Ja kush pritet t

Opinione

Ja kush pritet t

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 9 nëntor 2021 Në ora: 11:09
Ilustrim

Ka filluar zyrtarisht fushata për balotazh, që pritet të mbahet këtë të diele, me 14 nëntor.

Interesimi më i madh për partitë politike, gjithashtu edhe interesim më i madh do të jetë për komunat e mëdha, të cilat kanë shkuar në balotazh.

Janë: Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Gjakova, ato të cilat determinojnë mbi të tjerat, natyrisht pa u munduar për të minimuar rolin e secilës komunë.

Në këto katër komuna, VV është në balotazh, në dy me LDK-në, në njërën me PDK-në dhe në tjetrën me AAK-në.

Sipas parashikimit tim, të cilin e kam dhënë më herët për shtatë komunat, ku kam thënë se Ferizajn e fiton PDK-ja, ashtu doli, njësoj si për Pejën - LDK-ja dhe Mitrovicën PDK-ja, që kanë dalë të sakta, edhe pse ka pasur shumë skeptikë.

Gjtihësesi, parashikimi im për katër komunat e mëdha të mbetura është: Vetëvendosje e fiton Prishtinën dhe Gjilanin, Prizrenin mendoj se e fiton PDK-ja dhe Gjakovën AAK-ja.

Në parim kam qenë, jam dhe do të jem për ndryshim, sidomos në ato komua ku kryetarët kanë më shumë se një mandat.

Gjithësesi kjo mbetet në duart e qytetarëve. Nëse VV-ja fiton dy komunat e mëdha, sidomos Prishtinën, do të jetë rikthim i fuqishëm edhe në nivelin lokal, përveç në atë qëndror. Por, nësë LDK-ja e merr vetëm Pejën nga komunat e mëdha, do të ishte humbje, pavarësisht se ka marr numër të madh të votave në nivel të përgjithshëm, në praktikë të posedosh vetëm një komunë të madhe nuk është për t’u krenuar.

LDK-ja krejt shanset për të mbajtur lart moralin e ka në Gjilan, të cilin rrezikon shumë ta humbas. Ndërkohë që VV-ja e ka shumë në rrezik Prizrenin, të cilin në parashikimin tim edhe do ta humb, me garën që do të jetë shumë e fortë atje.

Natyrisht, garë e fortë do të jetë edhe në Gjakovë, të cilën AAK-ja e ka të vetmen atu për t’u justifkuar për një komunë të madhe. Këto janë komunat ku interesimi është më i madh, natyrisht edhe investimi. Mirëpo, Prishtina është kapaku i krejtave, me Arben Vitinë si kandidati që pritet të jetë kryetar i ri i saj.

Këto zgjedhje kanë rikthyer në fushën e betejës partitë e mëdha, të cilat, përjashto VV-në, dështuan toalisht me 14 shkurt. Këto zgjedhje konfirmuan se qytetarët nuk votojnë partinë, më tepër individin. Vetëvendosje ka marrë mësim të mirë, ashtu edhe disa parti të tjera, se nuk fitohen zgjedhjet me njerëz komik, derisa qytetarët kanë shumë halle edhe derte.

Në zgjedhejt e ardhshme lokale, s’do të ketë më njerëz si Agim Bahtiri, Ramiz Lladrovci, e lloj lloj komiku, qytetarët ndëshkojnë ata që tallen me ta, me kandidatë të tillë.

Rezultati është deri këtu, pritet që edhe pas 14 nëntorit të jetë i tillë, do iu lë hapësirë të gjitha partive të mëdha politike të krekosen për fitore, mbi të gjitha besoj kanë fituar qytetarët me mesazhin dhënë politikanëve: nuk votojnë logon, votojnë indidvidin, andaj na sillni më të mirët. Kjo është fitore, që pritet të vë para sfidave partitë politike që në zgjedhjet e ardhshme të sjellin njerëz me dinjitet, me besueshmëri dhe vizion për qytetarët dhe të ardhmën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat