Populli (kombi), shteti, pushteti, politika e jashtme ose diplomacia e Kosovës...

Opinione

Populli (kombi), shteti, pushteti, politika e jashtme ose diplomacia e Kosovës...

Nga: Agron Shabani Më: 10 tetor 2021 Në ora: 13:31
Agron Shabani

Thënë me gjuhën e artit, natyra dhe karakteri i marëdhënieve të sotme ndërkombtare, janë aq të ndërlikuara ose tepër komplekse, saqë ju nuk mund të vjelni, apo ndukni (shkëpusni) një lule ose një frutë nga "kopshti global" pa e trembur ose shqetësuar një yll universal ose planetar.

Kështu që në 'masivin e madh' të marëdhëve ose raportëve të ndryshme botërore (ndërkombtare), ndërshtetrore, ndërqeveritare dhe të tjera, mjafton vetëm një çarje, kolizion ose acarim i vogël politik ose diplomatik në sfond që i tërë kompozicioni ose konstelacioni i marëdhënieve të përgjithshme bilaterale ose multilaterale, të bie, ose të shëmbet si kulla prej letrës.

Në këtë kontekst, marëdhëniet e ndryshme ndërkombtare, ndërshtetrore, ndërqeveritare, politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike, konjukturuale, nomenklaturale, manufakturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, janë të lidhura, kryqzuara ose sfonduara me nyje ose lidhje të padukshme për publikun (auditoriumin) ose opinionin e gjërë qytetar. E sidomos marëdhëniet historike, strategjike, gjeopolitike etj.

Ndaj, politika e jashtme ose diplomacia kosovare, duhet të këndellën ose lirohen (çlirohen) një trohë nga çështjet dhe aspektët e ndryshme pllakative, ataviste, dogmatike, hipokrite, demagogjike, inkoherente, poroze, fraxhile, inkompakte, inkompetente, hedoniste, makiaveliste, reaksionare, anakronike etj.

E sidomos nga çështjet e një politike të jashtme ose diplomacie klasike, kuantitative, inkoherente, joprofesionale ose inkompetente në vend të një politike të jashtme ose diplomacie kualitative, profesionale dhe kompetente e cila duhet t´i ngjante një ansambli ose orkerstre profesionale dhe harmonike e cila puçët dhe gërshetohet vazhdimisht në sfond me korin e lartë të aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera të popullit (kombit) dhe atdheut tonë.

U mor vesh se politika e jashtme ose diplomacia, shpeshherë i ngjajnë një metastaze ose maratone të madhe intelektuale dhe profesionale në fund të së cilës dihet se kush ia del ose arrinë në cakë.

Përballë një të të ashtuquajturi "atavizmi modern" ose "progresivë", gjegjësisht një "bote globale"- sfiduese dhe turbulluese për të gjithë: Duhesh të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar, intelektual, profesional, politik ose diplomatik, për t´i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin ekstrem ose radikal së bashku me ikjen e "botës moderne" ose "bashkohore" nga diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem ose radikal të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botëror ose planetar në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të "mbinjerëzve" ose "supermenëve" të ndryshem politik, ushtarak, finansiar, tregtar, ekonomik, industrial ose teknologjikë.

Duhësh të keshë urtësi dhe frymëzim aristotelian ose platonik për t´i njohur, kuptuar dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme që ekzistojnë edhe në demokracitë më të përparuara të Perëndimit. 

Po e ceku prap se të kërkosh definicion ideal të demokracisë së lartë evroperëndimore, kjo nuk do të thotë  apriori ose automatikisht të braktisësh realitetin dhe moralitetin në disfavor të botës së ideve dhe teorive të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdollojë gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar.

Kjo për faktin se as idetë ose idealet e njohura të demokracive perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin optimal ose maksimal. Jo. Sepse, idetë dhe teoritë e njohura demokratike, nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe relevante.

Edhe koncepti mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjikë, nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit sociopolitik dhe atij antropologjiko-epistemologjik.

Ndaj, a është i dënuar individi (funksionari) politik ose diplomatik i cili për të jetësuar ose përjetèsuar 'egon', 'libidon' ose vetveten e tij politike dhe karietiste, është i detyruar të asgjësojë ose suprimojè integritetin, individualitetin, identitetin dhe ekskluzivitetin e të tjerëve? Shtrohet pyetja.

A është e mundur ndonjëherë që të kënaqen të tria shtysat ose polet e mëdha njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria kolektive dhe solidariteti shoqëror? Kjo është njëra prej çështjeve më thelbësore ose kruciale që mund të parashtrohet në shkencat politike ose diplomatike. 

Nga kjo rezulton se e tërë etika, estetika, politologjia, filozofia politike, psikologjia, sociologjia, antropologjia, epistemologjia etj., mund të kenë kuptim varësisht nga përgjigjja që mund të ipet ndaj pyetjeve të mesipërme. Sidomos në kuptimin e përkufizimit të njohur politik ose politologjik mbi  lirinë, drejtësinë dhe barazinë ligjore, sociale, institucionale, konstitucionale, funksionale, aksionale, politike, konkuruese, profesionale, kadrovike, karieriste, diplomatike etj.


Në të kundërten, "gjithëmonë ka një diçka të dyshimtë ose misterioze kur të mençurit, të diturit ose njerëzit intelektual dhe intelegjent, marrin anën e fituesve ose politikanëv ditor ose periodik." (Vacllav Havell)

Pikërisht nëpërmjet një koncepti esencialist ose substancialist, respektivisht, përmes kuptimit, përceptimit ose anticipimit të politikanit ose diplomatit si qytetar, respektivisht si 'cityoen' ose 'burgeros i lartë kulturor, politik ose diplomatik', do mund të pajtoheshin edhe dimensioni i veçantë personal ose individual, edhe dimensioni i përgjithshëm global ose universal i qenies njerëzore, qytetare, kulturore, politike ose diplomatike.

Sepse, figurat ose personalitetët e ndryshme politike ose diplomatike, mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke pranuar frymën e qytetërimit dhe subjektivitetin e tyre qytetar. 

Lidhja dhe bashkimi i tyre politik, diplomatik, profesional, intelektual, organik, empirik ose dialektik me të tjerët, mund të bëhet vetëm përmes shquarjes dhe lartësimit tè asaj që është më e mira për individin dhe kolektivitetin. 

Duke u qytetëruar, edukuar dhe emancipuar, ne mund të arrijmë një bashkësi vërtetë të lartë njerëzore ose qytetare-politike në kuptimin e gjuhës, kulturës dhe harmonisë dialektike, ku paqja sociale ose politike së bashku mirëqenirn dhe pajtimin klasorë ose sociopolitik nè mes individit dhe shoqërisë, janë të mundshme ose reale.

Kjo ndodh pikërisht për faktin se arsimimi i mundëson njeriut, respektivisht politikanit ose diplomatit, të jetë ai që është: qenie që mendon, që flet, rezonon, logjikon, koperon, partivipon, anticipon, oferon, preferon, dialogon ose komunikon etj. 

Ne ua kemi borxh grekëve të vjetër këtë invencion (zbulim), narracion dhe mision të politikës, i cili e ka ngritur ose konstituuar njërën nga veçoritë themelore të kulturës perëndimore. 

Nga kjo rezulton se identiteti i një politikani, diplomati ose kryediplomati, është identitet dialogues, debatues ose polemik, uniteti i të cilit konsiston në debatin, dialogun ose dikutimin politik ose diplomatik, ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe  puçen, ravijezohen, konturohen, unifikohen, konvencionalizohen dhe pajtohen narrativet,  referencat ose preferencat e ndryshme politike, diplomatike, shtetrore, nacionale, konjukturale, nomenklaturale, strategjike, gjeopolitike, konceptuale, ideologjike, fetare, morale, kulturore dhe tè tjera, të cilat bashkërisht i japin një politikani ose diplomati, identitetin, kredibilitetin, ekskluzivitetin, autenticitetin, dinjitetin dhe fizionominë e tyre.

Aty ku penetrojnë, interferojnë, reflektojnë dhe integrohën në menyrë sintetike, integrale ose dialektike, edhe shumë elemente ose instrumente të tjera brenda paradigmave të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj.

Vlera madhore e politikë së jashtme dhe diplomacisë moderne ose bashkohore, nuk janë monizmi ose unilateralizmi aksiologjik (bla-bla-bla) me thekse dogmatike, demagogjike, ataviste, paradoksale, reaksionare, anakronike etj. Dhe, aq me pak i ashtuquajturi "pluralizmi aksiologjik" i cili përfundon në grumbull qëndrimesh aglutinative dhe aproksimative, të cilat as nuk duan t' pohojnë e as t' mohojnë ato çfarë kërkohen prej tyre.

Esenca ose substanca e etikës profesionale dhe diplomatike (aftësia për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve)-do ishte plotësisht e pamundur të ndërtohej në rast se një mori vlerash dhe parimesh sipërore nuk janë vendosur paraprakisht aty ku duhet. Respektivisht mbi etikën globale ose universale. Ky do duhej të ishte caku final ose përfundimtar i një politikani ose diplomati. Ndërtimi i një etike globale (universale) dhe humaniste. Domethënë, një gjakim i ri për virtytin dhe idealin, përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

Sa më precize, profesionale, intelektuale dhe intelegjente të jenë aspiratat dhe deklaratat, aq më të prirura do jenë ato të definojnë në mënyrë precize, kognitive dhe pozitiviste se çfarë iu duhet në esencën ose substancën e tyre marëdhënieve bilaterale, trilaterale, multilaterale etj.

Shtetet e njohura me tradita të gjata shkencore, intelektuale, akademike ose politoogjike në çështjet e politikës së jatshme ose diplomacisë si Rusia dhe Kroacia si për shëmbull: Në krye të diplomacisë ose misionëve të tyre diplomatike, gjithëmonë i kanë zgjedhur ose emruar diplomatët e zgjuar dhe më përvojë pranë OKB-së dhe institucionëve të tjera (relevante) ndërkombtare. Ish shefja e shtetit dhe diplomacisë kroate, znj. Kolindra Grabar Kitaroviç, për vite të tëra kishte shërbyer ose punuar në OKB-së dhe orgaizatat tjera botërore ose ndërkombtare. Ndonëse, në bashkëpunim dhe konsultim paraprak me doajenët e diplomacisë kroate si Dr. Josip Vrhovec, Dr. Mate Graniç etj...Si dhe me katedrën, kolegjiumin dhe dekanatin e Fakultetit të Shkencave Politike të Zagrebit.

Edhe shefi aktual i diplomacisë ruse, z. Sergej Lavror, për vite të tëra është kalitur dhe afirmuar në Misionin e Rusisë pranë OKB-së, ku nuk i kanë munguar përvoja dhe aftësitë e njohura politike dhe diplomatike të Andrej Gromikos, Anatoli Dobrininit, Vitalij Çurkinit etj.

Politika e jashtme ose diplomcia kosovare ndërkaq, gjithëmonë partiake, klanore, nepotiste, farefisnore, provincialiste, kuantitative, ataviste etj.

Mjaftohen me "njohjen e gjuhës angleze, gjermane, franceze, italiane etj.", pa e njohur as lëxuar kurrë një libër ose broshurë nga shkencat politike ose diplomatike etj.

U kuptua se termi ose nocioni 'politikë' ose 'politika', origjinën e tyre eskskursive, diskursive ose etimologjike e kanë nga greiqishtja që do thotë aftësi ose afinitet i njohur shkencor, intelektual dhe profesional për të udhëhequr ose drejtuar me shtetin, popullin (kombin), pushtetin ose organizatat e caktuara shoqërore, qytetare, politike, diplomatike etj. 

Për me tepër ndërkaq, termi ose nocioni politikë ose politika, parasegjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual dhe profesional ndaj fjalëve greke 'tä politika' (pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe 'hè politik' (arti, talenti, aftësia ose zgjuarësia për të udhëhequr, postuluar ose qeverisur).

 Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme ('tä politka' dhe 'hè politik') -janë nxjerrur ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik "politikos" (shoqërorë, qytetar ose politik) dhe "politiès" (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).

Me kaliin e kohës, termi ose nocioni 'politik' ose 'politika' në domenin e njohur modern ose bashkëkohorë, ka njohur dhe pësuar ndryshime ose transformime të shumëta ekskursive dhe diskursive. 

Në gjuhën angleze si për shëmbull, me termin ose nocionin "polity" ose "policy" nënkuptojmë dimenzionin formal dhe tradicional të politikës, gjegjësisht, procesin e rregullimin tè njohur institucional dhe konstitucional të shtetit dhe pushtetit me të gjitha parimet, premisat, kontraditat ose kundërthëniet e njohura politike, partiake, parlamentare, pluraliste, konceptuale, ideologjike, diplomatike dhe të tjera që iu shërbejnë ose kontribuojnë procesëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarëshme individuale dhe kolektive në të mirën e popullit dhe shtetit. 

Edhe nè gjermanisht, frèngisht, italisht etj., gjithashtu.

Se këndejmi, ndarja (divorci) ose diferencimi i 'anës politike' nga 'sfera' e interesave të njohura shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, kulturore, materiale, sociale, ekonomike dhe të tjera, pos tjerash, kanë sjellur edhe ndryshimin ose transofmimin e shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare nga fazat e hershme të organizmit ordinar ose parapolitik në fazat e reja të organizmit shtetror, qytetar, kulturor dhe politik.

Ndonëse, që nga Antika e lashtë dhe deri me sot ka patur procese, zhvillime, këmbime dhe komunikime të ndryshme zyrtate, politike, protokolare ose diplomatike në mes popujve, kombëve dhe shtetëve të ndryshme. 

Shënimet, stenogramet, protokolet, analet ose kronikat e ndryshme në këtë kontekst, na bëjnë të ditur mbi marëdhëniet ose raportët e ndryshme protokolare ose diplomatike në mes popujve dhe shtetëve të ndryshme të Lindjes së Vjetër ( si Kina, Egjipti, Asiria, Mesopotamia, Babilonia etj.) si dhe popujve ose vendëve të tjera në Antikë. Duke i veçuar këtu dokumentin e marrëveshjes paqësore në mes Ramzesit të Dytë të Egjiptit dhe sundimarit të Hetitëve, Hatushillit në shekullin XIII (13)-para epokë së Krishtit së bashku me Lidhjet ose marrëveshjet e njohura të Peloponezit, Delfit, kongresët ose marrëveshjet e njohura greko-përsiane, greko-romake (4OO vjet para Krishtit) dhe kështu me radhë.

Në këtë frymë ekskursive dhe diskursive u ngritè dhe projektua edhe praktika diplomatike në Romën e Lashtë-Antike, kur zgjedhësve e zëdhënësve (nunti ose nuncève) dhe deputetëve të zgjedhur (legati) filluan t'u ipen udhëzimet ose instruksionet e para politike ose diplomatike. 

Metodat e Romës i mori dhe zbatoi edhe Bizanti sipas të së drejtës natyrore dhe historike mbi marëdhëniet ndërkombtare. 

Ndërkaq, për shkak të ndryshimit të hartave të njohura shtetrore, nacionale, politike, gjeografike ose gjeopolitike, si dhe të rritjes ose zgjerimit të fushëveprimt politik, diplomatik, tregtarë dhe ekonomik në kontinentin e vjetër evropian dhe më gjërë: U fillua me aplikimin e arkivave dhe dokumentacionëve diplomatike si dhe të dërguarëve (dërgatave) ose atashimëve të ndryshme konzulare ose diplomatike në mes shtetëve (qytetëve), mbretërive, perandorive ose principatave të ndryshme europiane dhe të tjera në mesjetën e hershme dhe më vonë. Kështu që përveç shtetëve të Mileti, Raguzës (Dubrovnikut), Venedikut, Milanos dhe Montovës, edhe shtetët, mbretërite ose principatat tjera (si ajo e Frankëve dhe Langobardëve, e Arbërve ose Kastriotëve, e Lujëve, Yorkëve dhe Lancasterëve etj.) filluan me ngritjen dhe atashimin e diplomatëve dhe përfaqësive të ndryshme konzulare ose diplomatike tek popujt (kombët) dhe shtetët tjera.

Ndërkohë që ngritja, themelimi ose konstituimi i shtetëve moderne ose bashkohore, në menyrë eksplicite ose implicite i solli edhe ndryshimet, reformat (restaurimet) ose transformimet e njohura konceptuale ose metodologjike edhe në planin konzullar ose diplomatik. Kjo sidoms pas firmosjes së "Paqës së Vestfalisë" me 1648, si dhe revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli, Francë, SHBA-s, Gjermani, Itali etj

Ndërkaq, me "Kongresin e Vjenës"(1815), si dhe me "Kongresin e Aachenit" me 1818, do filloi një etapë ose epokë e re në historinë e përgjithshme të politikës së jashtme ose diplomacisë botërore. Duke i nënkuptiar këtu edhe ngritjen ose themelimin e "Unionit Telegragik" me 1856, "Unionit Postar" ose "Diplomatik" me 1874 dhe 1875, , "Kongresin e Berlinit" me 1878 etj. 

Përderisa, politikën dhe diplomacinë botërore të shekullit të kaluar (XX) -do e karakterizojnë dy luftërat e mëdha botërore së bashku me ish "luftën e ftohtë" si dhe një mori ngjarjesh, procesësh dhe zhvillimët të tjera hektike, turbulente, cvilitëse, korpulente, robuste, sfiduese, agresive, eklektike dhe tepër dinamike.

Gjatë asaj (kësaj) periudhe do i kemi edhe "Traktatin e Versajës" me 1919, ngritjen ose themelimin e Lidhjes (Ligës) së Kombëve" me 192O, të OKB-s me 1945, "Paktit të Natos", Unionit Europian"(UE-s), ish "Traktatit të Varshavës" etj.  

Me fjalë tjera, politika e jashtme ose diplimacia moderne dhe postmoderne, kanë njohur ose pësuar ndryshime, zgjerime, reforma ose transformime të thella esenciale ose substanciale edhe në fusha ose disciplina tjera politike, ushtarake, tregtare, ekonomike, kulturore, shkencore, akademike, pedagogjike, industriale, teknologjike etj.

E tërë kjo në pajtim me konventat ose kodifikimet e njohura konzulare ose diplomatike të Vjenës me 1961 dhe 1964 si dhe në pajtim, sintoni, harmoni, kohezion, vokacion dhe rezonancë të plotë me ngjarjet dhe zhvillimët e sotme botërore ose ndërkombtare ku politika e jashtme ose diplimacia në kuptimin e njohur kolokvial ose seminarik, është shkathtësi ose efikasitet intelegjent, intelektual dhe profesional i përzgjedhjes, modifimimit dhe moderimit (retorik ose oratorik) të fjalëve, termave ose shprehjeve më të njohura dhe më të bukura shkencore, politike ose diplomatike për arritjen e qëllimëve ose interesave të larta individuale dhe kolektive, respektivisht, shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, tregtare, ekonomike, industriale, teknologjike etj.

Për me tepër ndërkaq, sistemi parlamentar shumëpartiak së bashku me rendin shtetror (kushteues ose juridik) dhe sistemin politik, në kushtët e kapitalizmit ose të të ashtuquajturës konkurencës së lirë, pos tjerash kanë treguar (dëshmuar) se aplikimi i t'i themi kushtimisht mekanizmit të njohur shumëpartiak ,sipas logjikës së ngjarjeve dhe gjërave, sollën thyerjen ose shkatërrimin e pushtetit autoritar dhe centralist. 

Ndërkaq, modeli ekstrem i pushtetit centralist dhe autoritarist, solli ngritjen ose formimin e etatizmit dhe egalitarizmit egocentrik dhe policentrik etj. 

Një shteti të lirë, të pavarur, sovran, modern ose bashkkohor, mbi të gjithat i duhet ose nevojitët një mekanizëm i fortë tregtar, industrial dhe ekonomik i cili parasegjithash do të bazohej në ligjin e vlerës (vlerave) dhe kapitalit, i cili njëherë e përgjithëmonë i ka përmbysur ose shkatërruar tendencat dhe fenomenët e njohura borxheze,  skllavopronare ose feudaliste, duke e bashkuar botën në një njësi (bashkësi) tregtare, industriale dhe ekonomike. 

Duke i referuar politologjisë dhe filozofisë amerikane:

Në kuader të kushtëve dhe rrethanave të reja shoqërore, qytetare, industriale, ekonomke, sociale dhe politike në SHBA-s: Profesorët ose politologët e njohur amerikan, në kuader të Univerzitetit të shquar të Çikagos, e ngritën ose themeluan Shkollën ose Katedrën e njohur të politologjisë ose shkencave politike, krahas Katedrës së njohur të psikologjisë klinike. Drejtues dhe arkitekt i saj kryesor ishte Charles Merriam.

E tërë kjo për t'i studuar, analizuar, qortuar dhe identifikuar në menyrë shkencore dhe humaniste, gjegjësisht, kuantitative, kualitative, empirike, induktive, deduktive, determinante, paradigmatike dhe të tjera shkaqet dhe motivet kryesore të krimit të organizuar, korrupsionit, stratifikacionit, kontrabandës etj.

Kështu që Charlles Merriam dhe shoqata e mesipërme e politologëve amerikan nga Univerziteti i Çikagos së bashku me kolegët e tyre nga katedra e njohur e psikologjisë dhe të tjerë, i paraprinë "revolucionit bihevioristik" në SHBA-s dhe më gjërë.

Përderisa, D. Easton në veprat e tij shkencore "A Discipline Dividet: Scoolls and the Sects in Political Scince", dhe në "New Handbook of Political Science": i  vuri asokohe bazat ose themelët e njohura shkencore, rigoroze, progresive, moderne ose bashkohore në politologji ose shkenca politike. Kjo në radhë parë për faktin se shkencat politike ose politologjia moderne ode bashkohore, kanë lindur, janë zhvilluar dhe pëtsosur në SHBA-s krahas lulëzimit ose shkëlqimit të njohur ekonomik, industrial dhe teknologjik.

Ndonëse, modernizmi biheviorinist së bashku me feminizmin dhe automatizmjn modern ose bashkohor si dhe organizatat ose levizjet e ndryshme dinamike, hektike, eklektike, turbulente ose agresive në SHBA-s, si dhe në vende ose meridiane të ndryshme të globit, ndikuan në shumë faza ose etapa të rëndësishme të politikës amerikane dhe gjithëbotërore. Sidomos në ato vende a shtete ku sundojnë ose dominojnë ideologjitë ose mentalitetët e njohura autoritare, hegjemoniste ose totalitariste, të cilat në menyrë brilante dhe suplementare i ka paraqitur ose prezantuar Franc Noiman (Frank Neuman) në librin e tij me titull "The Democratic adn the Authoritarian State".

Ndryshe nga kjo, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, disonancave ose diskrepancave të shumëta klasore, sociale, politike, partiake, konceptuale, ideologjike etj.

Se këndejmi, termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (
shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, historia, religjioni etj.

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.

U mor vesh se ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot. 

Ndërkohë që idetë, teoritë ose definicionet e njohura absolutiste ose ekskluziviste të Thomas Hobsit mbi si thotë "të drejtën legjitime, natyrore ose absolute të autoritetëve të larta të shtetit dhe pushtetit mbi të tjerët", kanë bërë që mendimtar ose dijetar të tjerë botëror të parashtrojnë pyetje, pikëpyetje ose dilema të ndryshme në sfond. K. Manheim në veprën e tij me titull "Ideologjia dhe Utopia"(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?! 

Ndërkaq, sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkenctarëve të tjerë: "Ekzistojnë dallimët themelore ose substanciale në mes popujve ose kombëve të dikurshme mbretërore, dinastike, perandorake ose kolonialiste me seli në Londër, Paris, Madrid dhe Lisabon (Lisbonë), kombëve të lashta ose klasike, kombëve kulturore, industrale dhe teknologjike dhe "kombëve të reja" artificiale ose johistorike etj. 

Pa i harruar këtu revolucionin, evolucionin, bihorvinizmin, primordializmin, pragmatizmin, konstruktivizmin dhe modernizmin e njohur amerikan etj.

Ndaj, siç u cek me lartë faktin i njohur sipas të të cilit: Në 'masivin' ose kompozicionin e marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të 'lidhura nyje' me njëra tjetrën në bazë të 'lidhjeve të padukshme' për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshiti' i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Duhet ditur se cili është caku ose 'ylli polar" i një diplomati ose kryediplomati.

Politika e jashtme ose diplomacia kosovare ndërkaq, sikur nuk kanë kohë dhe ineteres (interesim) për arsimimin, edukatën, kulturën, emancipimin, nderin (moralin), disciplinën dhe narrativin e njohur intelektual dhe profesional. 

Në vend të një politike të jashtme ose diplomacie moderne (bashkohore), kualitative, agresive, dinamike, komerciale, profesionale, intelektuale dhe intelegjente: Atje vazhdimisht aplikohën format dhe metodat e njohura pseudoshkencore, inkoshiente ose antiprofesionale të një politike të jashtme ose dipomacie klasike, kuantitative, pllakative, ataviste, disfunksionale, inkompakte, inkoherente, heterogjene, poroze, partiake, klanore, farefisnore, provincialiste, klienteliste, kameraliste etj. 

Me ç'rast, në vend të diplomatëve të karierës ose profesionit, apo të politologëve të njohur ose kompetent, për diplomat ose ambasador, vazhdimisht zgjedhën ose emrohën tezët, hallat, ndrikullat, partneret, partnerët, dajët, tezakët, nunat ose kumbarët e ndryshëm me "profesion patriot", militant i filan liderit ose politikanit, apo fistek partisë kosovare, "student të përjetshëm të gjuhës dhe letërsisë shqipe, gjuhës angleze, historisë" etj...Pa e lëxuar kurrë asnjë faqe libri nga diplomacia ose shkencat politike etj. Si dhe pa ditur as reflektuar kurrë se në ç'nivel ose në çfarë stadi ndodhën marëdhëniet politike, diplomatike, ndështetrore, ndërqeveritare dhe të tjera të Kosovës me shumicën e shtetëve të globit dhe kontinentit tonë. A janë marëdhënie të shkëlqyera, vëllazërore, strategjike, historike, neutrale, indiferente, ad hoce, de jure ose de facto, të ndërprera, të ngrira ose acaruara etj...?!

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat