Evropa e Borrellit, Lajçakut dhe e Macronit, do ta mbajë Kosovën (Dardaninë), koloni të një Evrope të përçarë e të pa denjë

Opinione

Evropa e Borrellit, Lajçakut dhe e Macronit, do ta mbajë Kosovën (Dardaninë), koloni të një Evrope të përçarë e të pa denjë

Nga: Hafiz Shala Më: 14 tetor 2021 Në ora: 14:43
Hafiz Shala

Ju zotëri, Borrell, Lajçak e Macron, u zbuluat lakuriq se jeni në anën e Serbisë kriminale e gjenocidale, se jeni në anën e Millosheviqit të dytë më tjetër emër, Vuqiq, se jeni mbeturinë e asaj Evrope e cila na copëtoi që nga vitet 1878 deri në ditët e sotme.

Zoti Macron, shteti i yt, përmes asaj pjese të NATO-s në të cilën morët pjesë gjatë bombardimit të Serbisë por siç deklaronte Gjenerali me katër yje i Ushtrisë së famshme Amerikane dhe Komandant i këtyre operacioneve, Wesley Clark, se nga baza ushtarake e NATO-s në Aviono të Italisë, nga 33 operacione të forcave franceze në drejtim të forcave vrastare e gjenocidale serbe në Kosovë (Dardani), asnjë cak i qëlluar.

Pse. Sepse ju i keni paralajmëruar forcat serbe se ku do t’i goditni dhe ato i ndërronin pozicionet e tyre.
Prandaj, zoti Macron, Franca, si aleate historike e Serbisë dhe Rusisë, ju, ia keni premtuar veriun e Mitrovicës Serbisë pasi forcat franceze në kuadër të KFOR-it, qysh në Marrëveshjen e Kumanovës të vitit 1999, e keni kushtëzuar pjesëmarrjen në këto operacione paqeruajtëse, vetëm nëse vendosemi në pjesën veriore të Mitrovicës.

Plani i juaj, më 1999, më prezencën e trupave tuaj, nën mbikëqyrjen e kryespiunit tuaj, Daniel Arnaud dhe kuislingëve shqiptarë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, në emër të UÇK-së, i ndaluat shqiptarët e jugut të kthehen në shtëpitë e tyre të cilët ishin përzënë me dhunë, të cilët sot e kësaj ditë, pra, pas 22 vite, ende jetojnë si refugjatë në pjesën jugore të po të njëjtit qytet.

Zoti Macron, si mundet populli shumicë i Kosovës (Dardanisë), tëa ketë besimin te ju sepse ti ende i qëndron pa luhatje përkrahjes sate ndaj Serbisë dhe realizimin e premtimit se pjesa veriore do t’i bashkëngjitet Serbisë. Këtë, nuk e thoni publikisht por, veprimet e juaja, shkojnë padyshim në këtë drejtim.
Zoti Macron, ju sot, për interesa tuaja paraelektorale (që do të ndodhin vitin e ardhshëm), për pretendimet tuaja që ta mbash nën kontroll Evropën, mos ta përfillni Amerikën, pasi që nga janari e merrni Presidencën e Evropës, pasi, në Gjermani, nuk do të jetë më zonja e hekurt, Merkel, duke iu nënshtruar interesave dhe kërkesave ruse për ta dobësuar NATO-n, populli shqiptar i Kosovës (Dardanisë), jo që nuk iu beson por ua ka edhe dronë.

Publikisht u deklarove se Kosova (Dardania), nuk ka gjasa që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, që, ia shoi shpresat për liberalizim të vizave dhe zoti Macron, gjatë vizitës së Kryeministrit Kurti në Paris, ju, i kërkuat që ta zbatojë marrëveshjen rreth Asociacionit me komuna me shumicë serbe e që është në kundërshtim më Kushtetutën e Kosovës (Dardanisë), që është në shpërputhje me Kushtetutën në 23 nene dhe kjo çështje është punë e brendshme e rregullimit Kushtetues dhe nuk ka vend të bisedohet në nivele ndërkombëtare në kuadër të çfarëdo bisedimeve që e vërteton atë që e parashkrova në fillim se ju, i keni premtuar veriun e Mitrovicës i cili nuk do të ndodhë menjëherë por pas një kohe të shkurtër, do ta deklarojnë pjesën veriore një lloj Autonomie me shkëputje të mëvonshme.

Senatori Amerikan, Bob Menendez, në një takim më Lobin Shqiptar në SHBA, deklaroi se “asociacioni është recetë katastrofike”.
Pra, Amerika është kundër një kanceri të tillë në trupin e Kosovës (Dardanisë).

Marrëdhëniet tuaja më Amerikën u keqësuan kur Australia hoqi dorë nga blerja e nëndetëseve diku mbi 50 miliardë dollar dhe u përcaktuan për Amerikën dhe Britaninë e Madhe, e që marrëdhëniet Francë-SHBA u përkeqësuan deri në atë masë sa që ju e tërhoqët ambasadorin resident e fuqiplotë në SHBA.

Ndërhytë në konfliktin Turko-Grek, duke i dërguar tri nëndetëse si ndihmë ushtarake Greqisë, për të treguar fuqinë tuaj edhe në Ballkan, ani pse që të dyja anëtare të NATO-s.

Tani, zoti Borrell, Përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian, po e luan të njëjtën kartë sepse Spanja si edhe katër shtete tjera, ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës (Dardanisë), prandaj, sipas këtyre veprimeve, ju po doni ta mbani Kosovën (Dardaninë), koloni evropiane, jashtë institucioneve të Evropës, ani pse gjeografikisht jemi në Evropë sikur qiraxhi duke manipuluar, duke ia plotësuar kërkesat e Serbisë për të shkëputur edhe ndonjë pjesë të saj e ajo është pjesa më vitale dhe me pasuri të shumta nëntokësore e mbitokësore, duke e përfshirë edhe Ujmanin, i cili falë Trump dhe Grenell donin ta bënin hisedare edhe Serbinë, liqe i cili është financuar dhe ndërtuar me kredi nga ish Autonomia e Kosovës (Dardanisë) dhe i takon Kosovës (Dardanisë).

Kur Qeveria e Kosovës (Dardanisë), filloi aksionin rreth luftimit të trafikimit dhe kontrabandës në tërë territorin e shtetit pra edhe në veri, zoti Borrell, i ndikuar nga Serbia dhe i inkurajuar edhe me politikat tuaja, në vend se ta ndëshkojë Serbinë ai ia tërhequr vërejtjen serioze, Qeverisë së Kosovës (Dardanisë), që mos të bëjë veprime të njëanshme, absurd i shekullit sepse nëse duhet serbëve të veriut t’ua prishim gjumin, duhet marrë leje nga Borrelli, Lajçaku dhe Macroni e pastaj t’i pyesim ata se a mund ta hulumtojmë kontrabandën, që fatkeqësisht ju i dolët në krahun e armikut shekullor të shqiptarëve, duke e inkurajuar i cili, për së dyti herë na dha ultimatum se do të pres vetëm 24 orë dhe do të shihni, pra duke iu bashkangjitur kërcënimeve të Serbisë.
Një gjë duhet ta keni të qartë se asnjë pjesë e tokës Dardane, nuk do t’i jepet Serbisë më asnjë kusht, po qe së është nevoja, nëse na imponohet sikur në luftën e fundit, ne do ta mbrohemi deri në njeriun e fundit i cili do t’i mbijetojë një agresioni nga Serbia.

Dhe definitivisht, ju zotëri të nderuar, u rreshtuat në anën e Serbisë kriminale, në anë e një krimineli i cili qëndron në krye të shtetit serb, një agresori dhe shkaktari i katër luftërave në ish Jugosllavi më mbi 200 mijë viktima të shkaktuara, me mbi 15 mijë shqiptarë, mbi 20 mijë femra të dhunuara dhe mbi 1700 eshtra të pakthyer familjarëve shqiptarë, një armik historik dhe shkaktar i Luftës së I-rë dhe të II-të Botërore.

Falë reagimit të NATO-s, se përndryshe, shtrohet pyetja: pse ne duhet të jemi pjesë e një Kontinenti që na injoron, si populli më i vjetër i Ballkanit dhe ndër më të vjetrit të Evropës.

Pse duhet t’u nënshtrohemi diktateve të atyre shteteve të Evropës që janë në anën e agresorit.

Dhe, shqiptarëve nuk u ka mbetur tjetër se po të ishin pjesë e juaj, duhej të organizohej një Kos-egzit, sikur Britania e Madhe, ose të vetë deklarohet se dëshiron të bëhet shteti i 51 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fillim me status si Poto Rico e më vonë edhe pjesë e institucioneve shtetërore Amerikane siç janë, Kongresi dhe Senati me përfaqësues të popullit.

Tani, me vjen keq për Gjermaninë se si do t’ia del me Francën e cila në kohën e zonjës Angela Merkel, megjithatë e mbante edhe barrën por edhe kontrollin. Italia, gjithashtu duhet të deklarohet dhe përcaktohet për të ardhmen e saj.

Na keni mbështetur për muri, zotëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat