Vetëvendosja mori mesazhin nga populli: Nuk fitohen zgjedhjet me Agim Bahtirin!

Opinione

Vetëvendosja mori mesazhin nga populli: Nuk fitohen zgjedhjet me Agim Bahtirin!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 1 nëntor 2021 Në ora: 23:08
Agim Bahtiri

Pavarësisht se doli partia më e madhe, me më së shumti vota të përgjithshme, VV duhet të reflektojë për rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit. Në raundin e parë të zgjedhjeve Vetëvendosje nuk mori asnjë komunë, jo pak shqetësuese, pavarësisht se ka shumë mundësi që në raundin e dytë, pra në balotazh të fitojë Prishtinën, Gjilanin, Gjakovën, nga komunat e mëdha dhe disa të vogla.

Disa nga pyetjet që duhet t’i bëjë vetes: A gabuam, ku gabuam, cilat janë gabimet dhe si mund të përmirësohen?. Natyrisht se ka gabime, rasti më “ i rëndë” , rikandidimi i Agim Bahtirit, njeriu për të cilin asnjë qytetarë i Mitrovicës ska mund të jetë krenar, më shumë ngjante një aktor humori se një kryetar për t`u marrë me probleme jetike me qytetarët.

Ka qenë e ditur se me Agimin VV s`ka shanse të fitojë në Mitrovicë, për më tepër edhe ka ndikuar dukshëm në imazhin e Vetëvendosjes tek mitrovicasit se si ka kandiduar një njeri të tillë, i cili për dy mandate kryetar ska lënë asnjë gjurmë të veprave të mira, përveç krijimit të një imazhi të njeriut më të cilin krejt qeshnin dhe e tallnin. Gabim fatal për VV që kandidon me një njeri të tillë, aq më fatal që edhe e quanin “ akademik”. Andaj qytetarët e Mitrovicës ia dhanë një shuplakë të fortë VV, nga e cila duhet nxjerr mësime. Edhe qytetarët e Ferizajt i treguan Albinit se nuk fitohet me “miss gjyshe”, nga një kandidat për kryetar që nuk gëzon mbështetjen as të partisë, as të qytetarëve.

Kandidimi i Valon Ramadanit në Ferizaj ishte qysh në fillim gabim, Valoni nuk ka gëzuar mbështetjen e një pjesë të kryesisë së VV-së në Ferizaj. Pastaj, nuk gëzon simpati nga qytetarët e Ferizajt, nga rinia, me gjyshe nuk fitohet, në kohën kur qytetarët e Ferizjat kanë problem më bërllokun, nuk e kanë luksin të dëgjojnë tallje me spektakle të gjysheve. Gabim tjetër për VV ka qenë publikimi i kandidatëvë në orët e fundit të afatit, në disa raste edhe duke befasuar qytetarë e komunave të ndryshme.

Vështirë është të rrëzosh një kryetar që ka bërë katër vjet reklamë, nuk mund ta mposhtesh me një fushatë një mujore, pavarësisht se mund të keni kandidatë të zotë. Një kandidat për kryetar duhet që të jetë afër qytetarëvë çdo ditë, të jetojë me ta hallet e tyre, të bëj opozitë katër vjeçare, jo për një muaj fushatë të mund të fitojë. Rasti në Ferizaj ka qenë i tillë, e këtë gjë s`duhet më ta përsëris VV, nësë dëshiron të ketë rezultat më të mirë. Kjo gjë duket se e ka penalizuar, për të cilën edhe ka marr ndëshkim nga qytetarët. Agim Bahtirat nuk mund të kenë vend në një parti që mëton të mbetet e para, të fitojë komunat dhe të sjell ndryshimin e premtuar.

Edhe në Gjakovë, kur po flasim për komunat e mëdha, VV nuk është dashur të kandidonte Mimozën, meqenëse ka qenë kryetare dhe nuk është se ka sjellë ndryshimin e pritur. Në përgjithësi në skenën tonë politike akoma nuk është kuptuar një gjë: Riciklimi i kandidatëvë nuk i sjell dobi as qytetarit dhe as vet partisë që e kandidon. Shto këtu pastaj edhe në disa komuna të vogla, me kandidatë që nuk kanë qenë afër qytetarëvë më herët, kanë dal në pah vetëm në fushatë, kjo gjë nuk guxon të ndodh, ose përsëri do të marr ndëshkimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat