Kosova dhe Shqipëria së paku duhet ta injoroni Richard Grenell-in ngase ai vepron kundër shteteve shqiptare

Opinione

Kosova dhe Shqipëria së paku duhet ta injoroni Richard Grenell-in ngase ai vepron kundër shteteve shqiptare

Nga: Luz Tomaj Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 07:11
Luz Tomaj

Që në fillim, po e them se si individ, përpiqem, në vazhdimësi, të përcjelli aktivitetet e institucioneve të SHBA-ve. Përmes rrjetit elektronik e përcjelli aktivitetin e Shtepis së bardh. Nga DASH-I, çdo të shtunde, në mbrëmje, më vjen raportimi javor I aktiviteteve, nga OKB, çdo ditë më vjen raporti ditor ndërsa, në fund të javes edhe ai javor. Po në këtë formë, ndodh që, edhe unë, si individ dhe qytetar, ua përcjelli mendimet apo reagimet personale.

Falë moshes, ndon se nga distanca – ajo ish Jugosllavia, I mbaj në mend kryetarët e SHBA-s që nga viti 1962, dhe këtë, nga ai I pavdekëshmi John F. Kenedy dhe pasardhësit e tij. Në 32 vitet e fundit, situaten e përcjelli në cilsi të qytetarit të SHBA-s. Në fushatat zgjedhore, asnjiherë, nuk jam okupuar me përkatësin partiake të pretendentëve por, me personalitetin e tyre.

Nuk më largohet nga memoria, vite më parë, gjat fushates në mes Z. Trump dhe zonjes Clinton, shoqërohesha me të paren e qytetit tim. Zonja Majore, ishte dhe është anëtare, madje ekstreme e Partis republikane. Gjatë bisedes, jooficiale, më pyeti se a kam vendos për ken do të votoi? Nuk e di, akoma po mendoi iu përgjegja, ndoshta për asnjerin. Z. Clinton, po mendoi se sa premton, ndërsa në anen tjeter, Z. Trump më bën përshtypjen se është, sadopak, I çmendur. Zonja majore filloi, dhe nuk diti me u ndalë së qeshuri dhe më thot: Luz, ai nuk është pak, ai është totalisht I çmendur!!

Kryetarit Trump, me çdo ken I dual punë por jo edhe me Kryetarin e Rusisë

Që në fillim, u frostrova se si e priti, në takim, kancelaren gjermane, zonjen Merkel. Më pas u konfrontua edhe me lider të tjerë të Europes, madje edhe me aleancen NATO. Kur filloi edhe me largime te njipasnjishme të figurave nga Shtepia e Bardh, reagova me nji artikul-leter, në NYtimes dhe e pyeta a do ta largojsh edhe vetveten nga Shtepia e Bardh?! E pyeta se a mendon fare se kur Ti flet, flet në emër të popullit, në emer të Amerikes dhe se, sadopak, duhet të vjenë në shprehje kultura, në veqanti ajo politike.

Ndonse, pas nominimit të Kryetarit Trump, flitej dhe ishte mjaft aktuale, njifarë përzierje e fshehtë e Rusisë, në fushaten elektorale në SHBA. Jo vetëm për këtë çashtje, por as gjatë periudhes katërvjeçare, në cilsi të Kryetarit të SHBA, z. Trump, jo që nuk u konfrontua por, nuk e këmbei, qoftë edhe nji fjalë, në sferen e mosmarrëveshjeve eventuale apo pikëparjeve të ndryshme me Kryetarin Putin.

Për R. Grenell

Emrin e R. Grenell, për herë të parë, e lexova, pasi që Kryetari Trump e nominoi në postin e ndërmjetësuesit në Ballkan, ndërmjetsuesit në procesin Kosovë– Serbi. Sinçerisht, lajmin e mora me kënaqësi kur vërejta se Grenell ishte edhe ambasador në Gjermani.

Nga se mendja nuk largohet nga Kosova, nga kombi, e para që bëra, nji artikull, shkruar para disa viteve dhe, përveq mjeteve të informimit, ua kam dërgu institucioneve edhe të UE edhe të SHBA, ia dergova edhe Grenell-it. Artikulli e mban titullin – Serbia historikisht u përpoq ti zhduk shqipëtarët pse tani nuk pajtohet me realitetin. Përmes adresesë elektronike të Ambasades së SHBA-ve në Gjermani, artikullin ia dergova ambasadorit Grenell. Më pas, Grenellit ia përcjella, përmes E-mail, edhe një shkrim. Postin e ndërmjetësuesit e krahassova me postin e gjyqtarit, duke I sygjeruar se, në çdo proces, qoftë edhe politik, drejtësia duhet të vjenë në shprehje.

Heren e tretë, pas përfundimit të takimit kosovaro-serb, në Shtepin e bardhë, Grenell-it, ia shkrova edhe disa fjalë dhe I thash se, ai mundet me qenë çdo gjë tjeter por jo edhe diplomat. Të njejtin mendim e mbaj edhe sot, madje, sot mendoj edhe për mundësin se është I korruptuar, se është proserb dhe prorus dhe, si I tillë antishqipëtar.

Në Kosovë, qendrimet e shtreses aktuale politike, dallojnë nga qendrimet e, tani, opozites apo disa prej tyre. Çdo politikan kosovar, me mend në krye, nëse mos tjeter, Grenell-in, thjeshtë, duhet injoruar.

Grenell, tani, por edhe më parë, levizte, sidomos në relacionin Beograd - Tiranë. Sinçerisht, nuk befasohesha me pritjet që ia bënte, Kryeministri Rama, nga se shpesh, mendoi se as ai nuk dallon nga Grenell-I. Sadopak, u befasova me pritjen që, Grenell-it ia bëri edhe Kryetari I Shqipërisë.

Në se, liderët e Kosoves dhe Shqipërisë, nuk munden, kur të duan dhe sa herë të duan, me e vizituar Shtepinë e Bardhë apo DASH-in, përse t’ia mundësoin nji Grenell-I, kur të don dhe sa herë të don, të takohet me liderët shqipëtar. Me fjalë tjera, në se vendimi eventual, që Grenell të shpallet person nongrata, është I ashpër falë raporteve me Ameriken, sëpaku, çdo politikan shqipëtar, thjesht, duhet të injoroi atë dhe mos t’ia hapë deren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat