Në dritën historike

Opinione

Në dritën historike

Nga: Skënder Karaçica Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 17:55
Skënder Karaçica

Në analet historike thuhet se Jugosllavinë e themeluan (1918) tre popujt:Sllovenët,Kroatët dhe Serbët.

Historia shkruan gjerësisht për aktin e themelimit të Jugosllavisë,ku për popullin shqiptar u shtresuan programet për dëbim në Turqi, Reforma agrare dhe nëpër vite zhvillimet tjera antishqiptare të regjimeve të shtetit Jugosllavia!

Në vitet `90 të shekullit të kaluar, tre popujt që e themeluan krijesën Jugosllavia nisën vetë që të prishin me luftërat e përgjakshme të regjimit fashist të Serbisë, tre popujt që vetë e themeluan për interesat e veta të kohës.

Në shpërberjen e kësaj krijese, që ishte e huaja për popullin shqiptar në hapësirën etnike të ish-Jugosllavisë, në kërkim të lirisë dhe të pavarësisë, shqiparët dhe Kosova e mori hisen e vet kombëtare të ndarjes njëherë e përgjithmonë nga njësia e kësaj federate të Serbisë fashiste për të marrë të drejtën historike të aktit të shpalljes së Kosovës shtet sovran, demokratik dhe i lirë në hapësirën e vetë etnike...!

Çikago, dhjetor të motit 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat