Vërtetë ne shqiptarët jemi populli më pro-amerikan në botë, pse dihet!

Opinione

Vërtetë ne shqiptarët jemi populli më pro-amerikan në botë, pse dihet!

Nga: Adem Bytyqi Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 17:12
Adem Bytyqi

Ne dallohemi me shumë virtyte pozitive njrëzore dhe humane nga kombet tjera, i duam kombet tjera, i harrojmë shumë shpejtë të këqijat që na i kanë bërë popujt tjerë, prandaj edhe nuk është çudi që mund të na përsëritet historia e tmerreve dhe vuajtjeve të pa imagjinueshme.

Jemi shumë human ndaj popujve tjerë, në dallim nga kombet dhe popujt tjerë shumë shpejtë ia falim krimet makabre armiqve tanë, po ju kërkuar llogari qoftë edhe në baza njerëzore, morale dhe të së drejtës.

Mostër e një realitetin të tillë absurd dhe anti shqiptar është Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili pinë verë të kuqë në Beograd me presidentin aktual të Serbisë bashkëpunëtorin e ngushtë të Millosheviqit, i cili vrau 20 mijë shqiptarë civil, dhunoi 20 mijë femra shqiptare moshave të ndryshme në luftën e fundit 1997/98, pra ky kryeministër “shqiptar” ia fali Serbisë gjithë ato krime makabre dhe gjenocidin anti shqiptar për një gotë verë dhe një miqësi të rreme me një regjim serb gjakatar dhe anti shqiptar.

Ne nuk do të pranonim kurra-kurrës të themi se jemi si Edi Kristaq Rama, por eksperienca po e dëshmon të kundërtën, në sipërfaqe kanë dalë edhe disa albanofob dhe anti shqiptarë tjerë të cilët po aderojnë në taborin e Edi Ramës, vëllait të presidentit aktual të Serbisë Aleksandër Vuçiq, si Dugagjin Gorani , i cili në një takim në Beograd, e mohoi vijimësinë ilire të origjinës shqiptare, gazetari Halil Matoshi dhe bashkëmendimtari i tij Nexhmedin Spahiu. E ndanë kombin shqiptarë në dy kombe të ndryshme, në atë kosovar dhe shqiptarë, si këta është edhe një numër jo i vogël gazetarësh dhe opinionistësh në Shqipëri që mendojnë si Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe të gjithë bashkëpunojnë natë e ditë për ta furnizuar me ujë mullirin Serb anti shqiptar.

Ja pra, nuk qenka vetë albanofobi dhe anti shqiptari Edi Kristaq Rama, por me vete paska edhe disa albanofob tjerë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët pa as një dyshim do t‘i ndëshkojë historia.

Jo pse nuk e di, por nuk do ta kuptojë Edi Rama dhe albanofobët dhe anti shqiptarët tjerë rreth tij, se Serbia e ka të pa mundur për tu denasifikuar dhe për tu ballafaquar me të kaluarën e saj kriminale dhe gjenocidale anti shqiptare, për derisa qeverisët nga kriminel lufte.

Vërtetë ne shqiptarët i duamë të gjithë, por „jo„ edhe vetën tonë prandaj edhe jemi këtu ku jemi…me shpresë se një ditë do të arrimë atje për ku jemi nisur qysh moti dhe ku vërtetë e kemi vendin dhe e meritojmë të jemi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat