Me kë do të jetë Shqipëria me Lindjen...apo me Perëndimin?!

Opinione

Me kë do të jetë Shqipëria me Lindjen...apo me Perëndimin?!

Nga: Ylli Mece Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 15:59
Ylli Mece

(Letër e imponuar drejtuar një mik rus)

I nderuari miku im Georgi Zhukov ! Pikë së pari me vjen mirë që kini mbase dhe rastesisht emrin e një mareshalli legjendar të Luftes së Dytë botërore, katër herë hero i Bashkimit Sovjetik, i cili u bë tmerr i hordhive naziste dhe sukurse jua u kam thënë dhe më parë pa luftën heroike të Ushtrisë së Kuqe të udhëhequr nga Stalini, pa shpirtin e pa epur te popujve rusë sikurse dhe të popujve të tjerë antifashiste të botës rrezik që dhe sot Evropa mbi tastierat e se cilës unë po ju shkruaj nuk eshte çudi që në shkolla të kishte të detyrueshme gjuhen e diktuar nga Hitleri. Ju në letrën tuaj ngrini shumë çështje, por unë do të trajtoj për ju çështjen të cilën ju e ngrini nëpërmjet një pyetje me rëndësi të madhe se në rast konfliktesh midis Rusisë federative, dhe Evropës apo midis USA-se dhe Rusisë cilën anë do mbajë dhe përkrahë Shqipëria?! Në mbështetje të kësaj pyetje si për të më bindur por dhe për të më orientuar se nga duhet të mbajmë ne, përmendni me të drejtë luftën e popujve heroikë te Bashkimit Sovjetik dhe fitoren mbi fashizmin, përmendni gjithashtu se kjo Evropë tamam si zuskat që bëjnë pazare e ndau Shqipërinë me 1913 duke e copëtuar atë dhe duke jua u dhenë fqinjëve. Kjo që thoni ju është e drejtë, por ju ama nuk përmendni rolin e Rusisë në Traktatin e Shën Stefanit më 1878 të diktuar nga Perandoria ruse i cila u linte dorë të lirë bullgareve, serbeve dhe malazesëve të ri coptonin Shqipërinë. Edhe pse vet Rusia nuk përfitonte nga këto territore, ajo thjeshtë u linte dorë të lirë për interesa të veta qarqeve reaksionare pan sllavike të Ballkanit. Do të ndodhte që ky traktat të kundërshtohej prej Austro Hungarisë, por dhe këta jo se u hapej barku për lirinë e popujve , por thjeshtë për shtrirje të influencës së vet në Rajonin e Ballkanit. Pra miku im, sikurse e kupton nga vet dinamika historike vrehet se të gjitha Perandoritë në Gadishullin e Ballkanit aspak nuk i ka ngrenë meraku për lirinë dhe pavarsinë e popujve tanë por për skllavërimin e tyre duke i përdorur dhe si plaçkë tregu për të kënaqur orekset e njërit apo të tjetrit. Pra zhvillimet historike, kanë vërtetuar se popujt e vegjël përherë janë bërë prehë e kacafytjeve ndërimperialiste. Tani le të shkojmë te pyetja e juaj se cilën anë dë të mbajë Shqipëria atë të Rusisë apo të Bashkimit Evropian duke përmendur këtu se kjo BE doli pjella më e keqe e popujve nazizmi i Hitlerit. Edhe në këtë pikë ju nuk gaboni, por indirekt orjentoni se Shqipëria duhet të shikojë nga Lindja dhe jo Perëndimi. Po para se të shkoj në këtë pikë me duhet të sqaroj se me sabotimin dhe shkatërrimin që ju bë socializmit në Shqipëri dhe mbas vdekjes së Enver Hoxhës, vendi ynë e humbi një herë e përgjithmonë lirinë e tij dhe pavarsinë politike dhe ekonomike. Me shkatërrimin e socializmit u shkatërrua dhe mbrojtja jonë e fuqishme që asnjë fuqi e fqinjëve reaksionarë nuk guxonte dot të ndërmerrte aventura të tilla. Tashmë në kuadrin e”Mbrojtjes Kurorë nga NATO-ja” kuptohet lehtë se Shqipëria atdheu i ynë jo vetëm që ska mbrojtje por bijtë e saj mund të përdoren dhe si mish për top për interesa të fuqive evropiane madje dhe të vet Amerikës. Pjesëmarrja e Shqipërisë në misione të tilla si “Paqja e Irakut” tregoi fare qartë se për çfarë qëllimesh u përdorën këta mercenarë, të gatshëm për t’i dërguar ky bllok agresiv atje ku ka interesat e veta. Mos vallë kjo do të justifikonte kalimin e Shqipërisë nga Blloku Lindor? Jo kurrë se si jo sepse për mendimin tim por dhe nga analiza që u behet fenomeneve shoqërore në periudhën e imperializmit do të ishte një gabim i madh i pa falshëm për këdo vend që të rradhitet nën komandën ruse: “smirno”(gatitu)...apo të NATO-s: stand up.. attention !(Çohu gatitu) .Shkurt nuk mund të mbështetemi te një fuqi imperialiste për tu mbrojtur nga tjetra, sepse është pikërisht ajo fuqi që në fakt na e ka rrëmbyer lirinë dhe pavarsinë dhe mbasi ka realizuar këtë na përdorin ne si ushtarët e fushës së shahut...dhe përse? Për të mbrojtur një palo mbret që në rastin konkret nënkuptojmë interesat imperialiste. Nëse do besonim se këto fuqi imperialiste janë të interesuara për lirinë e popujve dhe vetëvendosjen e tyre, përse nuk e lanë të bashkohej populli shqiptar e vëlla i Kosovës me trungun amë Shqipërinë? Interesat e kujt preken? Ju miku im thoni se Rusia nuk ka asnjë interes në Ballkan. Jo, ju këtë e kini shumë gabim, sepse pikërisht në Evropë, ende si rajon i pa stabilizuar njihet Ballkani. Nëse do ecnim me mendimin tuaj atëherë përse dhe sot e kësaj dite Rusia nuk e njeh Kosovën si Republikë, por deklaron se ne do të njohim çdo lloj zgjidhje dhe propozimi serb për këtë çështje? Madje Rusia nuk pranon që këtë zgjidhje ta japë BE-ja por Këshilli i sigurimit te OKB-se. Shtrohet pyetja po përse e bën këtë kapërxim Rusia? E thjeshtë fare, sepse Rusia në Këshillin e sigurimit ka të drejtën e “vetos” , pra e kupton se sa me djallëzi veprojnë dhe se çfarë të drejtash i kanë dhënë njëra-tjetrës këto fuqitë e mëdha ? E njëjta pyetje mund të shtrohet dhe për BE-në apo dhe vet Amerikën. Një marrveshje e fshehte është duke u përgatitur midis Rusisë, Be-së dhe Amerikës për “Open Ballkan” ose si i themi ne Ballkanin e hapur. Po kjo dhe mund te bëhej, vetëm atëhere kur Serbia të marrë përsipër dhe të kërkojë falje publike për krimet e bëra ndaj popullit shqiptar. “Open Ballkan” me një Serbi shoviniste që gris flamurin shqiptar mbi ambasadën shqiptare në Beograd ska e s’mund të ketë. Evropa për këto gjëra nuk është asdpak e zonja të gjunjëzojë shovinizmin sepse është vet inkobator i rritjes së tij .Evropa ka dhe një pengesë tjetër sepse duke qenë një bashkësi me kolorite të ndryshme popujsh brehet dhe nga nacionalizma të ngushta. Kështu psh Franca nuk e shikon me sy të mirë rolin udhëheqës të Gjermanisë në Be dhe shembull mos bindje dhe Anglia e cila doli nga “komuniteti” po kështu vickla po hedh dhe Polonia. Nga ana tjetër dy vende anëtare të NATO-s , Greqi -Turqi kanë dekada me njëra tjetrën që janë në mosmarrëveshje. Në rast konflikti si do të vepronte NATO ? Po kështu Greqia ende është me ligj në gjendje lufte me Shqipërinë , ligj ky që e ka zanafillën që në luftën italo - greke, pra në rast lufte ne me Greqinë cilën anë do mbaj NATO-ja ? Në fakt këto superfuqi qe luajnë me fatin e popujve sikurse dhe vetë praktika e deri tanishme tregon se ato “bien dhe në mënyrë të heshtur në ujdi” me njëra tjetrën madje dhe kur bëjnë sikur zemërohen këtë gjë e bëjnë për t’i hedhur hi syve popujve. Dhe ajo më e habitshmja është se kur njëra ndërhyn agresivisht diku në një rajon, tjetra”bën sikur zemërohet në kulm”, por ky lloj zemërimi është një mesazh i hapur se shiko ti e bëre këtë akt të pa precedent?! Boll më se tani e kam radhën unë ! Po të vrejmë historikun e mardhënieve të superfuqive me njëra tjetrën (USA – BRSS që nga koha e Hrushovit apo Rusi që mbas Gorbaçovit) do konstatojmë se ka me mijëra akte e denoncime kundrejt njëra – tjetrës, por nga ana tjetër dhe po aq në ndërhyrjet në punët e brendëshme të popujve si nga njëra ashtu dhe nga tjetra. Këto në fakt nuk janë pasione dëshirash as të Merkelit, as te Putinit e as te Bidenit, por është vet natyra imperialiste, është ekonomia e këtyre superfuqive që kërkojnë zona influence për shpërndarjen dhe shitjen e mallrave duke zaptuar tregjet dhe po qe se nuk sigurojnë ndarjen e zonave të influencës në mënyrë paqësore , atëhere fillojnë paralajmërimet e luftës.. Rusia ka një armë të fortë kundër Evropës së Bashkuar sepse ajo është eksportuesja më e madhe e energjisë së gazit në Evropë, por dhe Evropa është po aq exportuese e teknologjisë së përparuar nga ku të dyja kanë nevojë për njera tjetrën. Tash mbas Amerikës si superfuqi e dytë po del dhe Kina.Çduhet të bëjnë popujt të lenë një superfuqi e të bashkohen me tjetrën për të futur kokën si struci e të “mbrohen” ?! Në rast konflikti gjakderdhjet do jenë të mëdha dhe do i paguajnë popujt. Mësoje miku im Zhukov se unë dhe besoj se dhe populli shqiptar jame jemi po aq miq të shpirtit te paepur rus , sa dhe aq pasionant ndaj shpirtit praktik amerikan sikurse dhe ndaj qyetërimit evropian dhe atyre aziatikë, por me këtë të deklaroj ty miku im se jam po aq kundër imperializmit të këtyre vendeve që u kanë hypur në qafë në rradhë të parë poujve të tyre dhe të gatshëm për të kalëruar mbi kurrizin e popujve të tjerë. Po atehere shtrohet pyetja si duhet të veprojnë popujt dhe midis tyre dhe populli i ynë? Popujt duhet të marrin vet në doren e tyre fatet dhe jo tua besojnë imperialisteve. Duhet të jenë popujt ata që të vendosin dhe jo kancelaritë evropiane ruse amerikane kineze apo dreqi me të birin !Këto sjanë mësime të miat as leksione katedre por jane mësime historia të vertetuar në të gjitha periudhat historike. Ata popuj qe fatet e tyre jua u kane lenë të huajve ose jane asimiluar dhe kanë humbur indetitetin e tyre ose kanë ngelur përjetësisht të nënshtruar duke qenë në kufijtë e mos kezistencës së vet. Miku im Liria nuk dhurohet por për të luftohet .....deri sa te fitohet !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat