Maqedonia e Veriut akoma qëndron si një Republikë provizore,a do qëndroj kështu apo edhe mund të shkoj drejtë një konfederate maqedono–shqiptare.


Opozitës duhët rikujtuar se edhe Republika e Kosovës qëndron në rrethana paksa tëngjashme ndaj të cilës në vazhdimsi po qëndron “shpata demokleut”,andaj edhe opozita dhe pushteti duhët të qëndrojnë të përgjegjshëm dhe të mos pranojnë një lojë të ngjashme.Kjo më tepër për opozitën, ngase për gjendjen në të cilën gjendet shteti sot,përgjegjese është opozita më marrëveshtjet e vitit 2013 dhe 2015 për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Opozita ka të drejtën të bëjë “luftën për pushtet”,po në asnjë mënyrë nuk ka të drejtë të rrënoj shtetin edhe ashtu të brishtë. Kjo opozitë duhët kërkoj dialog me pushtetin,që me alternativa dhe ide të gjenden zgjidhjet konstruktive – por jo të çirret me zgjidhje destruktive,sikur që edhe po vepron.

Opozita sikur nuk do që të lirohet nga sindromi i inateve,xhelozisë,egocentrizmit dhe urrejtjes.

Kjo opozitë sikur nuk kuptoi se edhe ngritjet me kokëfortësi dhe imponim,pësojnë rënje rapide.Tek dy partitë opozitare kemi të bëjmë edhe me trashëgimin “revolucionare”ashtu si e kishin fituar pushtetin komunistët,do e quanin veten,dy nga to, “parti të dala nga lufta”.Dhe për njëzet vite përplot e katandisën vendin.

E katandisëne edhe duke e rrezikuar edhe sovranitetin dhe integritetin e shtetit që sapo kishte lindur ,me marrëveshtjet e fshehta për “korigjim kufiri dhe shkëmbim teritori”po dhe me marrëveshjen kontraverze të “Demarkacionit me Malin e Zi”duke i dhuruar 8200 hektar Malit të Zi.Dhe në këtë kontekst Kosova nuk është shtet normal.

Opozita parlamentare, jo se të forcoj punën dhe jetën e parlamentit ,bëjnë të kundërtën,me veprimet destruktive,po shkaktojnë erozionin në parlament po dhe të fuqisë së tyre.Tek politologët që merren me parlamentarizmin dhe demokracinë,ekziston mendimi se mu në rrethana të pazakonshme dhe krize duhët forcuar demokracinë.

Kjo opozitë,çfarë dhe është,ndër vitet e shkuara,në delgacione kanë vizituar parlamentet e shumë shteteve evropiane me demokraci të zhvilluar po dhe të avancuar.Kjo gjë e mire, të njohësh eksperiencën e veprimeve parlamentare demokratike.

Por opozita duhët të kuptoj,se eksperiencat e marra do mund të shërbejnë në një të ardhme,se si të ndërtohet jeta parlamentare demokratike e mirëfillët,por modelet e mësuara nuk mund të implementohen në shtetin që funksionon në rrethana jo normale.Në Kosovën e cila po bënë përpjekje të vazhduara të vështira të rrumbullaksoj shtetësinë dhe sovranitetin.

Pak a shumë do ken kuptuar,nga ato vizita,se në shumë vende të Evropës është detektuar shkaku i përbashkët i ndryshimeve që po ndodhin,në kuptimin e margjinalizimit të parlamentit dhe rolit të tyre në praktikë,si për shtetet me demokraci të vjetra po dhe të reja.Si ndryshimi i mbështetjes së partive,fragmentalizimit të parlamentit,paaftësisië së partive politike që të njohin problemet në kohë të duhur po dhe të formulojnë politikat afatgjata,tendencat për personalizimin e politikës dhe presidencializimit.

Se do kemi një opozitë agresive dhe jo konstruktive,ngase si opozitë kanë zgjedhur rrugën e obstrukcionit.Kjo është parë në seancën në parlament me zgjedhjen e qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti po dhe presidentes së vendit Vjosa Osmani-Sadriu,kur partitë opozitare PDK, AAK dhe L.Srpska kishin një ex pacto et conveno që kësaj seance do i bëjnë obstrukcion, duke mos respektuar obligimet kushtetuese se janë të obliguar të marrin pjesë në seancë,apsurd në vete kjo.Kur nga ana tjetër thirreshin se këta janë për “ shtetin dhe qytetarët,” populizëm ky!

Që në fillim të kësaj legjistrature, sipas asaj që ”fshati që shifet nuk do kallauz”,tregoi se në këtë legjistraturë punët nuk do shkojnë dhe aqë mirë.Pozita do mund të ketë përballë një opozitë mjaft agresive,me fillim edhe të frustruar nga rënjet që pësuan në zgjedhje. Opozitarizmi nuk bëhet me obstrukcion dhe destruktivitet,por me dhënje idesh dhe debat konstruktiv. Pra të ruaj karakterin e të qenurit opozitë.

Partitë politike sikur nuk arritën të reformoheshin përgjatë kësaj kohe plurale.Dhe opozita e tanishme do jetë agresive ngase kanë edhe probleme të brendshe dhe qarje,kjo në veçanti pas rënjes drastike që pësuan.Rënja apo efekti “nga kali në gomar”vështirë tejkalohet –te partitë e pareformouara dhe kjo prodhon frustrim brenda partisë.Partitë politike në Kosovë nuk arritën të kalojnë adoleshencën.

Kundërshtit,mes opozitës dhe pozitës,jo se qëndrojnë vetëm në konceptet politike po në një padurim apsurd gjerë në animozitet

E gjithë kjo, një sindrom negativ në komunikimin publik si një “Pandemi PolitCovid 20”që po vazhdon edhe tani.Kështu, kjo është ajo që po pengon shqyrtimin kualitativ për problemet publike, do vërshtirson marrjen e vendimeve demokratike në Parlament dhe dëmtimin e vlerave në shoqëri dhe vetë shtetin. Po duhët të kuptojnë se të qenurit opozite do thotë: mendim ndryshe,mospajtim,kundërshti,oponencë ndaj qeverisë pra shumicës.Opozita përbëhet nga 7 karaktere të shkruar mbrapsht ATIZOPO.Por veprimet duhët ti marrin së mbari. Pra të ruaj karakterin e të qenurit opozitë.

Dhe ,të hënën,seanca parlamentare u përshkrua me përplotë kundërshi dhe sulmesh verbale me tone të ngritura tëashpëra mosdurimi.Një opozitë që tek pushteti shef vetëm”zi e terr”.Kryeministrit iu desh tu drejtohej opozitës :

“Vetëm duhet të keni durimin dhe besimin se nuk jemi në vitin e fundit të mandatit por në muajin e 7 të tij”. Ishte ky një mesazh për opozitën “..se nuk jemi në vitin e fundit të mandatit…”,besohet se do e ken kuptuar mire.

Dhe kur në këtë seancë parlamentare,shefi i grupit parlamentar të PDK,nga foltorja, do thote:”Se kjo marrëveshje që ka bërë qeveria ,është njëra ndër marrveshtjet më të dëmshme që ka ba Kosova”,pra duke aluduar në marrveshtjen për targat. Pra, kjo na e qenka marrëveshje më e dëmshme se ajo e vitit 2013 që e ka nënshkruar ish shefi i tij. Dhe çfarë t´i themi kësaj,pos një hipokrizi e një diletanti , marioneti dhe poltroni. Një sofizëm dhe infantilizëm politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat