Serbia, po bëhet gati për luftë të re, e ne ende po krekosemi me fitore/humbjet e zgjedhjeve!

Opinione

Serbia, po bëhet gati për luftë të re, e ne ende po krekosemi me fitore/humbjet e zgjedhjeve!

Nga: Fadil Maloku Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 20:08
Fadil Maloku

1. Ministri serb i mbrojtjes Aleksander Vulin, në një takim me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, ka deklaruar se; ("Kornete smo dobili. Dobili smo tenkove, oklopne transportere, kupujemo nove Pancire"). Që në shqip i bie; "Ne sapo morëm kornetet. Morëm tanke, transportues të blinduar të personelit, ne po blejmë forca reja të blinduara". Pra, thënë mw thjesht, ne po bëhemi gati për një luftë të re... me shqiptarët dhe me NATO-n! "Nato-n, e cila sipas skenarëve....  serb, me krisjen e bombave të para mbi Kosovë, do ikin ka të munden.."!?

2. Neve na duhen, armë mbrojtëse, taktika dhe strategji të koordinuara me saktësi milimetrike midis trekëndëshit; Nato&ushtri shqiptare& fsk. Ndryshe, si thuhet "lumi flenë, armiku s'flenë"! Edhe ne duhet të kalkulojmë, me stearegji dhe taktika ofensive...! Ndoshta, kjo luftë e nxitur nga Serbia dhe Rusia, mund të na qoj deri te "Molla e kuqe"!? Sepse, Nishi, Prokuplja, Vranja, etj. nëse demografikisht janë larg interesimit tonë, ato gjeografikisht fare s'janë larg... ashtu siç mund të mendohet dhe perceptohet.

Bile, nëse dëshirojmë ta mbrojmë shqiptarizmën në shekujt që do hyjmë, ne duhet patjetër të "kujdeseni" që ta "lumturojmë" (pse jo!?) me "Pashallukun e Beogradit"! Ama, nëse Serbia "shkurorëzohet nga martesa" e dhunshme me Rusinë, ne duhet ta kemi Planin B, të bashkëpunimit, kooperimit, tregtisë .. e pse jo edhe miqësisë me Serbin e dekadave dhe shekujve të ardhshëm.

3. Një Platformë identike Kombëtare e shtetërore, po supozoj se ka ardhur koha që duhet ta bëjnë ASHAK-(Akademia e Shkencave dhe Artabe Kosovare) dhe ASHASH-i (Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare), në mënyrë që brezat e dekadave dhe shekujve të ardhshëm shqiptar, ta heqin njëherë e përgjithmonë frikën e mbijetesës dhe kërcnimit permanent nga fqinji i veriut...Nëse, këtë Projekt (Projekti A/ofensiv: dhe Projekt B/defansiv/) ka vështirësi, ta hartojnë dhe përpilojnë akademikët e andej e këndej kufirit, atëherë, politika (Kryeministrat e dy vendeve) duhet të gjejnë institucione e njerëz tjerë kompetent që mund ta bëjnë këtë. Ndryshe, historia sërish do përsëritet, por, tani jo më si farsë por si kërcënim e realitet...!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat