Po të ishte Edvin Rama shqiptar, ai kurrë nuk do ta tradhtonte Kosovën

Opinione

Po të ishte Edvin Rama shqiptar, ai kurrë nuk do ta tradhtonte Kosovën

Nga: Rexhep Elezaj Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 13:59
Takimi në Beograd, 3 nëntor 2021

Po të ishte ED shqiptar, kurrë nuk do shkelte mbi gjakun e 1370 fëmijëve të lindur nga nënat shqiptare, por të vrarë dhe të masakruar barbarisht nga policia dhe ushtria kriminale e Serbisë, hiç më larg se para 22 viteve,

po të ishte ER shqiptar, mbrëmë nuk do pinte në Beograd venën serbe bashkë me ish “Port-Parollin” kriminelit S. Millosheviç, A. Vuçiqin, vetëm 5 km larg nga varreza masive në Batajnicë afër aeroportit, ku janë groposur me eskavatorë kufomat e mbi 700 shqiptarëve të masakruar nga çetnikët kanibalë serb, madje ku disa kufoma të tyre i kanë përzier me asfalt duke i shtruar rrugët në Beograd,

Po të ishte ED shqiptar, kurrë nuk do e amnistonte krye me vete regjimin fashist serb në krye me A. Vuçiqin, për vrasjen e mbi 15 mijë shqiptarëve të Kosovës të masakruar mizorisht gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-99),

Po të ishte ED shqiptar, nuk do e pranonte kurrë dhe pa e pyetur Kosovën, skenarin ogurzi serb të A. Vuçiqit për ndarjen e Kosovës, duke pranuar t’i falet Serbisë Veriu, si pjesa më e pasur e Kosovës,

Po të ishte ER shqiptar, kurrë nuk do e pranonte në vizitë në Shqipëri kriminelin serb, A. Vuçiqin, pa i kërkuar falje publike Kosovës dhe shqiptarëve për vrasjen e mbi 15 mijë viktimave të pafajshme, vetëm pse ishin shqiptarë,

Po të ishte ER shqiptar, kurrë nuk do e ftonte në Tiranë reperin kriminal serb, Goran Bregoviçin, për t’ia dhuruar çelësin e bashkisë së Tiranës, të qytetit dhe kryeqytetit gjithë-shqiptar në Ballkan.

Po të ishte ER shqiptar, kurrë nuk do e pranonte nismën e çetnikut serb në Novi Sad, aktualisht president i Serbisë fashiste, për formimin e “Mini-shengenit”, me të cilin synohej zhbërja e pavarësisë së Kosovës, duke e futur prapë Kosovën nën tutelën e robërisë dhe hegjemonizmit ruso-serb, për gjoja, hapjen e kufijve dhe tregtisë së lirë midis 6 vendeve të Ballkanit perëndimor,

Po të ishte ER shqiptar, kurrë nuk do e vizitonte Serbinë fashiste pa e pranuar regjimi i saj gjenocidin e bërë në Kosovë ndaj 2 milion shqiptarëve gjatë viteve 1989-99 etj.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat