Arbeni apo Përparimi, kush do të fitojë Prishtinën?

Opinione

Arbeni apo Përparimi, kush do të fitojë Prishtinën?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 9 nëntor 2021 Në ora: 21:46
Rama-Vitia

Prishtina, është kryeqendra e Kosovës dhe si e tillë ka edhe peshën më të madhe në këto zgjedhje. Që nga paslufta, deri në vitin 2013, Prishtina ka qenë nën udhëheqjen e LDK-së, në 2013 “tabuja” e LDK u thye nga VV me Shpend Ahmetin kryetar të saj. Për tetë vite në Shpend Ahmetin, i cili vetëm në mandatin e parë ishte pjesë e VV pastaj doli në PSD dhe krejt në fund i pavarur. Qoftë për të mirë apo jo, Vetëvendosje s`mund të anashkalohet nga përgjegjësia e saj, Shpendi ishte kandidat i saj dy herë, andaj, edhe ajo ka koston e vet..

Mos të flasim pastaj për LDK, që ka këtë kosto edhe 2 herë më shumë. Duke qenë se janë në balotazh VV dhe LDK, të dyja këto kanë përgjegjësit e saja për Prishtinën që është sot. Sot, a është Prishtina qyteti që dëshirojnë qytetarët e saj, pro edhe të gjithë Kosovës, kryeqendrën e tyre..a është Prishtina qyteti i shek. 21, a meriton Prishtina të jetë kjo që është?!. Këto dhe shumë pyetje të tjera rrekën në mendjen e qytetarëve të saj, të cilët ballafaqohen çdo ditë me mbeturinat, ndërtimet vend e pa vend, zhurmën e madhe, mungesë parkimi, mungesë uji, mungesë gjelbërimi etj.

Mungesa e një plani afatgjatë i hartuar nga ekspertë të kësaj fushe, nga ku do të viheshin bazat e një Prishtine të zhvilluar krahas nevojave të kohës, ka bërë që kushdo që ka qenë në krye të saj të bëj ca projekte pa asnjë vizion, për të përfituar “ në të zezë” me tender për jarana dhe miq.

Prishtina ka vuajtur për një kryetar reformator, i cili nuk mendon për zgjedhjet e ardhshme, por për brezat e ardhshme, një i tillë ka munguar deri tani. A është ndonjëri nga kandidatët në balotazh; Arben Vitia apo Përparim Rama?!. Përgjigjen e kësaj pyetje s`mund ta japim objektivisht, meqenëse nuk e dimë punën e asnjërit nga këta të dy në nivelin lokal, krejt çfarë mund të pretendohet ka të bëj në bazë të besimit që mund të kenë qytetarët për njërin apo tjetrin.

Përjashto militantët, që s`mund të jenë objektiv, qytetarët e zakonshëm kanë mundësi të jenë më realistë në gjykim. Prishtina, nuk është ajo të cilën e kemi dashur dhe ëndërruar, Prishtina ke nevojë për një reformator që do i jap kahje kryeqytetit për të ardhmen, bazuar mbi parimet e një kryeqyteti metoropol. Aktualisht është shumë larg të qënurit e tillë. Ka shumë pak rëndësi kush do jetë reformator, ka pak rëndësi emri i tij apo logo e partisë, ajo që sjell një reformë e madhe është jo vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen.

Nuk e paragjykoj cili mund të jetë ky person, Arbeni apo Përparimi, shpresoj që kryetari i ri t’i jap kahje Prishtinës, jo të vazhdojë si deri tani. Favorit të pastër nuk ka në këtë betejë, pavarësisht se Arben Vitia printe në raundin e parë, me 14 nëntor çdo gjë fillon nga zero Kushdo që të fitojë, mos të jetë si paraardhësit, një kryetar ndryshe që bën punë të mira, për të cilat do të kujtohet gjatë. Për një kryetar të tilla kë nevojë Prishtina, kryeqyteti ynë i dashur. Prishtina duhet të jetë shembull për tërë Kosovën për nga zhvillimi, ndërtimi i një qyteti të shekullit 21, aktualisht larg kësaj. Dua të besoj se me 14 nëntor fillon një lindje e re për Prishtinë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat