Nuk ka kërkesë më të drejtë se kjo e punëtorëve të QKUK-së, drejtuar deputetëve: Zbritni edhe rrogat tuaja në 600 euro!

Opinione

Nuk ka kërkesë më të drejtë se kjo e punëtorëve të QKUK-së, drejtuar deputetëve: Zbritni edhe rrogat tuaja në 600 euro!

Nga: Adem Bytyçi Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 14:54
Adem Bytyçi

Po të vlerësohet drejtë pozita materiale dhe mundi në punë i një punëtorit shëndetësor dhe i një deputeti të Kuvendit të Republikës, do të ishte e pa drejtë që deputeti të gëzojë të hyra mujore më shumë se një punëtor shëndetësore.

Për të gjitha pakënaqësitë e punëtorëve të arsimit dhe shëndetësisë përkitazi me pozitën materiale të tyre të pavolitshme, përgjegjëse është politika, e cila për veti siguron rroga shumë të larta, pa menduar për nivelin e ultë të rrogave të punëtorëve në veprimtaritë tjera shoqërore.

Kur dihet se ka individ të afërt me politikën që kanë mbajtur dy deri tri vende të punës dhe disa nga ata kanë marrë rrogë pa shkuar as edhe një ditë pune, situata bëhet edhe më e padrejtë dhe më e padurueshme për të gjitha shtresat shoqërore, që kërkojnë barazi sociale dhe mirëqenie të nivelit përafërsisht të barabartë për të gjithë pa dallim.

Në qoftë se qeveria nuk ndërhyn për zgjidhjen e drejtë të kërkesave të punëtorëve të arsimit, punëtorëve të shëndetësisë, policisë dhe shtresave tjera në nevojë, duke ulur dallimet e mëdha në rrogat e tyre, qeveria do të përballet me protesta dhe demonstrata nga më të fuqishmet që ka njohur ndonjëherë realiteti politik në Kosovë pas çlirimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat