Koha shqiptare në peshojë

Opinione

Koha shqiptare në peshojë

Nga: Skender Karaçica Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 17:06
Autori

Edi Rama më shpesh duhet me shkua në Zagreb dhe Sofje,ndërsa Beogradi për shqiptarët paraqet orën ugurzezë të tradhëtisë së madhe dhe vrasja e Kosovës...!

I pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama, si shpesh po ia mësyen Beogradit me një nostalgji të veçantë se po shkon të ,,miqtë,,e Shqipërisë dhe të vrasësit e orëve të gjenocidit  tash e një shekull kundër Kosovës...!

Shqiptarët e Kosovës janë të ndijshëm dhe të neveritshëm,kur e kur shohin nga afër se si i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama, me buzë në gaz zbret në Beograd për të takuar pionerin e kryekriminelit  dhe të kasapit të Ballkani(lexo:Slobodan Millosheviq),presidentin e përjargur të Serbisë,Aleksandër Vuçiq.

Diplomacia e ,,hollë,,shqiptare(sic!)më mirë do të ishte që të ketë takime dhe bashkëpunim bilateral me vendet dhe popujt miq të Ballkanit:Zagrebin dhe Sofjen zyrtare e fare hiq me Beogradin vrastar të shqiptarëve dhe për ,,tokën e djegur,,të Kosovës.Sa herë flitet për Beogradin dhe Serbinë,shqiptatrët janë të neveritshëm dhe,mënjëherë u vjen kujtesa e kohës të orëve të gjenocidit që ka bër ky shtet fashist në shekullin e kaluar.

Edi Rama në Beograd dhe ora e historisë na del përpara,kur e kur,na del para koha e tradhëtisë së madhe të ,,babës mbret,,Ahmet Zogu,të Toptanit dhe të Kryezive të Gjakovës,që,përmes qarqeve të kohës antishqiptare në Beograd,kurdisej ora mbrapsht e tradhëtisë kombëtare dhe për vrasjen e Kosovës!

Edi Rama e ka zgjedhur udhën pa krye dhe,do të vjen së shpejti koha kur ai do të gjykohej nga historia(term i Hasan Prishtinës)për të bëmat e pamatura mirë dhe,nën velin e nostalgjisë të orëve të tradhëtisë kombëtare(!).Mbase do të vjen një kohë,dihet se për interesa të veta Serbia bën çmos për ,,mikun shqiptar,,(sic!)Edi Rama, ndonjëra nga rrugët e sheshit në Beograd të mbajë emrin e të parit të qeverisë shqiptare(Edi Rama)!Po kështu,regjimi antishqiptar në Beograd në shenjë nderimi për tradhëtinë e madhe kombëtare,sot njëra nga rrugët e sheshit në Vazhdovc  e mban emrin e turkoshakut dhe të dorës së tradhëtisë kombëtare dhe të mikut më të mirë të Serbisë ,,Esad Pasa Toptani,,,,në Beograd(sic!).

Çikago,5 nëntor 2021

Edi Rama,kujdes me ,,diplomacinë e hollë,,me Serbinë dhe me Beogradin e Aleksandër Vuçiq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat