Çfarë (çka) duhet me ndryshuar me urgjencë ne kurisin ose filozofinë e tyre politike Kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij....?!

Opinione

Çfarë (çka) duhet me ndryshuar me urgjencë ne kurisin ose filozofinë e tyre politike Kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij....?!

Nga: Agron Shabani Më: 6 tetor 2021 Në ora: 08:47
Agron Shabani

Eudaimonia ose eudaimonizmi është një fjalë greke, tepër e veçantë dhe interesante , por shumë e vështirë për t´u përkthyer ose deshifruar. Eudamonia e ka kuptimin e 'lumturisë në plotësim ose vetpërmbushje'.

Jeta ose kariera jonë intelektuale, shkencore, profesionale, politike, diplomatike dhe kështu me radhë, shpeshherë shkojnë keq ose mbrapsht, duke hasur në pengesa të ndryshme objektive dhe subjektive.

 Kjo për faktin se ne pothuajse kurrë nuk i japim vetës sonë kohë për të menduar, reflektuar dhe logjikuar me kujdes të mjaftueshëm optimal ose maksimal për planet ose ambiciet tona. 

Kështu ne përfundojmë duke i pranuar dhe përqafuar vlerat e gabuara, karrierën e gabuar, artin e gabuar politik ose diplomatik, marrëdhëniet e gabuara , idealet, konveptet, përceptimet ose vzionet e gabuara etj.

Platoni qyshë atëbotë (në Antikë) deshironte të sillte rregull, qetësi dhe qartësi në shpirtin, mendimet, mendjet, veprimet ose reagimet tona. 

Ai vurin në dukje se shumë prej ideve tona janë të nxjerrura ose huazuara nga konteksti i atyre "ideve" që i mendon masa ose turma, apo nga ajo që grekët e lashtë e quajtën "doxa", dhe ne do e quajmë "gjykim i shëndoshë" ose "iracional" i cili sipas Platonit, Aristotelit si dhe shumë filozofëve tjerë, sikur janë  "bërë shoshë" prej gabimeve, paragjykimeve, fobive, paranojave, totemëve ose mendimëve të ndryshme iracionale dhe negative ndaj grupit, personit ose individit. 

Idetë ose teoritë e njohura racionale, elitare, shkencore ose metodologjike mbi popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, famën, karierën, profesionin, botën, jetën, edukatën, kulturën, moralin apo mirësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnë logjikës ose aryes. 

Kjo për faktin se njerëzit krenarë ose ambicioz si Albin Kurti etj., udhëhiqen ose stimulohen shpesh nga instinktet, emocionet apo pasionet e tyre. Duke u hedhur shpesh ose vazhdimisht në mendime dhe vendime iracionale ose negative mbi bazën e asgjësë për asgjë. Pa e njohur, pranuar ose studiuar dhe analizuar kurrë palën tjetër. (Ish Presidentin Thaçi ose ish Kreministrin Haradinaj etj., si p.sh.)

Një digresion:

Mëqe fjala mbi Platonin, në vazhdim ia vlenë të cekët ose rikujtohet një fragment nga libri i njohur "Simpoziumi" i Platonit i cili, është një përpjekje e hollë skolastike dhe filozofike e Platomit të Madh për të shpjeguar se ç'janë në esencën ose substancën e tyre fama, kariera, pasuria, bukuria, dashuria, edukata, kultura, arsimimi ose emancipimi etj. 

Platoni në këtë rast, flet ose tregon mbi përmbajtjen dhe "historinë" e një darke të shtruar nga Agathoni, një poet dhe intelektual i pashëm dhe me famë, i cili i fton një grup shokësh rreth tryezës, për të ngrënë, për të pirë  si dhe për të folur ose debatuar mbi famën, karierë, pasurinë, bukurinë, lakminë e tepruar ose krenarinë etj. 

Mysafirët e ftuar në dark, të gjithë kishin mendime ose pikëpamje të ndryshme se çfarë (çka) janë fama, kariera, pasuria, bukuria, dashuria, mburrja ose krenaria etj. 

Platoni i jep mikut të tij të vjetër Sokratit (një nga personazhet kryesore në këtë libër dhe në të gjithë librat e tij) – teorinë më të dobishme dhe interesante kur thotë: Nëse ju dashroheni ose impresionoheni dhe fascinoheni nè dikënd, ajo që ndodh me ju, në të vërtetë është se ju i shihni ose i zbuloni tek një person ose personalitet tjetër, ato virtyte, tipare, ideale, atribute, vlera ose cilësi të mira që nuk i keni vetë . Mund të jetë qetësia, kur jeni i shqetësuar, mund të jetë vetëdisiplinimi, kur ju jeni të shpërqëndruar ose të padisplinuar, mund të jetë disponimi kur ju jeni të indisponuar ose padisponuar, mundë jetë elokuenca, kur e keni gjuhën e lidhur (prangosur) ose të censuruar, mund të jenë forca, kurajo ose guximim etj. 

Në sytë e Platonit, respekti dhe vlerësimi optimal ose maksimal ndaj dikujt tjetër paraqesin në thelb një lloj edukate të brenshme e cila mban çelësin e zhvillimit dhe afirmimit të personalitetit tuaj. Domethënë virtytet që ju nuk i keni dhe iu duhen patjetër.

Kjo tingëllon paksa e çuditshme për botën dhe kohën e sotme ultramoderne ose bashkëkohore kur kemi tenďenca për fosilizimin, instrumentalizimin, personalizimin ose prezantimin e lirisnë (çlirimit), edukatës, emancipimit dhe kulturë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale, politike ose diplomatike si gjetjen ose zbulimin e dikujt tjeter etj. 

Platoni dëshironte që ne të hyjmë në marrëdhënie ose raporte tè ndryshme në një mënyrë sa më pak "luftarake" dhe krenare me njèri tjetrin. Duke pranuar gjithashtu faktin e njohur se ne nuk jemi të plotë ose të kompletuar pa ndihmën, përvojën dhe këshillat e të tjerëve. 

Kjo do thotë se ne duhet të përpiçëmi ose përkushtohemi për t’i ndryshuar ose determinuar gjërat në një version tjetër me të mirë , duke i përballuar ose duruar edhe "stuhitë" e pashmangshme që i sjellin këto ndryshime. 

Në anë tjetër ndërkaq, nuk duhet t’iu rezistojmë përpjekjeve të dikujt tjetër për të na përmirësuar ose korigjuar.

Se këndejmi, të gjithë neve na pëlqejnë gjërat e bukura, të famshme, të dashura, të çmuara ose me vlera të larta,. Nuk janë fare pa rëndësi ato gjëra se çfarë lloji shtëpie apo pallati keni, çfarë fame, kariere, pozite, funksioni ose profesioni keni, , çfarë talenti,  arti, gruaje (femre), dekori, stolie, apo skulpturash keni përreth vetes etj.

 Askush para Platonit s´e kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë gjërat e bukura dhe 

të famshme? Ai gjeti tek to një arsye interesante, duke pohuar ose konstatuar se ne shohim tek to një pjesë të mirësisë dhe lumturisë sonë objektive dhe subjektive. Bukuria, fama, kariera, pasuria, edukata dhe kultura, mund të na i edukojë mendjet, zemrat dhe shpirtërat tonë, thoshte Platoni.

Ndryshimi i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë:

Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar se si qeveria dhe shoqëria duhet të jenë ideale. Ai ndoshta ishte edhe mendimtari i parë utopik i kësaj bote.

Në këtë drejtim, ai ishte i frymëzuar nga rivali i madh i Athinës: Sparta...

Dhe, Sparta (Arta) ishte një qytet-shtet me aftësinë për të nxjerrë luftëtarë, komandant dhe strateg të mëdhënjë ushtarak dhe politik, për dallim të Athinë e cila atëbotë (lëxo: 24OO vjet para Krishtit) i kishte me tepër se 25O. OOO banor, kishte tempuj dhe pallate të shkëlqyera, banjo dhe pishina të përkryera, vepra të shumëta të artit, shkencës dhe filozofisë etj...Por, nuk e kishte fuiqinë ushtarake dhe politike të Spartës. 

Çdo gjë që bënin spartanët, si i rrisnin dhe edukonin fëmijët, si e organizonin ekonominë, si kryenin marrëdhënie seksuale, çfarë hanin dhe pinin ata, si ushtrohëshin ose kalitëshin për luftë dhe kështu me radhë, ia përshtasnin dhe kushtonin një ideali dhe qëllimi të vetëm...Forcimit ushtarak dhe politik të Spartës. Dhe, Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme, nga pikëpamja ushtarake.

Në librin e tij, “Republika”, Platoni identifikon një numër ndryshimësh që duhen bërë, duke u shprehur se: ne kemi nevojë për politikan dhe heronj të rinjë, ne kemi nevojë për autocensurën, etikën, moralin dhe disiplinën, ne kemi nevojë për edukatën, kulturën, emancipimin dhe arsimin e mirë ose cilësor, theksonte asokohe Platoni i cili ishte i shqetësuar për mendimin dhe konceptin e gabuar të lirisë.

 Athina ishte e lirë për të gjithë, edhe për opinionbërësit dhe opinionshitësit më të këqinjë.

Nocione të çmendura fetare, kulturore, politike dhe ushtarake, në dukje të ëmbla, por të rrezikshme si ide ose teori që thithën entuziazmmin e masës dhe çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike, si dhe në luftëra të gabuara, si për shembull në sulmin fatal ose katastrofal ndaj Spartës etj.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stuhisë së zërave të hutuar dhe vetmuar, është një gjë shumë e keqe, e rrezikshme dhe ndjellakeqe, mendonte Platoni, i cili kërkonte me ngulmë kufizimin e aktiviteteve të oratorëve publikë dhe predikruesve të rrezikshëm dogmatik, demagog dhe hipokrit. 

Ai gjithashtu  besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën.

 Gjërat kryesore që ne duhet t'i mësojmë dhe ushtrojmë, nuk janë  vetëm matematika, retorika, oratoria , skolastika,  drejtshkrimi ose bukurshkrimi, por si të jemi të mirë, normal dhe racional. Ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, guximin, vetëkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, edukatën, kulturën, pavarësinë , qetësinë dhe lumturinë, thoshte Platoni. 

Për të vënë këtë në praktikë, Platoni themeloi një shkollë të quajtur Akademia në Athinë, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vjet. Athiasit shkonin atje për të mësuar asgjë më shmë, pos asaj se si të jetonin, punonin dhe vdisnin si njerëz.

Idetë e Platonit mbeten thellësisht sfiduese, provokative dhe tërheqëse. Ajo që i bashkon ato është ambicia dhe idealizmi i tyre. 

Ai donte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën dhe vetvetën tonë. Njeriun që vazhdon të frymojë, dhe frymëzojë. 

Albin Kurti, para se t'i ndryshojë të tjerët, në fillim duhët ndryshuar egon, libidon, instiktet, vetvetën dhe bashkëpunëtorët e tij nga "shehri" ose "qyteti" -nga paranoja, mimikria, nekrofilia, idiopatia, skizofrenia, herrezia, mizantropia, fobia, urretja, xhelozia dhe halucinacionet e ndryshme objektive dhe subjektive.

U mor vesh se sipas 'heroit' dhe personazhit ose protagonistit kryesor të Platonit-Sokratit: çdo mengjes herët, njeriu zgjohët nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja (truri) dhe trupi i njeriut. 

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike. 

Ndonëse, psikologjisë dhe filozofisë moderne ose bashkohore nuk i interesojnë aq shumë çështjet ose aspektët e ndryshme siç janë: "ç’është shpirti i njeriut?", "a është shpirti i njeriut material apo jomaterial?", "dual ose jodual","a është i vdekshëm apo i pavdekshëm?", "në çfarë marrëdhëniesh ose raportesh është ose ndodhët me trurin (mendjen) dhe trupin, shpirti i njeriut?" dhe kështu me radhë.

Ndonëse, nuk është kjo as tematika e këtij shkrimi, por krejt diç (diçka) tjetër.

Ka kohë që janë zhvilluar debate dhe janë bërë replikime ose polemika të ashpra në mes "qytetarëve" të Gjakovës, Prizrenit ose Prishtinës dhe "fshatarëve" (katundarëve) të Deçanit ose Drenicës rreth "kthimit të Kosovës nga pushteti ose sundimi i kullakëve të kuq ose "delengjinjëve të vegjël" bolshevik, në sundimin e si iu thuhet zallogave ose shputakëve të pashkollë nga fshati ose katundi"!

Thua se njerëzit e ndritur, intelektuak, intelegjent dhe patriot, paskëshin (paskan)-adresat ose origjinën e tyre vetëm në Gjakovë, Prishtinë, Pejë ose Prizren!?

Çfarë absurdi dhe primitivizmi i lartë "urban" ose "qytetar"!

Çfarë lokalizmi, provincializmi dhe primitivizmi mesjetar ose arkaik i "kokave gjeniale" nga "metropolat e mëdha" të Gjakovës, Pejës, Prizrenit ose Prishtinës, për të cilët dikur ishte më mëkat t'iu martohej djali (çuni) ose çika (goca) me një shqiptar nga fshati, se sa me një serb, turk, boshnjak, maxhup ose gabel (cigan) nga qyteti!!!

Ndërkohë që dallimët e njohura qytet-fshat ose anasjelltas, për shtetët ose shoqëritë e zhvilluara shkencore, kulturore, industriale dhe kapitaliste, janë të panjohura ose inekzistente.

Ato ndodhën ose ekzistojnë (si ide ose teori ordinare, imagjinare, fiktive, inhibilitive, ablanative, narkoleptike, primitive ose arkaike)- vetëm në kokat e mykura ose fare boshe të nostalgjikëve ose letargjikëve të ndryshëm jugosllavë ose jugokomunist.

E dyta: Gjithashtu nuk duhet harruar kopshtin ose thesarin e njohur mendorë, shpirtërorë, shkencorë, intelektual ose kulturorë të gjakovarëve të ditur, të urtë, të përkushtuar, besimtar, racional dhe patriot, të cilët, të nxitur dhe inkurajuar nga dëshira e kahmotshme për të zgjeruar horizontin e njohurive ose diturive të tyre, e sidomos në fushën e arsimit, shkencës dhe teknikës, ua mësyen akademive të shkencave ose univerzitetëve me të njohura të ish Jugosllavisë dhe më gjërë...Për të ngritur dhe krijuar kuadro të reja shkencore, intelektuale, akademike ose pedagogjike, nga të cilët (cilat) pastaj u ngrittën ose themeluan Univerziteti i Prishtinës, Akademia e Shkencave dhe Arteve, Instituti i Historisë dhe gjithëçka tjetër në­ Kosovë.

 Në instancë të fundit, edhe kultura fetare ose religjioze është ngritur ose formuar përmes instancave ose institucionëve mendore, shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve (nga Gjakova, Gjilani, Prishtina, Deçani etj.), dhe e cila, në vete përmban atë që është më e mira edhe për shkencën, edhe për religjionin. 

Për me tepër ndërkaq, Gjakova, apo kryeqyteti i njohur mendorë, shpirtërorë dhe kulturorë i Kosovës, në realitet, plotësoi një detyrë të madhe ose kolosale. Ajo la gjur­më të thella e të pashlyera, në analet e historisë shqiptare ose kosovare. Ky kontribut mund të çmohet dhe vlerësohet gradualisht, me zhvillimin e shoqërisë njerëzore ose qytetare në Kosovë. Duke menduar në thesarin e saj mendor, intelektual, shpirtëror dhe kulturor, jetës së saj, eksluzivitetit, autenticitetit, individualitetit, spontanitetit, intimitetit, integritetit, integralitetit, kulturës dhe zhvillimit të saj, nën hijen e sundimëve ose pushtetëve të haja (joshqiptare dhe antishqiprare)-për shumë shekuj e dekada me radhë, gjatë të cilave Gjakova ishte qendër drite dhe shprese, vend i shkencës, artit dhe kulturës, prej nga ku shpërn­da­hej drita e njohur e shkencës dhe diturisë në tërë Kosovën. 

 Parimi i lirisë së ndërgjegjes dhe aryes, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi dhe shteti, ishte shumë i vlerësuar, madje, gati i shenjtë në qytetin e Gjakovès. 

Nga viti 1972 dhe deri në fundshekullin e kaluar, kur njerëzit ose fshatarët e ndryshëm të Kosovës, binin në gjak, vritëshin dhe sillëshin ndaj njeri tjetrit si pjesëtar klanësh ose fisësh të egra: Elitat e njohura shkencore, intelektiale dhe kulturore të Gjakovës dhe qytetëve tjera kosovare, me dritën e mendjes dhe shpirtit të tyre inovator dhe humaist, e kishin nxitur dhe stimuluar procesin e madh të edukimit (arsimimit) dhe emancipimit të madh jo vetëm në Gjakovë, por gjithandej Kosovës. Sepse, nëse kishte diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe patriot, ajo patjetër duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. E sidomos asaj intelektuale, kulturore, kombtare ose patriotike.

Ndaj, shumë i çuditëshem, paradoksale, reaksionar dhe anakronik është fakti kur shumica e politikanëve ose inteletualëve të sotëm shqiptar ose kosovar (kryesisht nga fshati ose provincat e ndryshme) që e konsi­derojnë vetvetën e tyre si përcjellës të drejtpërdrejtë dhe të pandër­prerë të luftës dhe levizjeve tjera çlrimtare dhe patriotike për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarë­sinë e Kosovës: E mohojnë, prolongojnë ose anashkalojnë shpesh rolin, angazhimin, kontributin dhe misioin kolosal dhe titaik të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, ushtrake (luftarake) dhe patriotike të Gjakovës në lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Po të mos ishin Gjakova, Peja, Prizreni, Prishtina, Gjilani dhe qëndrat tjera urbane dhe kultirore të Kosovës, sot do kishim imazhe ose panorama të tjera  iracionale dhe groteske gjithandej Kosovës.

"Qenja dhe hiçi", apo "liria dhe robëria" ne jemi vet ..!?

Siç dihet, interpretimët ose këndvështrimet e ndryshme praktike dhe teorike të veprës së njohur të Jean Paul Starterit me titull "Qenja dhe hiçi", i bëjnë me të qarta dhe me të lakuriquara ose identifikuese idetë, teoritë ose paraftyrimët e ndryshme, sipas të të cilave "speciet ose qenjet njerëzore, nuk mund të mbijetojnë ose ekzistojnë pa luftëra ose konfikte të vazhdueshme kundër njeri tjetrit ose ndaj njëra tjetrës. Kjo për faktin se në shëmbullin ose rastin e mesipërm të Zhan Pol Sartërit :"liria ime, liria jote, liria juaj ose liria jonë, nuk mund të realizohën tërësisht, veçse mbi dëmin, robërinë ose fatkeqsinë e të tjerëve, apo të dikujt tjetër."

Ndaj, edhe interssubjektivizmi, interspirtualizmi ose interkomunikimi elokuent, intelegjent, intelektual ose autentik me të tjerët në diversitete të ndryshme ose polaritet, të dukën të pamundur, të parealizueshëm, imagjinar ose fiktivë, mu për faktin e njohur sipas të cilit, "ferri, kobi dhe fatkeqsia jonë objektive dhe subjektive, ose individuale dhe kolektive, gjithëmonë janë të tjerët e jo në vet."

U mor vesh se pikëpamjet, idetë, teoritë, konceptët, idealet dhe vizionet e Sartërit dhe të tjerëve mbi lirinë, drejtësine dhe barazinë, kanë pësuar ndryshime esenciale ose substanciale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore....Në kuadër të veprës së tij të papërfunduar me titull "fletushkë rreth një morali të ri" e cila u botua pas vdekjës së tij (1983): Sartëri e mbështet, koncepton dhe anticipon alternativën ose mundësinë e tejkalimit (kapërcimit) të luftërave ose konfliktëve të ndryshme burimore ose bazike në kuadër të mirëkuptimit dhe mirëbesimit të ndërsjelltë ose reciprok si çështje ose aspekte alternative, rekonstruktive, determinante dhe paradigmatike. 

Pse (përse) ndodhë kjo? 

Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të luftës ose konfliktit, njeriu i paedukuar ose i paarsimuar, i cilësuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në "instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit shtetror ose nacional" (lëxo prirja ose deshira e pavetëdijshme për pranimin, akceptimin ose nënshtrimin e vërbër ose instiktiv ndaj atyre gjërave, çështjeve, ngjarjeve ose zhvillimëve të vendosura në menyrë paraprake, natyrore ose ordinare)-është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, forcës ose fuqisë së njohur policore,  luftarake (ushtarake) ose politike si mjet dhe si qëllim. E sidomos atëherë kur deshirat, vullneti ose qëllimet e individit, bëhën pavetëdije infividuale dhe kolektive.

Në këtë menyrë, edhe liria tehuajësohet, determinohet, paradigmatizohët,stigmatizohët dhe bëhët instrument i robërisë së tjetrit. 

Morali origjinal ose autentik, sipas Sartërit, në radhe të parë është manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ai iu ndihmon individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimëve, veprimëve dhe reagimëve të tyre. 

Autoritetët e shtetit dhe pushtetit, në asnjë menyrë nuk guxojnë të bëhën ose shndërrohën në demon të popullit ose idiot të familjes. Sepse, atëherë sipas Zhan Poll Sartërit, "prapa dyerve të mbyllura", ata.. do ngelin të "vdekur, harruar dhe të pavarrosur!"(....)

Se këndejmi, duke i studiuar dhe analzuar heronjt, tribunët, kalorësit, eakterët, protagonistët ose figurat kryesore të lirisë individuale dhe kolektive: Starëri i vë në pah edhe situatat e ndryshme normative, kognitive, eksperimentale dhe të tjera, kur liria, paravarësia, sovraniteti, integriteti, ekzistencialiteti, heroizmi dhe patriotizmi i individit dhe kolektivitetit, matën ose testohën me vigjilencën dhe gatishmërinë e tyre sublime ose gjithëpopullore për t'i mbrojtur dhe respektuar të drejtat dhe liritë e të tjerëve. E sidomos të çlirimtarëve ose heronjve të njohur shtetrorë dhe nacional. Në të kundërten, të shtypurit mund të bëhen shtypës ose dhunues për shkak të padrejtësive ose situatave dhe ligjëve të ndryshme paradoksale, reaksionare dhe anakronike të diktuara, imponuara ose aplikuara ndaj tyre.

Për me tepër ndërkaq, luftërat e njohura çlirimtare dhe patritiotik, siç ishte lufta çlirimtare, heroike, monumentale dhe emblematike e UÇK-s, janë shumë të rëndësishme, esenciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti. Në fushën e nderit ose frontin e lutës, shpeshherë vendosët edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë.

Janë fronti i lutës ose fusha e nderit së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime e kaq relevante, që vendosin për mbijetesën, ekzistencë, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombëve dhe shtetëve.

Janë trashetë, rrogozet, ruinat ose istikamët e luftës ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitorët e mëdha së bashku me harat ose gjeografitë e reja shtetrore, nacionale, etnike, politike, historike etj.

Sipas Friedrich Hegelit, fryma liridashëse, shtetformuese dhe patritriotike e një populli (kombi) përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmerinë e tij. Ndaj, çdo shpërfaqje, injorim, mohim ose shpërqëndrim eventual nga maksima ose formula e lartëpërmendur hegeliane, e ç'veshin dhe ç'armatosin tërësisht një popull ose komb të tërë nga ekzistencializmi, idealizmi dhe materializmi historik e dialektik, duke e çuar në zhdukje, fundosje ose vetshkatërrim.

Ndaj, as populli (kombi) dhe as shteti, nuk mund të konsiderohën tërësishtë të lirë, nëse çlirimtarët ose heronjt e njohur shterorë dhe nacional, ndodhën nën pranga ose zinxhirë.

"Tre pasione dhe ideale të thjeshta, por tepër të forta, e kanë dominuar dhe komanduar jetën dhe personalitetin tim: Etja ose dëshira e kahmotshme për liri e dashuri, kërkimi i dritës së dijes dhe lirisë edhe përmes vrimës së gjilperës, dhe keqardhja e thellë për vuajtjet dhe mjeriin e njerëzimit." (Bertrand Russell në "Hyrje në një histori të filozofisë së Perëndimit")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat