Mos e votoni zhgënjimin tuaj

Opinione

Mos e votoni zhgënjimin tuaj

Nga: Dedë Preqi Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 15:52
Dedë Preqi

Zhgënjimin nuk e priti ky popull, në veçanti prej atyre që iu betuan se nuk do ta mashtrojnë dhe tradhtojnë këtë vend dhe këtë tokë, në përpjekjen e vazhdueshme dhe pas shumë sakrificash për ti dhënë kurajo këtij populli që ta shpiejnë drejtë ardhmërisë më të mirë, dhe populli e mendoj se jeta e priste ende, sikur një qenje njerëzore që e pret kthimin e vet në rrugë të mbarë.

Të gjithë e dimë se nuk ekziston diçka e zavendësueshme që t’a kompenzojë gjithë atë që kemi humbur dhe atë që kemi vuajtur si popull, por një gjë na inkurajonte se, mbase të lirohemi dhe të çlirohemi nga pushtuesi, vuajtjet tona dhe sakrificat do e marrin kuptimin e vet dhe nuk do të zhgënjehemi me gjithë ato eksperienca të vështira.

Mirëpo, do e quanim fatkeqësi për atë popull, kur ditët e ëndrrës së tij, të cilat i kishte pritur me vite dhe shekuj më në fund erdhën, por sikur i ka kujtuar dhe dëshiruar ato ëndërra nuk e ka ditë se do ta zhgënjejnë në realizimin e tyre, duke ditur se sa vështirë dhe sa rrugë e gjatë ishte për të arritë deri këtu ku jemi sot.

Është shumë me rëndësi të mos harrojmë, se njeriu i cili ka qenë në një presion shpirtëror të dhunës psiqike dhe fizike nga pushtuesi serb, prej të cilëve ka më shumë femra që edhe sot mbas 21 viteve, është e natyrshme të mendohet se edhe pas lirimit të tyre nga ky presion i rëndë ka kërcënime për ndonjë rrezik shpirtëror, përderisa kemi plot të tillë në Kosovë, që vuajnë akoma nga dëmtimet e shëndetit të tyre shpirtëror dhe fizik.

Atëherë, ku jemi ne sot, nëse duhet të kapemi për fijet e asaj pjese të tregimit tonë të përjetimit të tmershëm, do të vonohemi ta zëjmë kohën, por do të ishte gabim nëse mendojmë se të gjitha ato eksperienca të vështira do të harrohen aq lehtë, kur edhe pas gjithë asaj katraure të asaj lufte të tmershme kemi edhe 1600 kufoma të pagjetura, të cilat Serbia, i mbanë të fshehura dikund për të cilat ka njohuri se ku gjinden, sepse vetë i masakroi dhe i zhduki për t’i humbur gjurmët e krimit.

Ne populli i jonë shqiptarë i Kosovës, nuk mund ta pranojmë atë që bëri Serbia pushtuese, edhe pse një gjë të tillë ajo e mohon, mirëpo askush sot nuk na ndal që të kemi kujdes gjatë rrugëtimit tonë të shtetndërtimit, në mënyrë që ti qojmë punët dhe angazhimet tona përpara, poashtu pikat e dobëta të cilat kanë zënë rrënjë dhe e kanë rënduar barrën kësaj shoqërie njerëzore, ti çrrënjosim dhe ti eliminojmë ato të këçija që ia kanë zënë frymën këtij populli, sidomos krimi i organizuar dhe korrupsioni, përmes të cilave çdo popull mund ta rrënojë vetëvetën.

Pse themi, mos e votoni zhgënjimin t’uaj, klanin « pronto » klanin e Isës, klanin e Ramushit, klanin e Rakiçit, dhe shumë të tjerë, ata të cilët e zhvatën mundin dhe djersën e këtij populli gjatë pushtetit të tyre për 20 vite e më shumë, ata abuzuan edhe me gjakun e dëshmorëve të këtij vendi, ata vetëm u pasuruan për vetën e tyre dhe me klanin partiak e familiar, të cilët e kanë zhgënjyer dhe mashtruar këtë popull, të njëjtit edhe sot po e kërkojnë votën e popullit, për të bërë të njëjtën faqe të zezë, të njëjtin keqpërdorim dhe të njëjtin abuzim me votën e popullit të vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat