Kohë për alarm të kuq kombëtar!

Opinione

Kohë për alarm të kuq kombëtar!

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 08:23
Ruzhdi Peçani

Sa tragjike, nuk do them e çuditshme, sa e kobshme Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, shkoi në kryeqendrën e Serbisë armiqësore në Beograd dhe serbëve ua thotë troç: “Kosova e ka fituar luftën, por po e humb paqen”! Dhe këtë e thotë mu tani kur Serbia edhe kërcënon Kosovën me luftë. Pra kjo nuk është enigmë që do zbërthyer, kështu edhe Rama i bashkohet kërcënimit serb dhe kërcënon Kosovën, bashkëkombësit për atë pse Kosova nuk po i bashkohet projektit “Open Balkan”.

Po sa lexova në një shkrim: “Vizita e Edi Ramës, në Beograd, lë përshtypjen e një burrështetasi jo serioz, që do të dallonim se ka në vete një mister të dyshimtë me Vuçiqin”.Dhe këtu duhet ndryshuar, jo të thuhet “burrështetas jo serioz”, por një burrështetas  bastard i atdheut. Dhe tjetra “…se ka një mister të dyshimtë me Vuçiqin”.Jo, tani nuk ka asnjë misteri – maskat kanë rënë. Fytyra e Edi Ramës duket shumë qartë.

Pra, Rama ka marrë përsipër të përmbushë, interesat e Serbisë në rajon, dhe ka shkuar aq larg sa merr përsipër  tensionimin e raporteve Shqipëri-Kosovë, dhe të vetë raporteve ndërshqiptare. Dhe i dërgon mesazh Kosovës nga Beogradi: “Po ju them mos u habisni që kompanitë nga Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova do të kërkojnë të vijnë para qeverive, për të mos pasur probleme kur hyjnë në kufijtë e vendeve tona. Mos u çudisni! Kjo nuk është një tekë, as konspiracion, as iluzion halucinacionet”.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, si një mik i veçantë, u pritë në Beograd me nderimet më të larta shtetërore, kështu vetëm presidenti rus Putin mund të pritej nga Vuçiq. E veçantë dhe speciale ishte edhe gostia me verë të kuqe, në restorantin “Salon 1905”, që Vuçiq kishte përzgjedhur për mikun e tij.

Jo ,vetëm se Edi Rama dërgoi porosi, po dhe në shembullin që e thotë Rama :”…dhe, prandaj edhe solla përsëri shembullin e Gjermanisë dhe Francës ”, patjetër se edhe miku i tij dhe nikoqiri Vuçiq ka një porosi për shqiptarët, me alegori: “ Se Shqiptarët dhe Serbët për Ballkanin qëndrojnë njëjtë mu si  ishin për Evropën, Francezët dhe Gjermanët, pas luftës së dytë botërore kur filluan bashkëpunimin ekonomik…” dhe kësaj i kishte shtuar këtë: ”Se, Serbët dhe Shqiptarët do të grindeshin, se cilët do ishin Gjermanët dhe cilët  Francezët”.

… Serbia pajtohet që kufiri Shqipëri – Kosovë të hiqet?!

Kryeministri i Shqipërisë në kuadrin e vizitës në Beograd flet për DW mbi „Open Balkan“. Ai thekson ndër të tjera, se është e rëndësishme që " Ajo që është e rëndësishme është, që Serbia ka pranuar që në mes  Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij.“ Një kakofoni kjo dhe apsurd! Edi Rama bënë “pazare pa hanxhiun”. Një porosi që kishte marrë  ky , para pesë vitesh, nga ish Ministri i jashtëm i Kosovës z.Enver Hoxhaj, kur  Rama kishte bërë vizitë në Beograd:

"… shqetësimi  për shpejtësinë me të cilën po lëvizte Shqipëria me Beogradin”.

“Kemi shqetësim se si Beogradi mund ta interpretojë afrimin e Shqipërisë me shpejtësinë që po ndodh, kjo nga Kryeministri Rama. Serbia është e interesuar që të ketë një dialog shqiptaro-serb, kurrë nuk ka qenë e interesuar që të ketë një dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Deklarata ime ka qenë edhe një porosi për Beogradin dhe për partnerët tanë që politikën e kushtëzimeve ta vazhdojnë”.

Hoxhaj, më tej: “Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, këtu vetëm Kosova është aktor politik, ndërsa Shqipëria besoj se e ka pasur të qartë historikisht këtë proces, dhe besoj se edhe në të ardhmen do ta ketë të qartë. Kosova është shtet i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër në rajon, ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global, sikurse SHBA-të apo BE-ja”.

Duke folur, përsëri, për vizitën e Ramës në Beograd, Hoxhaj tha se “koordinim ka pasur, ka dhe do të ketë”. Gjithsesi, ministri kosovar kishte thënë  se ka pasur një shqetësim për “shpejtësinë me të cilën po lëvizë Shqipëria me Beogradin”.

Dhe në pyetjen që iu  shtrua nga DW : A mund të ketë marrëdhënie të mira rajonale, pa marrëdhënie të mira bilaterale? Në këtë rast shumica kanë frikë nga Serbia për arsye se ka pasur edhe konflikte politike dhe luftë …

Dhe Edi Rama, si antipod që është : “Frika nuk është këshilltar i mirë. Por, unë mendoj që kundërshtia politike e Ballkanit të hapur nuk vjen nga frika, vjen nga nevoja për ta ushqyer frikën në funksion të politikës. Është diҫka krejt tjetër”, duke aluduar në lidershipin e Kosovës.

Ishte thënë në Beograd, se ato shtete që do mbeteshin jashtë “Open Balkan”,do vinin një ditë para ambasadave tona dhe të luten ,që t´i bashkohen këtij projekti – ngase e dinë mirë se nuk mund të hynin brenda kufive tanë?! Ky është kërcënimi dhe shantazhi që vije. Pra kërcënohen edhe marrëdhëniet bilaterale – ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Me ndihmën e Edi Ramës, Serbia ka arritur ta fus thikën në trungun shqiptar, mes dy shteteve shqiptare.

Pas vizitës së fundit të Ramës në Beograd, sërish dolën zërat, që Kosova të shpalli person “non grata” Edi Ramën. Patjetër se zërat janë të arsyeshëm, dhe me plotë të drejtë. Po, në këso rrethana, duhet  të tregojmë urti , mençuri dhe tregohemi shumë racional. Patjetër dhe Qeveria e Kosovës do veproj mu kështu – si shumë racionale. Përkundër asaj që raportet mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, janë në nivelin më të ulët.

Një kërkesë për ndalesë hyrje të Edi Ramës në Kosovë, do të ishte e ngutshme. Po sikur të vepronte Qeveria e Kosovës kështu, do të ishte edhe një sihariq i mirë dhe dhuratë për Presidentin serb Vuçiq. Ngase do arrinte të “fus thikën e përçarjes edhe më thellë mes nesh”, kjo për te do të ishte, ja  “një të ranë e dy të vrame”!

Dhe ashtu,  Edi Ramën nuk do ta shohim të këtë ardhur në Prishtinë –ketë rrugë e mbylli ai vet! Një veprim i pamatur i Kosovës, të shpallte Kryeministrin e Shqipërisë  “non grata”, do shkaktonte dëm në marrëdhëniet  bilaterale dhe diplomatike me Shqipërinë dhe një zë i keç në planin ndërkombëtar dhe i dëmshëm!  Dhe Qeveria e Kosovës – Kryeministri  Albin Kurti  nuk do ta bëjë këtë!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pa ekivoke, ka bërë dhe vazhdon t´i bëjë inkursion Kosovës – thënë shkurt thikë pas shpine. Me veprimet e tija ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtoj rënd dhe tani interesat kombëtare! Dhe  kthehemi për 107 vite pas, se çfarë kishte ndodhur në vitin 1914.Kryeministri serb Nikola Pashiç dhe  Esad Pasha kanë patur idenë të lidhin Serbët dhe Shqiptarët, në atë kohë me një lidhje të fortë dhe shumë efikase – me hekurudhë. Kështu në vitin e largët 1914, pjesë e marrëveshjes së fshehtë, të nënshkruar në Nish, ishte edhe ndërtimi i hekurudhës nga Nishi në Durrës. Qoftë edhe pas 107 vitesh. Dalja e Serbisë në det është aspiratë e vjetër si program Ruso – Serb. Koincidencë kjo apo vazhdimësi me të sotmen, Rama–Vuqiç,apo amanet nga Pashiç dhe miku i tij Esad Pasha?!

“Open Balkan” është një model i ish Jugosllavisë, mu si Marrëveshja Shqipëri –Jugosllavi e vitit 1946,Tito–Enver Hoxha, kjo që përmbante se në Shqipëri në shkolla do futej edhe mësimi i gjuhës serbe si  lëndë fakultative,  kjo që fatmirësisht u shkëput në vitin 1948. Shqipëria politike, me kryeministrin snob që me lojën e Vuqiç, i  është bashkuar narratives  serbomdhe me platformën sureale ‘Open Ballkan”,që mutacion ka “Botën Serbë”.

Po! Është ky një projekt  serb për dominimin ekonomik nën sundimin e Serbisë. Kjo është një iniciativë e vjetër për “Botën Serbe”., ku do përfshihej, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Me që Kosova refuzon këtë marrëveshtje, Edi Rama edhe kishte ironizuar me kryeministrin Albin Kurti.

Në 2013, në Bruksel ishte nënshkruar “Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë”,Marrëveshje kjo shumë e dëmshme për Republikën e Kosovës nënshkruar nga Hashim Thaçi, ku serbët kërkojnë kompetenca ekzekutive, në 2015 ish kryeministri Isa Mustafa nënshkroi po këtë marrëveshje. Pra një “Republika srpsaka” brenda vetë shtetit të Kosovës, një “bombë me sahat”.

Vendosja në tavolinë e sovranitetit si “pazar”!           

Hashim Thaçi si president do shkoj edhe më larg, për si thoshte “për shkëmbim territoresh” apo “korigjim kufiri”,pra  nga presidenti kishim shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit pra –shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pavarësinë e shtetit të sanksionuanuar edhe nga GJND më 22 korrik 2010 dhe njohur nga 116 shtete të botës. Shteti ishte  vënë në tavolinë?! E gjithë kjo, se do blinim paqen nga Serbia duke i kënaqur orekset serbomadhe hegjemoniste të Serbisë. Pra veprime të shefit të shtetit në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare.

Më 21 mars 2018 do votohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Mali e Zi duke i dhënë 2850 ha, që kurrë nuk do këthehen, atë që flasin politikanët, për një korrigjim, është vetëm retorikë.

Dhe nga kjo, aksioma e këtyre marrëveshtjeve, do dalë se: Esat Pasha, Enver Hoxha dhe tani Edvin Rama dhe Hashim Thaçi vepruan duke punuar në interes të shtetit të Serbisë, duke dëmtuar interesat shtetërore dhe kombtare. Mund të thuhet se Enver Hoxha dikur kishte kuptuar kurthin e RSFJ, pasi Shqipërinë e kanosi rrënimi ekonomik dhe mungesa e ushqimit, dhe në 1948 do shkëpuste marrëveshjen! Po, Edi Rama do tërhiqet?

Simetria e bërë, me vitet e shkuara dhe e sotmja na tregon për një proces regresiv historik, i ringjallur edhe në të sotmen, vërtet kur “në vitin 2013 nuk na pyetën por të paktën nuk u tallen me ne shqiptarët”. Po tani ,pas 2018 tallen me ne kur po jepnim dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë duke premtuar territore.

Kohë për alarm të kuq – pse nuk ndihet Shqipëria?

Dhe sot Kosova po kërcënohet me ripushtim nga Serbia me luftë. Me të drejtë diplomati i njohur dhe analisti diplomatik Shaban Murati,në librin e tij “Vetëvrasja politike e Kosovës dhe Shqipërisë”  shkruan se në “Bruksel po vërtitet Konferenca e Londrës. Pse nuk ndihet Shqipëria?”– për një ricoptim të ri të territoreve shqiptare dhe konkretisht Kosovës”. Dhe më tej;  “Ku është Shqipëria dhe përse nuk i ndihet zëri i saj, në një situatë të tillë inkandeshente diplomatike? Si mund të rrijë indiferente ndaj asaj, që po i kërcënohet Kosovës, e cila është pjesë e trungut, e gjakut dhe e zemrës së kombit?”

Më 27 gusht 2018,diplomati kishte shkruar shkrimin “Kohë për alarm kombëtar!”.  

Po tani, sot do shtojmë kohë për alarm të kuq kombëtar!

Me veprimet e tij, të turpshme dhe kundër interesave kombëtare Edi Rama, them se do jetë kryeministri i dytë që do listohet si një Kryeministër kuisling  karshi liderit të partisë nacionalsocialiste të Norvegjisë, oficerit dhe politikanit  Vidkun Quisling, të cilin Hitleri, pas okupimit të këtij shteti skandinave kishte emëruar për kryeministër.

 Këtë epitet vetë Edi Rama e zgjodhi për veten, dhe do ta do të bartë urrejtjen nga shqiptarët ndër  vite e mote ,bashkë me pjesën e  elitës , të përvetësuar si  huazim nga ana e hegjemonizmit serb , që të realizonin planet e tyre dhe të punonin në emër të tyre, qeverisjen ndaj bashkëkombësve të vetë, e në dëm të shtetit dhe çështjes kombëtare.

Këtë epitet e kishte përdor lordi Chris Patten (që e mbajmë mend  si ndërmjetësues për paqen për ish SFRJ), kur kishte dhënë komentin për protestat studentore në Hongkong, e kishte përshkruar Carrie  Lam, kryebashkiaken e qytetit – shtet, si e përkulura e Pekinit zyrtar, si “një lidere kuislingë e cila si të tillë historia e Hongongut do ta shkruaj”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat