Lobimi si proces i njohjes së Kosovës si shtet!

Opinione

Lobimi si proces i njohjes së Kosovës si shtet!

Nga: Nijazi Halili Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:03
Nijazi Halili

Në do të trajtojmë angazhimin gjithëpërfshirës të institucioneve të Republikës së Kosovës për njohjen ndërkombëtare të vullnetit politik të qytetarëve të sajë, të shprehur përmes deklaratës së përfaqësuesve të vet, në mbledhjen solemne të Kuvendit të Republikës me 17 shkurt 2008, në Prishtinë . Vet akti i shpalljes së pavarësisë kishte nxitur reagime të pritura mospajtuese të republikës së Sërbisë e cila ende pretendon se Kosova me normat ndërkombëtare vazhdon të mbetet pjesë integrale e sajë.

Institucionet e Republikës së Kosovës, personalitetete publike të vendit dhe kombit shqiptarë në përgjithësi, bashkë një numër qeveri mike të cilat vazhdimisht kishin shprehur mirëkuptim dhe përkrahje për synimet e lëvizjes paqësore shtetformuese  si dhe më vonë luftën çlirimtare kundër diktaturës, menjëherë filluan një angazhim gjithpërfshirës për lobim te vendet anëtare të OKB-së dhe institucionet e organizatat tjera ndërkombëtare për njohjen e shtetit më të ri dhe institucioneve të sajë legjitime. Këto institucione, në disa mandate, kishin dalë prej zgjedhjeve të lira dhe demokratike, të monitoruara nga institucione dhe organizata prestigjioze ndërkombëtare. Kontakte të shumta, letra  dhe angazhime në fushën e marrëdhënieve publike shënuan fillimin e një fushate e cila në momentin kur po shkruhet kjo temë, ka rezultuar me njohjen nga 85 shtete anëtare të OKB, me antarësim në organizatat prestigjioze si të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në këtë proces, gjithsesi aspak të lehtë dhe tejet sfidues, përpos Institucioneve të Kosovës edhe personaliteteve të jetës publike ishin  përfshirë edhe personalitete me autoritet ndërkombëtarë nga Kosova, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë, dhe personalitete tjerë nga bota. Poashtu disa qeveri të vendeve, përkatësisht institucione dhe personalitete zyrtare, publike apo me autoritet, nga vende të ndryshme të botës u gjetën të përfshirë në këtë proces aq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Në anën tjetër, paralelisht me këtë angazhim për njohjen e Kosovës si shtet, rrjedhte edhe  një angazhim frenues, kundërshtues por gjithsesi brenda normave të  sjelljes ndërkombëtare, një proces lobimi kundër njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të sajë.Qeveria e Republikës së Sërbisë dhe institucionet e tjera të saj, duke përfshirë edhe personalitete zyrtare apo publike, menjëherë pas kësaj intensifikuan antifushatën përkatësisht lobimin e tyre për të legjitimuar pretendimet e tyre për rikthim në gjendjen para intervenimit  të NATO-s në Kosovë.

Angazhimi sërb ishte i orientuar kryesisht drejt dy shteteve Rusia dhe Kina, të cilat ajo i konsideron mike dhe të cilat kanë një rol të rëndësishëm në funksionimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke qenë edhe anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të kësaj organizate kryesore ndërkombëtare ku përfaqësohen kombet e lira të botës së sotme. Poashtu orientimi sërb, duke ndjekur linjën e marrëdhënieve të mira të ish federatës me vendet islamike si dhe disponimin antiperëndimor të disa nga këto vende, zhvilloi një lobim të fuqishëm për qëllimet e saj. Strategjia sërbe vazhdimisht zhvillohej në dy drejtime: frenimin e njohjes ndërkombëtare të shtetit të ri duke u thirrur në të drejtën ndërkombëtare e cila sipas zyrtarëve të saj ishte shkelur me ndërhyrjen ushtarake në një shtet sovran siç ishte Sërbia dhe duke insistuar në trajtimin e mëtejmë të Kosovës si pjesë e Sërbisë.

Në anën tjetër diplomacia dhe Sërbia zyrtare jepte deklarata publike kundërthënëse për mundësitë e një negocimi me Republikën e Shqipërisë për ndarjen e Kosovës në vija etnike. E gjithë kjo përfolej si një marrëveshje e mundshme dhe e domosdoshme historike në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

Libri Konflikte Ndërkombëtare. Referencat; Dijana Toska, Studime Pasuniversitare- Cikli dytët, Lobimi si proces i njohjes së Kosovës shtet, f.72-82

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat