A po i kërcënohet Ballkanit një luftë re?!

Opinione

A po i kërcënohet Ballkanit një luftë re?!

Nga: Skender Mulliqi Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 12:42
Autori

Sikur në krejt botën , edhe në boten demokratike po rritën diktaturat dhe po zvogëlohen demokracitë! Lufta për profite dhe pasurime po i fuqizon autokratët e vegjël dhe autokratët e mëdhenj. BE-ja , sikur nuk po gjen mekanizma të intervenimit për të mbrojtur demokracinë , duke i ndihmuar dashur apo pa dashur veprimet e brendshme diversantë të shumë shtete. Kjo strukturë evropiane pa Amerikën nuk po është në gjendje ti zgjedhe problemet e paraqitura në Evropë dhe as nuk po është në gjendje të zgjedh as krizat, e sidomos ato të minishteteve të dala nga ish-Jugosllavia. Rajoni i Ballkanit sikur është mësuar më kriza permanente dhe më luftëra. Lufta e fundit e viteve te 90-ta të shekullit të kaluar , solli tragjedi të mëdha, e ato sikur nuk kanë përfunduar.

Nuk kemi situatë të mirë politike dhe të sigurisë në Bosnje, ku Marrëveshja e Dejtonit nuk solli paqe të përhershme . Republika Serpska e Dodikut , nuk po heq dorë nga pretendimet për shkëputje nga BH-ja, duke pru gjendjen buzë luftës së re. As ne Maqedoninë e Veriut nuk kemi stabilitet politike , sepse që shumë kohë kanë mbetur zvarrë problemet e pa zgjedhura etnike dhe nuk janë shuar as pretendimet territoriale të Bullgarisë ndaj këtij shteti. Mali i Zi nuk po qetësohet edhe pse është bërë pjesë e NATO-së. Ngjarjet e brendshme jo të mira politike dhe tentim agresioni ruso-serbë në anën tjetër kanë shkaktuar gjendje problematike dhe të krizës .

Serbia është shteti që nuk është reformuar që nga koha e Millosheviçit. Ajo po tenton kthimin në Mal të Zi, dhe po tenton më kërcënime lufte, edhe ndarjen e Kosovës. Këtë e vërtetojnë edhe ngjarjet e fundit në Cetinje me “popat” serbë, dhe ngjarjet në veri të Kosovës, ku Vuçiqi kërcënoi direkt më luftë duke pru në kufij forca dhe makineri të shumta ushtarake.

Të gjithë këto flasin për inercinë e BE-së në qetësimin e situatave të tilla ende konfliktuoze në Ballkan dhe më gjerë. Madje, ajo më veprimet dualiste politike sikur po i fryn bukur shumë gjendjes të destabilitetit. Në shumë shtete të rajonit janë instaluar qeveri sharlatane të cilat po i dërgojnë vendet e tyre kah lufta, e jo ka stabiliteti politik dhe stabiliteti i rrjedhave ekonomike dhe sociale. Kanë mbetur shumë hapësira të zbrazëta veprimi dhe nga kjo edhe po thellohen krizat në këto shtete. Ende nuk janë liruar krejt nga logjika ballkanase, e cila është logjikë retrograde e të menduarit, logjikë konfliktuoze e jo civilizuese. Shumë po theksohen edhe ndarjet shoqërore dhe politike, të cilat kanë mbetur aty diku në mes, as në kapitalizëm modern as në sistemin socialist!

Dihet së një gjendje e tillë e status- kuos prodhon stagnacion të proceseve demokratike dhe proceseve të tjera zhvillimore. Jo, që po vonohemi edhe në si Kosovë në fazën e tranzicionit, por ndër të tjera po humbasim edhe në lirinë tonë. Arinjtë mega-politikë, nuk po ngopën më të mira materiale të zhvatura. Kanë krijuar terren të përshtatshëm shumë vjeçarë për tu pasuruar në mënyrë jo ligjore. Ata ndikuan për fat të keq edhe në mënyrën e jetesës tonë, të cilën nuk po e bëjmë të mirë. Shtetet ballkanike, kështu edhe Kosova sikur kanë hartuar plane për ikje të të rinjëve nga vendlindjet e tyre..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat