Në mungesë të argumenteve, ofendimet janpin përgjigjen

Opinione

Në mungesë të argumenteve, ofendimet janpin përgjigjen

Nga: Skender Musliu Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 15:42
Skender Musliu

Gjatë një përballje verbale mes deputetes së PDK-ës, Blerta Deliu – Kodra dhe ministres së Drejtësisë, Zonjës Albulena Haxhiu, kjo e para, në diskursin e saj agresiv, në mënyrë arrogante, pa kurfar arsye, pa asnjë argument, dhe në mënyrë shumë të ulët sulmoi ministreshën duke i thënë se kunati i saj është akuzuar si terrorist në Maqedoni për rastin Kumanova.

Avokatët si dhe Qeveria e Maqedonisë janë deklaruar për një hetim të pavarur dhe të paanshëm ndërkombëtar, sepse i gjithë proçesi që nga fillimi, duke i dhënë konotacione dhe kualifikime tendencioze dhe paushalle, ka shkuar mbrapsht.

Derisa Qeveria aktuale e Maqedonisë, që nga fillimi i proçesit ka shprehur dyshimet ndaj rastit Kumanova, fatkeqësisht deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu, në mungesë të argumenteve dhe arsyes për t’i replikuar ministres së Drejtësisë Zonjës Haxhiu, ajo e quan terrorist kunatin e saj, që nënkupton se Deliu plotësisht solidarizohet dhe përkrahë kualifikimin e prokurorëve antishqiptar të Maqedonisë, se të akuzuarit e rastit të Kumanovës janë terrorist.

Kjo deputete duhet t’a dijë, dhe sigurisht është në dijeni, se ekzistojnë dyshime të bazuara se kjo ngjarje ka qenë rast i montuar politik nga regjimi i Gruevskit dhe shërbimeve sekrete të shtetit, ish kryeministrit të Maqedonisë, që tani është azilant në Hungari, pikërisht në kohën kur në pushtet ishte partia e Blerta Deliut, dhe ekzistojnë dyshime se bashkpartiakët e saj janë të implikuar në këtë aferë të dhimbshme. Në vend që Blerta Deliu t’a kishte ngritur zërin në Kuvendin e Kosovës për senzibilizimin e këtij rasti, puro të montuar, që vërtetohet edhe nga bisedat e përgjuara, dhe të kërkoj një hetim të pavarur ndërkombëtar, fatkeqësisht ajo përkrahë kualifikimin e prokurorëve maqedon.
Parashtrohet pyetja, se a e ka të njejtin mendim dhe kualifikim Blerta Deliu edhe për shefat e saj që janë në Hagë, a thua a janë edhe ata terrorista ?!.

Akuzat e Blerta Deliut, janë mendësi e Pronto mafijës, e bashkpartiakëve të inkriminur për plaçkitjen e pasurisë së Kosovës, e mafias që grabitën tokën e Kosovës, të atyre që formuan « Zajednicën », që falën tokën e Kosovës Malit të Zi, që ishin për ndartjen e Kosovës, e që mbetën të pa ndëshkuar nga drejtësia, të cilën po mundohet t’a vendosë Zonja Haxhiu dhe Qeveria Kurti.

Prandaj PDK-ja, dhe jo vetëm, përmes këtyre, dhe shumë veprimeve tjera, bëjnë ç’mos t’a pengojnë punën e Kuvendit dhe të Qeverisë, për t’i ikur përgjegjësisë dhe drejtësisë, e cila do t’i kapë një ditë.

Këta të PDK-ës, janë mësuar të sillen në Kuvend dhe nëpër institucionet shtetërore si kapadahijë, mirëpo herët apo vonë do t’a kuptojnë se koha e të papërgjegjshmëve dhe të pandëshkuarve ka kaluar dhe se duhet t’i adaptohen realitetit të ri.

Mirëpo në gjithë këtë histori, ajo çka është me e dhimbshme dhe më tragjike, është postimi i Blerta Deliut në Facebook, me ç’rast në vend që ajo të kërkojë falje për këtë inicident, ajo në mënyrë arrogante, fyen, nënçmon dhe sulmon ministren e Drejtësisë Zonjën Haxhiu, se kinse ajo paska ndikuar për një reagim të tillë.

Fatkeqësisht në këtë postim në Facebook, Blerta Deliu nuk kërkon falje, por ajo shkruan, përveç tjerash, se : « Ndjej vërtetë keqardhje, që kjo deklaratë….të mund ketë lënduar personat në fjalë, familjet e tyre apo çdo kënd tjetër… »

Në shkrimin e saj, në asnjë rast nuk përmendet fjala « falje », prandaj, gjykoj se postimi në Facebook më tepër i ka shërbyer për t’a sulmuar dhe denigruar me shpifje dhe të pavërteta Zonjën Haxhiu se sa kërkimfalja, që është e papranueshme dhe e pamoralshme.

Madje nëse e rishikojmë videon e deklarimit të saj në Kuvend, rezulton shumë simptomatike mënyra dhe artikuluimi i fjalëve se si ajo u shpreh për kunatin e ministreshës, i cili është edhe pjestar i UÇK-ës në Kosovë, dhe jo vetëm, dhe se në rastin e Kumanovës ka shkuar për kauzë kombëtare, e jo për të krijuar pasuri.

Mendoj se Kuvendi i Kosovës duhet ngritur procedurën për marrjen e mandatit të deputetes në fjalë, sepse nuk mund të kaloj e pandëshkuar një deputete e cila ka një përvojë në Kuvendin e Kosovës, sepse ajo është deputete e disa ligjislaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat