Albin Kurti në Kosovë e solli demokracinë dhe do ta forcojë siç kërkojnë SHBA-të

Opinione

Albin Kurti në Kosovë e solli demokracinë dhe do ta forcojë siç kërkojnë SHBA-të

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 7 nëntor 2021 Në ora: 12:18
Albin Kurti

Kritikuesit opozitarë ndaj Albin Kurtit për keqbërjet në Kosovë vendin e kanë prapa grilave.

Fajin pse Kosova nuk është e ftuar në Samitin e Demokracisë që do të mbahet më 9 dhjetor në SHBA, nën patronatin e Joe Biden, presidentit të SHBA-ve, e ka keqqeverisja ne 21 vitet e kaluara e kësaj opozite kur ishte në pushtet në Kosovë dhe jo Albin Kurti.

Fajin pse Kosova nuk është ftuar në këtë Samit të Demokracisë e kanë pikërisht qeveritë e derisotme në Kosovë për shkak të vëllavrasjeve për pushtet, keqqeverisjes, pasurimit të paligjshëm dhe korrupsionit në 21 vitet e kaluara.

Këtë më së miri e dëshmon edhe Prof. Dr. Nazim Qehaja, në letrën e tij të botuar në “Bota Sot” në rubrikën Opinione të datës 5 nëntor 2021, me titull “Komandantët u lëshuan në plaçkë, uzurpime, vrasje e kërcënime”, të shoqëruar me fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

Këtë letër publike të Prof. Dr. Nazim Qehaja do të mund ta lexoni në fund të këtij teksti për ta mësuar të vërtetën për dëmtuesit e vërtetë të shtetit të Kosovës.

Të gjithë e dinë se demokracia e vërtetë në Kosovë erdhi pas zgjedhjeve plebishitare më 14 shkurt 2021, kur fitoi Vetëvendosja dhe e solli treshen udhëheqëse, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Në Kosovë në 21 vitet e kaluara kryeministri, Presidenca dhe Parlamenti ishin kapluar nga vëllavrasjet për pushtet, anarkia, autokracia, pasurimi i jashtëligjshëm dhe korrupsioni.

SHBA-të, Joe Biden-i dhe BE-ja, e kanë të qartë se Qeveria e Albin Kurtit është qeveria më e pastër që e ka pasur Kosova në 21 vitet e kaluara.

SHBA-të, Joe Biden-i dhe BE-ja, e kanë të qartë se kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, trashëguan një Kosovë ku pushteti dhe shteti me tërë institucionet ishin të kapura nga mafia politike vëllavrasëse për pushtet, nga pasurimi i jashtëligjshëm dhe nga korrupsioni.

SHBA-të, Joe Biden-i dhe BE-ja, e kanë të qartë që kjo garniturë udhëheqëse e Kosovës Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca, është duke bërë hapa seriozë në drejtim të forcimit të demokracisë, të reformimit dhe të forcimit të pushtetit dhe të shtetit të Kosovës.

SHBA-të, Joe Biden-i dhe BE-ja, e kanë të qartë se Qeveria e Albin Kurtit po i përgatitën reformat në drejtësi dhe në institucionet e tjera qeveritare.

SHBA-të, Joe Biden-i dhe BE-ja, kërkojnë që në Kosovë sa më parë të ketë veprime konkrete në luftën kundër keqqeverisjes, korrupsionit dhe moszbatimit të ligjit.

SHBA-të, Joe Biden-i dhe BE-ja, kërkojnë që Kosova sa më parë të ketë prokurori, hetuesi dhe gjyqësi të reformuar, të shpejtë dhe efektive.

SHBA-të, Joe Biden-i dhe BE-ja, kërkojnë që në Kosovë të vihen para drejtësisë pa përjashtim të gjithë keq qeverisësit e derisotëm, keqpërdoruesit e detyrës, të pasuruarit në mënyrë të kundërligjshme e me korrupsion.

Opozita në Kosovë edhe pse ia la Kosovës kaosin në pushtetin dhe shtetin e kapur nga mafia politike e korruptuar dhe zhvatëse, në vazhdimësi është duke e kritikuar këtë garniturë të re udhëheqëse Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca në Kosovë, vetëm e vetëm për ta dezorientuar nga veprimet e saj konkrete kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit.

SBA-të, Joe Biden-i dhe BE-ja, presin që sa më shpejt në Kosovë të fillojnë hetimet dhe të ngrihen aktpadi penale për keqqeverisje, keqpërdorim detyre, pasurim të jashtëligjshëm dhe korrupsion, duke filluar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e gjerë te më i fundit.

Opozita në Kosovë me pa të drejtë dhe pa argumente është duke e kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit, Presidencën e Vjosa Osmanit dhe Parlamentin e Glauk Konjufcës.

Kjo u dëshmua edhe këtyre ditëve me rastin e lajmit se SHBA-të nuk e kanë ftuar Kosovën që të merr pjesë në Samitin e Demokracisë që organizohet ON LINE nën patronatin e Joe Biden-it, presidentit të SHBA-ve, ku janë ftuar të marrin pjesë 100 shtete nga mbarë bota.

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së me datë 5 nëntor, lidhur me mosftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë në SHBA, deklaroi se, “Albin Kurit mori atë që donte, Kosova u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe. Dëm i madh për Kosovën”.

Behgjet Pacolli, harron se ka qenë pjesë e qeverive në Kosovë në 21 vitet e kaluara, dhe se ditë më parë e njoftoi opinionin publik se ka qenë në Gjykatën Speciale në Hagë dhe e ka vizituar Hashim Thaçin, duke thënë se Hashim Thaçi duhet të kthehet në Kosovë, sepse Kosova ka nevojë për Hashim Thaçin.

Ndaj kësaj deklarate të Behgjet Pacollit, reagoi Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, duke ia numëruar Behgjet Pacollit veprimet korruptive i ka pasur me Hashim Thaçin.

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, lidhur me mos ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë në SHBA, nuk nguroi të deklarojë se, “Ftoj kryeministrin Albin Kurti sa më parë të lirohet nga politika dhe veprimet për llogari të interesave të ngushta dhe agjendave e projeksioneve që synojnë zhbërjen e rolit amerikan në Kosovë e në rajon. Kosova nuk ka kohë për të humbur”.

Kjo tregon se Ramush Haradinaj as që do të mendojë për keq qeverisjen e tij, për pasurimin e jashtëligjshëm të tij që u bë milioner i pasluftës, për skandalin me blerjen dhe shpronësimin e tokave dhe për 8 mijë e 200 hektarët e bjeshkëve të Kosovës që ia fali Malit të Zi.

Isa Mustafa, ish kryetari i LDK-së dhe ish kryeministër i Kosovës, lidhur me mos ftesën e Kosovës në samitin e Demokracisë në SHBA, duke i thumbuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, deklaroi se, “ S’iu dha mundësia të shihen as në ekranet e llaptopëve. Lënia e Kosovës jashtë orbitës së SHBA-ve, në Samitin e Demokracisë është shumë e rëndë, e sidomos kur vendi futet në një kosh me Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më Serbinë”.

Kjo dëshmon se Isa Mustafa se lodh mendjen për veprimet e tija korruptive dhe pasurimin e jashtëligjshëm, se lodh mendjen as për keqqeverisjen e tij si kryeministër i Kosovës, kur në Bruksel në dialogun Kosovë-Serbi e nënshkroi marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe pse për dëmet që ia solli Kosovës me keqqeverisjen e tij me siguri që do të jetë objekt i prokurorisë dhe i hetuesisë në Kosovë.

Edita Tahiri, kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, lidhur me mos ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë në SHBA, deklaroi me ironi se, “Tash mendoj se Albin Kurti do të fillojë t’i dallojë më mirë ngjyrat”.

Edita Tahiri nuk dëshiron ta kuptojë dëmin që ia solli Kosovës me pranimin e fusnotës për Kosovën në dialogun më Serbinë, dhe se një ditë do të përgjigjet për papërgjegjësinë e saj në dialogun Kosovë-Serbi.

Vlora Çitaku, ish ambasadore e Kosovës në SHBA, kohë më parë e kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se, “Albin Kurti veprimin me librat për gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve që ia hodhi para syve Aleksandër Vuçiqit në Bruksel, e bëri për ‘Shou”.

Ndërkaq, Prof.Dr. Enver Bytyçi, në opinionin e tij të botuar në rubrikën opinione të “Bota Sot” të datës 28.10.2021, me titull “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet!”.

Zbulon bashkëpunimin e Vlora Çitakut me Hashim Thaçin, Edi Ramën, Mathew Palmer-in dhe Aleksandër Vuçiqin për ndarjen e Kosovës.

Për çka prokuroria e Kosovës mund të fillojë hetimet edhe ndaj ish ambasadores Vlora Çitaku, lidhur me keqpërdorimin e detyrës së saj në dëm të integritetit tërritorial të Kosovës.

Të gjithë ish udhëheqësit e opozitës së sotme në Kosovë, të cilët e kritikojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, duhet paraprakisht të mendojnë për dëmet që kjo opozitë ia shkaktuar Kosovës gjatë keqqeverisjes së tyre në 21 vitet e kaluara.

Prof.Dr. Nazim Qehaja në letrën publike të botuar rubrikën Opinione të “Bota Sot” më datë 5 nëntor 2021 me titull “Komandantët u lëshuan në plaçkë, uzurpime, vrasje e kërcënime!”, shkruan:

”Gënjeshtër ishte lufta e tyre çlirimtare dhe shpallja e shtetësisë e pavarësisë së Kosovës!

Më kujtohet si sot njerëzit me uniforma dhe në krahëror me emblemën e UÇK-së , që zbritën me KFOR-in nga malet dhe pa një pa dy u lëshuan si mizat pas “Mjaltit” në plaçkë dhe në uzurpime, në vrasje dhe në kërcënime.

Ndodhi zhbërja e ushtrisë dhe formimi i partive politike për pushtet dhe për tu pasuruar duke vjedhur, jo për të ndërtuar shtet. Në këto parti u futën njerëzit më të ndyrë, individualisht dhe familjarisht argatë të Serbisë. Injorantë , gjak fëlliqur, servil e armiq.

Shkatërruan gjithçka të bukur, lumenj, kodra, fusha, male e fabrika.

Për të përfituar diploma për familje dhe për vete hapën shumë universitete.

Jetën dhe shëndetin e bënë tregti duke mos lënë anash dhe vdekjen.

Më vonë shkuan në Austri për të biseduar për shtetin. Biseduan çka biseduan dhe dy republika na i pruan.

E siç deklaronte atëherë profesor Luta, i pari i grupit të konakut, të kryer për bilologji, por vetëm me provimin e dhënë të paraushtarakut, Serbisë në Austri, ia bëmë tetë me dy!

Jo më shumë e 4 vjet nuk u zuri bytha vend, u ngritën në protesta, demonstrata, djegën shumë shtëpi dhe kisha, se kështu u kishte thënë Serbia.

Dhe kështu vazhduan burrat e odave përvetësuan shtëpi, pallate, lokale e toka, pranuan se kanë bërë krim, formuan edhe gjykata dhe në Kuvend i bënë legjitime”, thuhet në fund të këtij shkrimi të Prof. Nazim Qehaja.

Këtë shkrim të Prof. Dr. Nazim Qehaja, duhet ta lexojë secili shqiptar në Kosovë dhe në rruzullin tokësor, duke ia përçuar njëri-tjetrit, për ta kuptuar të vërtetën për dëmet që ish udhëheqësit ia shkaktuan Kosovës në 21 vitet e kaluara.

Këtë opozitë keqbërëse në Kosovë, votuesit e Kosovës duhet ta ndëshkojnë në balotazhin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor 2021, duke votuar për Vetëvendosjen dhe për forcimin e demokracisë ashtu siç kërkojnë SHBA-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat