Letër e hapur për Kryeministrin e Spanjës: Përse Spanja duhet ta pranojë Shtetin e Pavarur të Kosovës?

Opinione

Letër e hapur për Kryeministrin e Spanjës: Përse Spanja duhet ta pranojë Shtetin e Pavarur të Kosovës?

Nga: Zija Lleshi Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 15:25
Autori

Estimado Presidente del Gobierno de España, señor Pedro Sánchez!


Me nderimin më të madh për Ju zoti Pedro Sánchez, Kryeministër i Spanjës, vendit antikolonialist me ndikim aq të madh kulturor, artistik, letrar e gjuhësor në botë, i shqetësuar nga rreziku për konflikte të reja ne Ballkan, ku kombi im ka pësuar gjenocid periodik në periudhë më gjatë se një shekull, e me dëshirë që tani të jetojë në paqë dhe qetesi si gjithë kombet tjera në Europë, Ju drejtohem sa vijon.

Spanja dhe katër shtete tjera të EU ende nuk e kanë pranuar Shtetin e Pavarur të Kosovës. Konsideroj se Spanja duhet ta pranojë sa më parë Shtetin e Pavarur të Kosovës. Përse konsideroj ashtu?

--Thjeshtë. Shumë thjeshtë përse. Duhet ta pranojë për shkak të atyre tri germave të arta: GJ..N..D.., GJ.....N.....D, GJND!!! Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) është Gjykatëe KB. Madje është Gjykatamë e lartë e Kombeve të Bashkuara. Nuk ka ku shkon më lartë. Instanca më e lartë juridike botërore. Plafoni! Këtë Gjykatë e kanë krijuar Kombet e Bashkaura (KB). Asnjë shtet apo grupe shtetesh nuk kanë të drejtë të kundërshtojnë apotë injorojnë vendimet e saj. Kjo është arsye, pra, që Spanja duhet pa vonesë ta pranojë Shtetin e Pavarur të Kosovës. Vendimi i GJND thot: ” Deklarata e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Shpallja e Shtetit të Pavarur të Kosovës praka qenë legjitime dhe në përputhje të plotë me të gjitha ligjet ndërkombëtare. Siç shifet, plafoni jo vetëm i instancësjuridike botërore, por plafoni edhe i përmbushjës së kushteve ligjore nga ana e Kosovës. Pra, dy plafona!! Veç e veç. Pesë (5) shtete të EU akoma nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, nga frika e analogjisë dhe efektit “domino” në shtetet e tyre.Kuptojmë shqetësimet e tyre por ky krahasim është krejtësisht joadekuat dhe frika nga ai efekt është e pa vend sepse “elementi trazues” që i frikëson ato shtete nuk ka verifikim dhe vendim të GJND. Kjo mungesë është filtër seleksionues dhe i eleminon ato nga krahasimi me Kosovën. Prandaj Spanja duhet të veprojë konform me Vendimin e GJND dhe duhet sa më shpejt ta pranojë Shtetin e Pavarur të Kosovës.

Por janë edhe shumë arsye tjera që Spanja duhet ta merr atë vendim. Shqiptarët dhe Spanja kanë lidhje e komunikim shpirtëror e politik që para ca gjashtë (6) shekujëve. Kur trimat spanjoll në luftë të përgjakshme mbronincivilizimin e Europës, më të vjetërin botëror, që sulmohej në mënyrën më të egër nga civilizimi aziatik nëpërmjet grykës gjibraltarit,kryeheroj i ynë kombëtar shqiptar, Skënderbeu, kryente hisen e vetë të të njëtës detyrë, dhe poashtu me shqiptarët pa dallim religjioni e të bashkuar, në derrën tjetër, në distancë ca.2000km larg në anën e kundërttë detit mesdhe,në luftë të përgjakshme e heroike, mbronte civilizimin europian nga shkatërrimi i egër që i rrezikohej.Shtetet europiane, 22 të tilla, e mbajnë mend mirë këtëfakt historik dhe shtrohet pyetja përse Spanja ta harrojë këtë koordinim intiutiv të mbrojtjës,simultane e të përbashkët,secili në mënyrën e vetë,në heshtje e pa ndonjë korrespondencë me shkrim apo kontratë paraparake, por nga ndjenja e lirisë dhe botëkuptimi e respektimi i drejtësisë. Këto ngjarje kanë rëndësi të jashtëzakonshme historike.Shqiptarët me Skënderbeun në krye, dhe Spanja - dy subjekte, një gjykim, të njëjtin heroizëm!Bashkarisht mbronin dyerët e Europës.

Atë derrë të Europës e mbrojti Skënderbeu tërë jetën e tij deri kur vdiq, duke i lërë amanet këtë vepër madhështore heroike jetësore tërë gjeneratave që vijnë pas. Sot të gjithë shqiptarët Skënderbeun e konsiderojnë heroin më të madh kombëtar të të gjitha kohërave, me krenari ruajnë kujtimin madhështor dhe amanetin e idealet liridashëse të tij, dhe mbajnë fotografinë e tij në çdo shkollë,në çdo institucion, në çdo familje, çdokund e në çdo vend dhe Skënderbeu do të ështëgjithmonë burim frymzimi për shqiptarët. Dikur këtë nderim shqiptarët e bënin msheftazi dhe duke u rrezikuar nga pushteti Serbisë e cila i kishte okupuar dhe denonte rreptësisht për atë sjelllje e nderim. Për nderim të tij shumë fëmijëve prindërite tyre, pavarësisht nga religjioni, u japin emërin e tij -- Skënder!Fëmijët që ngalindja e tyresot fitojnë atë edukatë dhe kultivojnë ndjenjëne lirisë, të harmonisë fetare dhe të jetës paqësore. Sot shumë të rinjë me krenari mbajnë në gjoks emblemën me portetin e Skënderbeut, kurse të tjerët e ruajnë kujtimin e tij në brendinë e thellë të zemërës. Shqiptarët në krye me Skënderbeun i kanë mbrojtur dyerët e Europës dhe tash është rendi që Europa të mbrojë shqiptarët, eqë do të ishte në linjë me qëndrimin e USA dhe NATO.

Në Ballkan sot jetojnë ca. 7 miljon shqiptarë autoktonqë nga egzistenca e tyre,në territorgjeogafik unik e kompakt, prej të cilëve vetëm ca.3 miljon jetojnë në shtetin e Shqipërisë, që përbën trungun kombëtar dhe është më pak se gjysa(!) e popullatës dheeterritorit ku jeojnë. Pjesa tjetër, pjesa e madhee popullit autokton shqiptar, është shkëputur me gjakderdhje e gjenocid nga trungu i shtetit shqipërisë.GJND e ka vlerësuar të drejtë shpalljen e pavarësisë të Shtetit Kosovës ku jetojnë ca 2 miljon shqiptarë. Të tjerët (dy miljon tjerë), jashtë Shqipërisë dhe jashtë Kosovës,poashtu të shkëputur djallzisht e me gjenocid e të coptuar akoma më “imët”, në katër pjesë tjera të reja, jetojnë në katër (4) shtete tjera përreth Kosovës dhe Shqipërisë në përpjekje për asimilim. Ku është këtu analogjia me Spanjën?! Ku e shef Sllovakia këtu analogjinë e vetë? Apo Rumania? Apo Qipra? Apo kushdo tjetër, jo vetëm në Ballkan apo Europë, por në botë?! Kina brengoset për Taiwanin,madjetë pavarur(!!),që në krahasim me Kinën ka një mikropopullatë dhe është një mikroterritor.

Spanja, që dikur vetë ishte shtet kolonialist, sot ka qëndrim dhe është njëra ndër liderët kryesor e dekolonizimeve dhe luftare e paepur antikolonialiste. Të luftosh kolonialzmin në rrathët e veta e të mbrojësh kolonializmin e huaj, në këtë rast përpjekjet për riokupim dhe rikolonizim të Kosovës nga ana e Serbisë hegjemoniste, gjenocidale e raciste, është jo parimore, inkonsistente, jo dialektike, absurde e diskualifikuese dhe e habitshme nga ana e Spanjës, sepse, si qëndrime të kundërta, ato vetëvetiu e përjashtojnë njëra tjetrën në gjykimin e shëndosh më elementar logjik, moral dhe etik.Në atë mënyrë Spanja e rritë dhe e inkurajon agresivitetin e Serbisë për luftëra të reja riokupuese dhe rikolonizuese të cilat duhet të kenë marr fund njëherë e përgjithmonë në epokën e dekolonizimit, për të ciën vetë Spanja ka meritë dhe është e angazhuar pa ndëprerë. Kosova me luftë i ka eleminuar raportet koloniale. Pasuria e Kosovës është vetëm e Kosovës dhe e askujt tjetër. Spanja, kjo lidere e dekolonizimeve, në këtë aspekt, duhej e para ta pranojë Shtetin e Pavarur të Kosovës të dekolonizuar.

Gadishulli Iberik, ku bënë pjesë edhe Spanja, gjindet disi në periferinë gjeografike të Europës dhe, si pasojë, pak më vonë vijnë atje fortunat dhe valët e luftërave apo pasojat e tyre, që fillojnë në pjesë tjera të Europës. Ballkani, epiqendra e luftërave në të kalaurën, katër(4) ballkanike dhe nismëtare e luftës parë botërore (LPB), nuk bërë të krahasohet me Spanjën, përkundër problemeve të sajtë brendshme cilatdo qofshin ato, sepseato janë të izoluara, pa ndikim të jashtëm, dhe vetëm në kuadër të gadishullit Iberik. Ballkani rrezikon tërë Europën, edhe vetë Spanjënnë mos edhe më gjerë. Pranimi sa më i shpejtë i Kosovës nga Spanja ndikon në stabilitet dhe qetësi në rajon.

Ballkani është “ekuatori politik” që lidhë Europën me Azinë. Nëpër Ballkan kalon”meridiani politik i Greenwichit” nga veriu i Europës drejtë detit mesdhe, pikësynim dhe apetit okupues e kolonizues i pashtershëm e i përherëshëm i veriut.Në Ballkan është kryer gjenocid ndaj shqiptarëve në të gjitha luftëratballkanike dhe atë të luftës parë botërore (LPB)për të vetmen arsye: për arsye grabitçare të pasurisë tokësore dhe të pasurisë me xehe nëntokësore, filosofi politike tipike koloniale, për të cilin kolonizim të Serbisë ndaj shqiptarëve kanë shkruar shumë historiograf serb.Të gjitha këto luftëra nga i njëjti burim, nga i njëjti luftëndezës e shkëndi zjarri me qellim hegjemonizmin.Rreziku për luftë riokupuese dhe rikolonizuese është real dhe madje shfaqët hapatazi nga Serbia që llogarit në ndihmë nga Rusia dhe Kina të cilat do t´i kundërvihenin përkrahjës që i jep gjithmonë komuniteti botëror dhe USA e NATOKosovës,që kështu rrezikut i jep dimension ndërkombëtar.

Ballkani sot është epiqendër latente e luftërave të reja.Spanja me traditën e vetë historike dhe respektin që ka arritur në botë në luftën për dekolonizim duhet të prijë e para si leksion katër shteteve tjera.Ajonuk duhet të tregohet indiferente ose ekskluzive sepse ka përgjegjësi të jashtëzakonshme,por duhet të tregohet kompatibël dhe të tregojë akordansë dhe unitet me 22 shtetet tjera të EU dhe ashtu “nga periferia” të ndikojë në stabilitet, paqë e siguri të “epiqendrës” latente të luftës që kërcnohet,me shumë gjasë jo vetëm luftë rajonale. “Periferia” kështu mbanë përgjegjësi ekskluzive ndaj “epiqendrës”. Spanja duke e pranuar Shtetin e Pavarur të Kosovës do ta jep kontributin e vetë për paqë në Europë dhe më gjerë dhe largon rrezikun nga luftërat, mbronë ashtu shtetet e EU dhe mbronë edhe vedin nga valët dhe fortunat e luftërave.Në shembullin ashtu të shenjët të Spanjës do të vepronin mandej edhe ato katër (4) shtete tjera të EU sepse do të binden edhe ato në dallimet e tyre me rastin e Kosovës dhe do krijohet pasqyra reale e krahasimeve.Spanja ashtu do të ndikonte në sigurimin e paqës në rajon dhe do të kontribonte në largimin e rrezikutt të luftës.Dikur Spanja mbronte derrën e Europës nga lindja, në ekuatorin politik, sot e ka pjesën e detyrës të mbrojë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan nga Serbia dhe veriu i largët i saj në meridianin politik.
Tu opinión es valorada muy alta en el mundo,Presidente del Gobierno de España,señor Pedro Sánchez,.Y lo valoro mucho.Te deseo todo lo mejor. (Mendimi i i Juaj vlerësohet tejet lartë në botë, President i Qeverisë (Kryeministër) i Spanjës,zoti Pedro Sánchez. Edhe unë e vlerësoj shumë. Ju dëshiroj të gjitha të mirat.)
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat