Është absurd politik të besohet, se regjimi hegjemonist i Serbisë, do ta njeh pavarësinë e Kosovës..!?

Opinione

Është absurd politik të besohet, se regjimi hegjemonist i Serbisë, do ta njeh pavarësinë e Kosovës..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 12 tetor 2021 Në ora: 06:07
Rexhep Elezaj

Jam i bindur, se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë (njohje reciproke), qysh nga vitit 2011 kur ka filluar dialogu në Bruksel, është shtruar gabimisht, para se gjithash, duke pranuar pa kushte bisedimet me Serbinë fashiste, e cila para syve të Evropës në vitin 1998-99 ka vrarë, masakruar dhe dëbuar nga shtëpitë e tyre përmes gjenocidit masiv mbi një milion shqiptarë të pambrojtur në Kosovë!

Dhe, nuk besoj se gjend diku në botë një shtet ose një popull të ketë pranuar bisedime pa asnjë kusht me një perandori apo me një shtet, i cili ka tentuar ta zhbëj nga faqja e dheut një popull tjetër, pa i vënë kushte të caktuara, siç ka vepruar qeveria “Thaçi-1”, menjëherë pas pavarësisë së Kosovës (2008), e cila, siç dihet pranoi të hyjë në bisedime me regjimin kriminal të Serbisë, pa i vënë asnjë kusht paraprak, e, që ishte një gabim fatal i cili Kosovën po e ndjekë si shpata e Demokleut mbi kokën e saj, nga e cila ende rrjedhë gjaku i njomë i 15 mijë dëshmorëve shqiptarë..!?

Pa hyrë në analizë më të gjerë, por duke u bazuar në përvojat historike të disa popujve në Evropë, para dhe pas Luftës së Parë (1918), gjegjësisht pas asaj të Dytë Botërore (1945), siç ishte rasti midis Francës dhe Gjermanisë, e që normalizimi i marrëdhënie midis tyre nuk kishte ndodhur pa kushte, veçse një pajtim i ngadalshëm pas një armiqësie të madhe, e njohur si "Armiqësia trashëgimore" gjermano-franceze (deutsch-französischen „Erbfeindschaft“), e që do zëvendësohet me miqësi dhe marrëdhënie të ngushta fqinjësore deri në ditët e sotme.

Pra, marrja si model për normalizimin e marrëdhënieve midis shqiptarëve (Kosovës) dhe serbëve (Serbisë), shembullin e Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore (1945), mbi të cilën premisë duket se është mbështetur BE-ja kur e ka iniciuar dialogun Kosovë-Serbi, pa i analizuar dhe zbërthyer në detaje shkaqet, natyrën dhe esencën e konfliktit shekullor shqiptaro-serb në Ballkan, përkatësisht pa e dënuar fare agresorin (Serbinë) për krimet që ajo i ka bërë ndaj 2 milion shqiptarëve në Kosovë, ka qenë një model i paqëndrueshëm. Ose, thënë më troç, ulja në tryezë të dialogut palën kosovare pa e dënuar Serbinë për krime dhe gjenocid në Kosovë (1989-99) si dhe pa i vënë asaj asnjë kusht, pa dyshim, ka qenë dhe mbetet ndër gabimet më të pafalshme që BE-ja e ka bërë ndaj Kosovës dhe 2 milion shqiptarëve. Mbase, kjo i bie njëjtë, sikur ta kishe ulur pas LDB Adolf Hitlerin në të njëjtën tryezë me përfaqësuesin e 2 milion jevrejve të vrarë nga ai, duke ia falur kështu Hitlerit gjenocidin e bërë ndaj tyre..!?

Me një fjalë, sot e kësaj dite mbetet një enigmë e madhe për shqiptarët, se pse BE-ja i ka mbyllur sytë ndaj krimeve dhe gjenocidit të Serbisë të bëra në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, duke e amnistuar regjimin kriminal të Serbisë nga përgjegjësia morale dhe humane, duke e liruar nga pagesa e dëmshpërblimit dhe koncesionet e luftës ndaj popujve të dëmtuar, ose, thënë ndryshe; duke e ledhatuar Serbinë deri në masën e barazimit të viktimës (shqiptarët) me xhelatin (serbët). Mjerisht, kjo tolerancë e BE-së ndaj krimeve dhe regjimit fashist të Serbisë është bërë krejtësisht e qartë gjatë gjithë kohës së dialogut Kosovë-Serbi, i mbajtur në Bruksel nga viti 2011 e deri më sot..!?

Por, ata të cilët vazhdojnë t’i shkelin dhe vrasin brutalisht para syve të gjithë popujve të civilizuar të Evropës, gjitha parimet, ligjet dhe normat ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit, sipas të cilave është dashur të dënohen gjitha krimet e luftës në Ballkan të bëra nga regjimi kriminal i Serbisë në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, pra të dënohet edhe për masakrat dhe gjenocidin që e ka bërë në Kosovë, janë sot, askush tjetër, përveç nacional-shovinistët radikal-hegjemonist dhe serbomëdhenjtë me seli në Beograd.

Ngase, jemi dëshmitarë okularë, se në 22 vitet e kaluara populli “hyjnor” serb nuk ka dhënë as më të voglën shenjë të de-kriminalizimit të mendësisë së tij vrastare, por as të zbutjes së epsheve për gjakderdhje dhe ambicieve hegjemoniste ndaj Kosovës dhe shqiptarëve..!?

Dhe sot, nuk është fare e rastësishme që pas dy dekadave në gjithë shtypin e Beogradit, në mediat private dhe ato shtetërore, në takime të çdolloj natyre, në konferenca partiake, tryeza politike, tv-intervista, sikur edhe në vetë Parlamentin serb, qeveri dhe OJQ, si dhe në shoqërinë civile në tërë Serbinë, kudo has, lexon dhe dëgjon një fjalorë shumë agresiv dhe propagandistik antishqiptar, siç janë një mori shprehjesh ofenduese, neveritëse, nënçmuese dhe shumë denigruese kundër Kosovës dhe shqiptarëve, si p. sh.; “šiptari”, “šiptarski teroristi“, „kriminalna šiptarska vojska, OVK“, „šiptarski separatisti i teroristi“, „takozvana Republika Kosovo“, „privremene vlasti na Kosovo“, „takozvana vlada Kosova“, „Kosovo, južna srpska pokrajina“, „Kosovo i Metohija su neodvojivi deo Srbije“, „ponovo s' oružjem oslobodit ćemo Kosovo“, „nikada nećemo dati Kosovo“, Kosovo je srce Srbije“, „ne damo naše svetinje na Kosovo“, „Beograd i Srbija nikada neće priznati nezavisnost Kosova“, „povratit ćemo kad-tad Kosovo u Srbiju“..,

dhe kështu deri në pafund, provokim pas provokimi si dhe kërcënim të përditshëm me ushtri dhe luftë të re, etj., fjalorë dhe gjuhë të cilin shqiptarët e Kosovës kurrë nuk do ta pranojnë!

Andaj, ata politikanë shqiptarë ose udhëheqës të BE-së t

ë cilët (ndoshta) besojnë se një ditë regjimi fashist i Serbisë do ta njeh pavarësinë e Kosovës, o janë naivë politik, ose nuk kanë njohuri elementare mbi hegjemonizmin serbomadh në Ballkan, sepse ndryshe nuk mund të shpjegohet zhagitja dhe prolongimi i arritjes së marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, dështim dhjetëvjeçar ky për të cilin përgjegjësinë kryesore e bartë BE-ja dhe Serbia hegjemoniste..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat