Të protestojmë, jo kundër qeverisë as pro opozitës, por për ngritjen e çmimeve!!!

Opinione

Të protestojmë, jo kundër qeverisë as pro opozitës, por për ngritjen e çmimeve!!!

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 26 tetor 2021 Në ora: 10:49
Kuvendi i Kosovës, foto ilustrim

Çmimet e ushqimeve po rritën vrullshëm. Kjo rritej daton që nga viti 2011 e tutje, vetëm këtë vit në krahasim me vitin e kaluar çmimet janë rritur nga 40 deri 50%, me rritjen që nuk po tregon shenja të ndaljes. Ndër faktorët më të mëdhenj lidhen me pasojat e Covid-19, që kanë ndikuar në Evropë dhe SHBA. Sipas, Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rritje të çmimeve ka pasur tek vajrat dhe yndyrat ushqimore. Ngritje përveç produkteve ushqimore, ka pasur edhe në drithëra, karburante dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, më pas të duhani dhe produkte të tjera.

Deri më tani kemi më shumë se 30% qytetarë e familje konsumatorësh që jetojnë në varfëri dhe varfëri të skajshme, pra që kanë falimentuar sepse nuk ia dolën t’i përmbushin nevojat e tyre themelore.

Rritja e çmimeve ka ndodhur dhe po ndodh për arsye se në shumë vende të botës, pandemia ka palëzuar ekonominë, në anën tjetër ka vazhduar shtimi i popullatës dhe ka vazhduar rritja e konsumit. Këto rritje enorme dhe moskujdesi i Qeverisë kanë ndikuar edhe në falimentimin e një pjese të madhe të qytetarëve e familjeve të varfëri konsumatorë. Pavarësisht se nuk është qeveria ajo që rrit apo jo çmimet, megjithatë ajo ka pjesën e saj ku qeveria mund dhe duhet të ndërhyjë nëse ka rezerva, por Kosova ka rezerva të disa produkteve që nuk e kanë as minimumin e garantuar me ligj dhe me këtë rast konsumi ka mbetur në dorë të furnitorëve, prodhuesve dhe shitësve. Tregu duhet të jetë rregullator i çmimeve.

Por, meqenëse Republika e Kosovës akoma nuk ka treg atëherë mund të themi se mungon tregu e së këndejmi mungon edhe rregullatori i çmimeve Qeveria e Kosovës mund të rregullojë tregun, njohjen e të drejtës për matjen e cilësisë së prodhimeve e mallrave dhe e performancës së shërbimeve si e drejtë kushtetues.

Në këtë situatë, qytetarët e Kosovës duhet të protestojnë, jo kundër qeverisë, jo pro dikujt, thjeshtë për të shprehur shqetësimet e tyre me këtë trend që s`po ndalet. Megjithëse Evropa po përballet me një rritje rekord të çmimeve të energjisë që kërcënon të dëmtojë rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, Kosova duhet të jetë e përgatitur, bashkë me ndihmën e qeverisë që dimri që po troket të kalohet sa më lehtë. Ndërkohë që temperaturat po ulen gradualisht dhe ngrohja po bëhet e domosdoshme, edhe pritjet janë që edhe energjia elektrike të shtrenjtohet duke rënduar edhe më shumë jetën e qytetarit të Kosovës. Në këtë kuptim, duhet që qeveria të blej produkte për tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë, dhe në anën tjetër të sigurohet që çmimet jetike mos të rritën më shumë.

Andaj, ftoj të gjithë qytetarët për të protestuar të gjithë të bashkuar, pavarësisht bindje politike, për asnjë parti apo interes politikë, për t’i thirrur qeverisë që bashkë më qytetarët të kalojmë sa më kollaj këtë situatë të vështirë, e cila me afrimin e dimrit vetëm sa do të rëndohet edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat