A po e vazhdon Rama në Beograd traditën e (Esadistëve), Socialistëve ?!

Opinione

A po e vazhdon Rama në Beograd traditën e (Esadistëve), Socialistëve ?!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 09:09
Sherif Ramabaja

Në vitin 1915 Esad Pashë Toptani kishte nënshkruar marrëveshje ” historike” me Serbinë. Me një marrëveshje të tillë Serbia obligohej që ta “mbronte “ Shqipërinë.

Mbrojtja e Shqipërisë në këtë rast nënkuptonte që, Serbia të futej me ushtrinë e saj në tërë territorin shqiptar.

Serbia me një marrëveshje të tillë Esad Pashë Toptanit i garantonte disa bashki me një polici vendore, kuptohet njerëz besnik të Serbisë. Në rast rreziku dhe nevoje, ushtria serbe do ta ndihmonte Esadin, në ruajtjen e pushtetit mbi bashkitë.

Esad Pashë Toptani në një farë mënyre të tërë Shqipërinë, ia kishte dhuruar dhe dorëzuar Serbisë.

Avni Rrustemi nuk kishte mundur të duronte përuljen dhe turpin e Esadit dhe një ditë e kishte zbrazur koburen mbi trupin e tij.

Pas Esadit strehim në Serbi kishte kërkuar mbreti Zogu. Ai Akuzohet se Sebisë ia dhuroi (shiti) Shën Naumin dhe Vermoshin.

Pas Zogut pakt me dreqin (Serbinë), kishte lidhur diktatori Hoxha. Hoxha Për ta fituar pushtetin, kishte kërkuar ndihmë dhe përforcime nga ideologjia komuniste serbe. Vetëm me dy veta nga Serbia si me magji, ai i trullosi shqiptarët me një ideologji të tillë.

Si shpërblim për këtë mirënjohje Hoxha Serbisë ia dhuroi, jo më pak se tërë Kosovën.

Diktatori Hoxha kishte si kërkesë nga vëllezërit serbë, që t´ia disciplinonin kosovarët, të cilët i kundërviheshin ideologjisë së tij.

Serbët me kënaqësinë më të madhe ia kishin plotësuar dëshirat diktatorit Hoxha: nuk mund t´i përshkruante mendja e njeriut se çka kishin bërë ata mbi shqiptarët e Kosovës. Kishin ndjekur, kishin vrarë, kishin burgosur, kishin masakruar, kishin torturuar, kishin përdhunuar, kishin djegur, kishin përpiluar programe për shfarosjen e tyre dhe çka jo tjetër.

Pas diktatorit Hoxha në kohën tonë më të re si pionir i Hoxhës u paraqit Nano. Ky po ashtu u takua me kriminelin Miloseviq dhe e vendosi vulën e vetë : Kosova është çështje e brendëshme e Serbisë.

Mjaftonte vetëm kjo thënje e tij, për ta vazhduar traditën e politikanëve shqiptar që i qëndronin besnik politikës gjenocidiale të Serbisë ndaj shqiptarëve.

Pas Nanos flamurin e mori ish basketbollisti Edi Rama që Berisha e quan Kristaqi i Surrelit.

Kristaqi si duket do ua kaloi të gjithëve. Ai me ministrin e propagandës së kriminelit Miloseviq, Vuçiqin që në Konferencën mbi Klimën këto ditë në Glasgow gjithkund me pamje shihen sëbashku. Ata kanë shpallur Minishengenin Balkanik që tash po e quajnë me emër të ri, Open Ballkan.

Lirisht mund të thuhet se, tradita me sukses po vazhdohet. Rama po kërkon bashkim kombëtar. Disa të trullosur nga thënja e tij po entuziazmohen dhe nuk po e kuptojnë se me bashkim kombëtar, Kristaqi e ka fjalën bashkimin me Serbinë.

 Ky bashkim pritet të bëhet me Open Ballkanin që Rama – Vuçiq dhe Vuçiq – Rama pritet ta bëjnë.

Trasenë e kanë shtruar. Pritet që në takimin e përzemërt vëllazëror në Beograd Rama dhe Vuçiq vetëm t´ia vënë qeremidet (teneqet).

Disa Kristaqit po i thonë se një veprim i tillë është ngulje e thikës pas shpine Kosovës, po ai nuk po reagon. Është brengosëse se një ngulje të tillë Kosovës nuk do të jetë as e para e as i fundit që po i bëhet.

Pas Kristaqit nuk dihet se cili socialist, do e vazhdoi rrugëtimin e tij besnik.

O moj Shqipëri, o moj Shqipëri...

Shkrim nga Mars - Rover

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat