Pranvera e vititi 1981 ishte një bombë atomike kundër Jugosllavisë dhe “bashkim – vllazërimi!”

Opinione

Pranvera e vititi 1981 ishte një bombë atomike kundër Jugosllavisë dhe “bashkim – vllazërimi!”

Nga: Mehmet Musa Bala Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 16:53
Foto nga demostratat e vitit 1981

Tani e katër dekada të shkuara, në marsin dhe prillin e lulëbozhureve të Atdheut,në gjysmën e Shqipërisë së okupuar nga serbosllavia, ra termet që lëkundi thellë deri në horizontin e nëntë të tokës, themelet e Jugosllavisë fashiste dhe të “bashkim-vllazërimit” me sllavët e jugut.

Në javën e fundit të muajit nëntor 1978,pershperitej ne konviktet ndërmjet studentëve e studenteve se,me 27 nëntor ,do të organizoheshin demostrata në tërë gjysmën e Shqipërisë se okupuar,në shenjë përkrahjeje dhe përkujtimi të dhjetevjetorit të demostratave të vitit 1968.

Ne duhet të ishim gati e syçelë,per të pritur organizatorët e demostratave të vitit 68,të cilët nuk ishin burgosur akoma.

.Disponimi në shumicën e studentëve ,te edukuar e frymezuar me ide kombëtare, ishte ne nivelin me te lartë .Ate vit ,me 10 qershor, në Prizrenin historik, u organizua kremtimi , si kurrë ndonjëhere më parë ,i 100 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit ,ku morën pjesë studiues e profesorë nga të gjitha trevat shqiptare e nga diaspora, në kumtesat e te cilëve ,që u lexuan dhe u shperndanë atë ditë ,nuk bëhej fjalë për islamizmin,marksizmin,ortodoksizmin,demokracinë e krishterimin,por flitej vetem për programin dhe qëllimet e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, shpreheshin aspiratat e atyre që kishin rënë për këte tokë nder shekuj,e atyre që do të bien më vonë ,bashkimi dhe konsolidimi i trojeve tona në një Shqipëri ,as të vogël e as të madhe ,as etnike por,në një Shqipëri natyrale. Kontaktet me grupet artistike e sportive me vëllezërit tanë nga Shqipëria e gjymtuar, luajtën nje rrol të pa zavendsueshem në integrimin shpirtëror mbarshqiptar. Rroli konstruktiv i profesorëve që vinin nga Tirana për të ligjeruar në Universitetin e Prishtinës eshtë i pa krahasueshëm në ngritjën e nivelit dhe edukimit të studentëve me ndjenjen e atdhedashurisë.

Dua të kujtoj një rast.Grupi i studentëve i basketbollit të Tiranës në tetor 1978, erdhi në Kosovë,dhe bëri një xhiro në qytetet e terë Kosovës., Ndeshjën e parë e bënë në Mitrovicë, në një sallë sportive afër urës së Ibrit . Të gjithë spektatorët ,pa perjashtim, ishin në favor të klubit të Tiranës, i cili edhe e fitoi ndeshjen Tirana. Po atë vit, në vjeshtë,erdhi grupi i teatrit kombëtar nga Shkodra,i drejtuar nga aktori i madh, Ndrekë Luca,për të shfaqur dramën Baca i Gjetajve .Salla e teatrit krahinor në Prishtinë ishte shumë e vogël.Biletat ishin shpërndarë më parë nëpër njerzit e pushtetit dhe ,ne nuk mundë të hynim brenda sepse policia qellonte mbi ne me shkopinj gome.Ne, në shenjë revolte e proteste ndaj pushtuesëve ,shkonim dhe e puthnim llamarinën e minibusit që kishte sjellë aktorët e teatrit nga Shkodra.

Për emancipimin ,edukimin dhe frymëzimin me virtyte dhe ide kombëtare të rinisë së gjysmës se Atdheut të okupuar ,nje rrol me rëndësi me një fuqi gjigande luajti i tërë aparati i shtetit shqiptar me në krye Enver Hoxhën.Televizioni shqiptar edhe pse ishte vetëm bardh e zi ndiqej nga te gjithë me shumë interes.Programi fillonte në ora 17:30,perafersisht me këte përmbajtje: lajmet,program për pionieret dhe fatosat ;universiteti në ekran;lajmet e orës20:00;një program me filma si per shembull Flaka e Maleve;Epoka para gjygjit;Dy krisma në Paris,Ballë për ballë me sovjetikët;I teti në bronz;Nëntori i dytë;Mësonjëtorja e shumë e shumë filma te tjere .Me pas ishin lajmet e orës 22:00 dhe,parashikimi i motit për diten e neserme nesër dhe se fundmi mbyllja e programit.Radio Kukësi e Radio Tirana nuk mungonin me kënget folklorike të grupit të Rashbullit,të Fatime Sokolit,Fitnete Rexhës ,Qemail Kërtushës ,Bik Ndojës,Zoja Palit e shumë të tjerëve deri në mbyllje të programit dhe çdo mbrëmje kishte emision enkas për shqiptarët jashte Atdheut.

Nuk do zgjatem më shumë por ceka disa nga faktorët që ndikuan në formimin dhe forcimin e atdhedashurisë të të rinjëve e të rejave shqiptare nga e gjithë gjysma e Shqipërisë së okupuar në ato kohë.

Sot , pas 40 vjetesh, kur mungojnë institucionet shtetrore dhe kujdesi për të edukuar brezat e rinj me frymen e patriotizmit dhe të dashurisë për Atdheun shumë të rinj mendojnë ,ne radhë te parë të ikin

nga Atdheu dhe ata që ngelën pa ikur kultivojnë dhe marin e shperndajnë dhe shesin bimë narkotike, para hundeve të shtetit,qoftë ne Kosovë qoftë në Shqipëri.

Pritëm në fundjavën e nëntorit të vitit 1978 , në konviktin nr.3 ,në dhomën 08,nga 24 e deri me 29 nëntor , nuk ndodhi asgjë .Ata të vitit 1968 nuk erdhën,por askush nga studentët nuk e mori guximin të thyeje akullin sepse mjaftonte vetëm një shkëndije sado e vogël per të bërë që të shperthenin demostratat.

Edhe sot pas 43 vjeteve nuk e kam idenë pse nuk ndodhën demostratat në nëntor të vitit 1978 ,ndërsa pse ne vet nuk e filluam këte gjë jam i bindur se ne e konsideronim veten shum të rinj për një flakë të madhe.Mund të thuhet se, ndoshta,kushtet nuk ishin pjekur akoma.

Pas dy vjete e gjysëm,kur erdhi pranvera lulegjaku me 11 e 26 mars 1981 si dhe 1,2 e 3 prill 1981 dhe shperthyen demostratat në të gjithë trojet tona kunder pushtimit e pushtuesve çetnik serb dhe tradhtarëve të vendit.

Nga marsi e deri në fund të qershorit 1981,Atdheun tonë e përshkoi një gjueti shtrigash , ndaj gjysmës së popullit të Shqipërisë së okupuar nga çakejte e Beogradit .Ata,,se bashku me një pjesë te disa shqiptareve faqezinj, që për të lëpirë një kockë i sherbenin me zell aq të madh armiqve të Atdheut.

U burgosën po thuaj të gjithë grupet ilegale që vepronin për lirinë dhe per çlirimin e vendit,kudo që ishin.U krijua nje ambjent i zymtë e mbytës.Kudo shihesh shkrumb e ndihej era e barotit. Bastiseshin shtëpi e keqtrajtoheshin njerez,duke u rrahur barbarisht, bile edhe para femijeve te tyre ,ditën e natën, familjet e të dyshuarve si nacionaliste e irredentiste.

Ne që mbetëm jasht hekurave te burgut,që pame me syte tane dhe na mbeti thelle ne shpirt, heroizmin dhe qëndresen e vendosur e rinisë revolucionare të Atdheut,degjuam thirrjet e kërkesat e tyre për Republikën e Kosovës .Une vet kam pare me syte e mij keqtrajtimet që u ishin bërë studentëve ,sidomos motrave dhe vajzave ,tona me 26 marsnga policia.Me date 27 mars, më rastisi që të shoh me sytë e mij, në mes te konviktit nr.1 dhe mencës së studentëve, në tokë ,gishtat e dorës së djathtë të Isa Bajrës nga Istogu.

Ishin tepër emocionues e frymëzues fjalimi i Ali Lajqit,referati dhe kërkesat tona që lexoi Riza Demaj,diskutimi i Imrane Koxhës,Fata Zymberajt e Behxhet Imishtit ,më ngeli në shpirtë që së bashku tërë ditën nuk u ndamë me vëllain t‘im Islam Vishin me 26 mars.

Ishin të neveriteshme sjelljet barbare e vandale dhe neojugosllave të Azem Vllasit kundër studentëve që vunë ne veshtiresi para tyre edhe Gazmend Zajmin,Pajazit Nushin,Ymer Jaken e Drita Dobroshin

Kujtoja Halil Bërishën që theu fitografinë e Titos dhe kunder tij e turmes u zbraz një karikatore me fisheke .

Me 26 mars u paraqit me një fjalim të rastit një mesoburrë që kishte qenë demostrues i vitit 1968.Fjalimi i tij nga respekti që kishim për ata të 1968-tës na çoi peshë zemrat të gjithë neve që ishim rreth tij duke e dëgjuar.

Plagosja e një vajze të shkolles së mesme nga Gjilani që quhej Besa, nga malazezi Delibashiç afër mencës ishte një akt që ngriti peshe ndjenjat e të rinjve qe shperthyen ne demonstratat e 1,2,3 e deri më 4 prill 1981 ,ne Prishtinë dhe frymezuan edhe aktet heroike të nxënësve te shkollës së mesme teknike në Prishtinë Naser Hajrizi e Asklan Pireva qe u flijuan edhe jeten per Atdheun.

Nje ndikim te rendesishem pati edhe fjalimi me megafon,para komitetit ,i nje punëtori të ndermarrjes Ramiz Sadiku,demostrata në Pejë dhe së fundmi, demostrata e Istogut që u organizua me 30 prill 1981, ditën e enjte ( ditën e tregut )ku ishim të pranishëm si mysafire edhe unë e shoku im Ramiz Ismaili.

Ka shume ngjarje te tjera heroike që dhe sot, pas 40 vjetësh, më rrenqethin trupin tashti që po i shkruaj e përkujtoj.Edhe sot ndihem keq dhe,të them të drejtën , Deçanit tim, personalisht ,i kam ngelur borxh për jetë që kurre nuk mora pjesë fizikisht në organizimin apo në demostratë ,por vetem i vezhgoja nga larg per shkak te survejimit nga zagarët e sigurimit si Bedrush Shala nga Juniku,Xheladin Beqiri nga Baballoqi , Qazim Mazrreku nga Perilepi,Lahë Lahi nga Batusha,e Zymer Zymeri kishte edhe zagarë të tjerë por këta ishin nder më aktivët.

Diku nga mesi i qershorit të vitit 1981 u shperndanë thirrjet nga shërbimi ushtarak ,dega e Deçanit, nga mbrojtja teritoriale,me nënshkrimin e Qazim Selmanaj se në ditën e caktuar, therriteshin të gjithë ata që kishin kryer shërbimin ushtarak si rezerviset që të mobilizoheshin dhe te merrnin detyrat,sepse Jugosllavia mund të rrezikohej nga ndonjë sulëm i pa pritur nga Shqipëria .Te gjithë ata që kishin kuaj duhet t'i merrnin me vete që edhe kuajt të ishin te paisur me samarë ushtarak e paisje te tjera të nevojshme për gjendje lufte.

Vendi i takimit, ishte afër një kazerme ushtarake, në fshatin Hulaj, në një livadh të madh të rrethuar me gështenja.Atje ishte improvizuar, një binë dhe ishte vetëm një oficer serb apo malazez me uniformë rezervisti, i cili ishte i dehur .

Prandaj turma prej 2000 vetesh,që ishin shqiptare ,duhej të flisnin vetem serbisht ne kete takim,shkaku i një oficeri!

Në fund të qershorit kur ,të gjitha shkollat ishin të mbyllura, LKJ-së organizoi mbledhje informative ,siç i quanin ata,,ne të gjitha bashkësite lokale në Atdheun tonë ,për të gjykuar dhe denuar demostratat “armiqsore e kundërrevolucionare“.Një mbledhje e tillë u organizua edhe në bashkësine lokale të fshatit tim Isniq. ”Potragjeli” i katundit me solli edhe mua njoftimin, për të marë pjesë patjeter në ate mbledhje.

Kur hymë në klase pamë se ajo ishte e tejmbushur me komunistet e fshatit tonë të prirë nga baca Tafë e dy Rrustemat(Rexha e Qerimi) .Ata ishin shpërndare në tërë klasën duke zënë të gjitha bankat.

Në karrigën e mësuesit ishte ulur një person i mbërthyer me kollare që kurrë nuk e kisha parë ndonjehere.

Filloi mbledhja ne klasën e mbushur plot e përplot ku pjesa më e madhe ishin në këmbë.

Nga,tymi i duhanit që pinin të ftuarit, të zihej fryma.

Ai që ishte ulur në vendin e mësuesit u prezantua duke thënë se quhej Selim Seferi,se ishte prej ketij fshati dhe se ishte zyrtar i lartë që punonte në Beograd. Une,tha ai, me vullnet kam zgjedhur fshatin tim që sonte të diskutojmë hapur e pa protokoll me njeri tjetrin, për hallet dhe problemet që kane pllakosur vendin tonë nga armiqët e brendshëm e të jashtëm të Jugosllavisë se Titos ,me rastin e demostratave armiqsore e kunderrevolucionare në Prishtinë e gjetiu në Kosovë.

Demostratat armiqsore e kundër revolucionare ,pikë së pari, ishin kundër kombësisë shqiptare e rendit kushtetues,kundër fruteve të Revolucionit popullor ,kunder republikës socialiste të Serbisë e kundër Relublikës socialiste federative të Jugosllavisë ,kundër bashkim vëllezërimit të të gjitha kombeve dhe kombësive e kundër popullit punonjës ,pa perjashtim, të gjithë Jugosllavisë së Titos.Keta armiq kanë synim që në formë antikushtetuese ta shpallin Kosovën Republikë e pastai t‘ia bashkojnë Shqipërisë ,siç ndodhi në kohën e okupimit fashist kurë u krijua Shqipëria e madhe.

Por e kan të kotë armiqët tanë të brendshëm e të jashtëm se ne do të dalim fitimtarë në luftën kundër këtyre forcave të erreta, që në radhe të parë, nuk ia duan të mirën vetë kombësisë shqiptare e pastaj të gjithë Jugosllavisë.Në këte luftë në ballë me LKJ-në ,ushtrinë e me sigurimin e shtetit ,do i mundim armiqtë dhe do të fitojmë siç fituam në luftën e dytë botërore me shokun Tito ne krye,kundër bashkpuntorëve të fashizmit që nga Shaban Polluzha i asajë ane e deri te Demë Ali Pozhari i kësajë ane.

Në bazë të informatave që kam nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar e kanë luftuar dhe gjykuar e tërë Jugosllavia, që nga Jesenica e deri në Gjevgjeli,e ka gjykuar e tërë kombësia shqiptare nga të gjitha bashësitë lokale e deri në Prishtinë si dhe të gjitha forcat progresive që jane betuar në rrugën e Titos, në luftë ditën e natën , duke i zbuluar çerdhet armiqsore e duke i vënë para drejtësisë .Unë, si isniqas që jam ,ndihem krenar se në këte fshat të madh i dyti pas Junikut në Dukagjin,nuk është zbuluar dhe nuk ka asnjë çerdhe armiqsore ,me përjashtim të një studenti i cili u manipulua dhe u inkuadrua në grupin armiqsor, nacionalist e irredentist të Gllogjanit.

Sikur të na ndihmonte edhe Shqipëria për ta luftuar dhe gjykuar nacionalizmin shqiptar,atëhere nacionalizmi do të ngulfatej dhe nuk do të kishte shpirt më për të jetuar,por ndodhi e kundërta. Shqipëria ,e cila kurrë nuk ia ka dashur të mirën Jugosllavisë ,dhe stalinisti Enver Hoxha , herë me bashkimin Sovjetik e here me Kinën e lufton qe prej 35 vjetesh me radhë,me propagandë,agjitacione dhe duke dërguar pandërprere diversante ne vendin në tonë.Duke vepruar keshtu,Shqiperia përkrahu dhe e ndihmoi me të gjithe mjetet nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar duke e përkrahur në të gjitha fushat.Si përfundim dua të them se Shqipëria, kësajë radhe, i ra me thikë pas shpine së pari kombësisë shqiptare në Jugosllavi e pastaj të gjitha kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë.Une erdha sot, këtu në Isniq, që edhe Isniqi te mos të ngelet prapa bashkësive te tjera lokale në luftë kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptarë, të cilin do ta gjykojmë sot, do ta gjykojmë nesër ,do ta luftojmë sot e do ta luftojmë edhe nesër e pasnesër pa pikën e mëshirës nacionalizmin shqiptar.Kaq pata !, (pasoi një duartrokitje e thatë)

Tani e keni radhën ju studentë dhe studente të flisni.Asnjeri nuk do te mbaje ndonje pergjegjesi per çfar do të thotë.

Fjalën e mori Arifi student i mjeksisë,i cili tha: “shoku Selim;pse nuk na keni organizuar mledhje të tilla informative më përpara por na therrisni vetem kur ju vjen veza të bytha?

Të gjithë të pranishmit qeshën me të madhe.

Me pas pati edhe ndonje diskutim jashtë temës deri sa së në fund të bankave të rrjeshtit të majtë, afër dritarës, fjalën e mori nje student i juridikut,i cili tha tha;shoku Selim,i gjykojmë rrepte dhe ashpër ngjarjet kunderevolucionare që ndodhën në krahinë e në disa qytete të krahinës.Ne studentët isniqas nuk kemi qenë të mashtruar dhe nuk kemi marrë pjesë në demostratat armiqsore,dhe ju betohemi se studentet e Isniqit rinia dhe fshatarsia e Isniqit eshtë drejt rrugës së Titos e bashkim- vëllazërimit,dhe e mbylli fjalimin me thirrjen :” rroftë Jugosllavia e Titos!”

Ne fund fjalën e mori prap zyrtari i lartë isniqas që punonte në Beograd i cili beri thirrje që nese kishte ndonje student që, pa dashje, ishte ndodhur ne mes të turmes së demostresve të ngrihet e të pendohet se nuk do të ketë asnje pasojë per këte.

Fjalen e tij ky rrokopoç e mbylli me thirrjen :”Rroftë Jugosllsvia e Titos! Rroftë bashkim-vllazërimi i kombeve dhe kombësive të jugosllavisë!”dhe premtoi se do te vinte më shpesh mes nesh në Isniq.

Pasi u shpërndamë ,dhe mua as që më ngeli hatri për gjykimet dhe diskutimet, nga ata që ishin të betuar dhe paguar të ecin në „rrugën së Titos”,po mendoja se si eshte e mundur që këta të gjorë nuk arrijnë të kuptojnë se kerkesa për statusin e Kosovës Republikë ishte e drejtë dhe parimore që bëhet nga një popull me numër më të madh se malazezet e maqedonët në Jugosllavi.

Kush ishte për Republikën e Kosovës dhe,dhe kush ishte kundër Republikës së Kosovës në vitin 1981- 1989.

Vijon nesër pjesa e dytë e opinonit.

Image
Prishtina 1981
Image
Relindja 1982
Image
Tirana 1981
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat