Paradoks!

Opinione

Paradoks!

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 tetor 2021 Në ora: 21:21
Autori

Sa të kënaqura janë sot me fitoren e zgjedhjeve lokale në dy komuna, ato parti, që dikur udhëhiqnin me më tepër se gjysmën e komunave të Kosovës.

Për shkak të humbjes së besimit të qytetarëve për keqqeverisjen e vendit, partitë më të mëdha të cilat dikur gëzonin përkrahjen më mosovike të qytetarëve të Kosovës, sot e kanë katandisur vetën në atë dergje për t'ju gëzuar fitorês qoftë edhe një komune të vetme për ta qeverisur.

Vetë fakti se në këto zgjedhje lokale në 21 komuna të Kosovës duhet të shkohej në Bolatazh, tregon se , qytetarët e vendit tonë e kanë të vështirë, shumë të vështirë për ta votuar partinë e cila vërtetë mendon dhe angazhohet përgjegjëshmërisht për t'i zgjedhur hallet e qytetarëve , të cilat janë të shumta dhe të domosdoshme.

Qytetarët e Kosovës janë në hall të madh ,sepse e kanë vështirë për ta zgjedh partinë që do t'ua përmirësojë jetën e tyre, ndonëse se, të gjitha partitë pas luste as njëherë nuk i kanë përmbush premtimet, të cilat ua kanë dhënë qytetarëve në fushata para zgjedhore qoftë në zgjedhjet parlamentare, qoftë në zgjedhjet lokale siç është rasti edhe tani me zgjedhjet lokale tê 17 tetor, 2021.

Megjithatë, pas shkuarjes në balotazh në shumicën e komunave të Kosovës në këto zgjedhje lokale ,qytetarêt duhet të zgjedhin të keqen më të vogël, subjektin politikë i cili premtimet dhënë qytetarëve i realizon sado pakë ,në dallim nga ato subjekte politike të cilat premtojnë shumë dhe posa t'i fitojnë zgjedhjet nuk i përmbushin as 1/4 e premtimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat