Premtimet e Ramushit!

Opinione

Premtimet e Ramushit!

Nga: Adem Bytyqi Më: 30 tetor 2021 Në ora: 13:32
Adem Bytyqi

Ramush Haradinaj: Kur të vij unë në qeveri do ta bëjë rrogën mesatare 1000 euro.

Nuk duhet besuar premtimeve për hava.

Me gjithë respektin ndaj Rambos për kontributin e tij në luftë për çlirimin e Kosovës, kur erdhët në krye të Qeverisë hapi parë që ndërmorët, i rritet rrogën vetit.

Hapi i dytë që e vazhduat, formuat një qeveri me më tepër se 80 zëvendësministra të cilën nuk e ka as Kina me miliarda banorë, kështu nuk kursehet magj’ja e shtetit dhe e popullit shumë i nderuari z. Ramush Haradinaj!

Para se të premtoni rritjen e rrogave 1000 €, do duhej të flisnit për uljen e papunësisë e cila është më e larta në rajon dhe do të duhej të paraqet brengën e çdo qeverie, po pse jo edhe për qeverinë tuaj hipotetike për të cilën paskeni folur.

Në realitetin tonë politik në Kosovë flitet gjithçka, për rritje rrogash, ulje të çmimeve, për keqqeverisje dhe për shumë çështje tjera, por shumë pakë flitet për problemin më kardinal në Kosovë, papunësinë e cila përveç që rëndon jetën e qytetarëve, rëndon edhe buxhetin e shtetit, duke rritur kërkesat e qytetarëve për asistencë sociale dhe forma tjera të ndihmave…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat