Si të ndalet Edi Rama!?

Opinione

Si të ndalet Edi Rama!?

Nga: Ismail Muqiqi Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 20:26
Ismail Muqiqi

Situata aktuale në Ballkan kohëve të fundit është shumë shqetësuese dhe me plotë të panjohura për sigurinë dhe stabilitetin. Zjarrit po i fryn Serbia bashkë me Rusinë, dy vende të cilat kanë miqësi të përhershme dhe interesa të shumëfishtë për tu bërë faktorë politikë dhe ushtarak në Ballkan.

Në kohën kur Bosnja dhe Hercegovina po përballet me kërcënime deri tek shpërbërja e saj e kërcënuar nga Dodiku dhe politika në Beograd, Republika e Kosovës po kërcënohet vazhdimisht nga Qeveria Serbe, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po e trash miqësinë me Aleksandër Vuçiqin, duke hartuar projekte kokë në veti për Mini Schengenin e Ballkanit të Hapur. Ky njeri i cili po vrapon në maratonën e gabuar në dëm të interesave të shqiptarëve mbrëmë në Beograd u takua me Vuçiqin pa e përfillur Kosovën duke u rreshtuar në krah të interesave hegjemoniste të Serbisë për të dominuar në Ballkan.

Edi Rama e anashkaloi procesin e Berlinit dhe politikën parimore të qeverisë gjermane dhe të kancelares Merkel. Nuk ka dyshim se veprimet dhe aleancat e Edi Ramës me Vuçiqin në dëë të Kosovës janë të mbështetura edhe nga fondacioni “Aleks Soros”, fondacion ky i cili është në shërbim të interesave serbo ruse për destabilizimin e Ballkanit. Në kohën kur Serbia po e kërcënon sigurinë e Kosovës përmes deklaratave të hapura të ministrave të Vuçiqit të Vulinit dhe të ministrit tjetër Stefanoviq. Edi Rama në zemër të Serbisë në Beograd shumë i relaksuar po e kritikon pa fije turpi institucionet e Republikës së Kosovës për mos përkrahjen e Mini Schengenit Ballkanik.

Ky njeri i krisur në kohën kur shqiptarët po bëjnë përpjekje që më në fund të rreshtohen kah vlerat perëndimore, ky po krijon aleanca kundër interesave strategjike dhe gjeopolitike të perëndimit. Një thënie tradicionale dhe historike e popullit shqiptar thotë “Kur duhet të lëshohet [bojkotohet] vëllau” përgjigjja gjithmonë e saktë “Vetëm atëherë kur bëhet krah – aleat me armikut”. Mendoj se situata ne Ballkan dhe më gjerë është tejet serioze. Siguria dhe vlerat demokratike po atakohen dhe rrezikohen nga forcat ultra nacionaliste, radikale dhe ekstremiste të cilat bazën e kanë në Serbi, të mbështetura nga mitet e Kishës Ortodokse dhe të politikës famëkeqe për realizimin e projektit për Serbin e madhe.

Më thotë mendja se klasa politike në Shqipëri ka kohë që është në kaos duke bërë luftë politike për interesat karrieriste për të marrë sa më shumë pushtet. Kësaj vallje po i prinë Edi Rama duke përçar spektrin politikë jo vetëm në Shqipëri e cila gjendet para një kaosi dhe rreziku për destabilizim me pasoja të pa parashikueshme. Është momenti që institucionet e shtetit të Kosovës të deklarohen publikisht duke u distancuar nga politika destruktive e Edi Ramës derisa nuk është bërë vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat