Tensione në Bruksel

Opinione

Tensione në Bruksel

Nga: Skënder Musliu Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 15:24
Skënder Musliu

Para dy ditësh, kryeministri i Kosovës qëndroi në Bruksel ku morri pjesë në takimin e katërt për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Pas takimit u organizua një konferencë për shtyp, gjatë së cilës pat një përplasje verbale mes kryeministrit të Kosovërs, Albin Kurtit dhe shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, lidhur me Asociacinin e komunave me shumicë serbe.

Në pyetjen se a do të themelohet Asociacioni, kryeministri Kurti tha se këtë nuk e mundëson Kushtetuta e Republikës së Kosovës, kurse Borrell, jo vetëm që tensionoi situatën, por doli edhe jashta kompetencave të tij, duke insistuar që Asociacioni duhet të formohet edhe përkundër faktit se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte penguar ate.

Si duket se Borrell po harron se ai ka vetëm rolin e ndërmjetësusesit ose lehtësuesit në dialogut, e jo të imponojë zgjidhje të papranueshme.

Nuk është kjo hera e parë që përfaqësuesit e BE-së të angazhuar për dialogun, ia mbajnë anën Serbisë, e në dëm të Kosovës, respektivisht gabim të rëndë dhe të rrezikshëm kishte bërë edhe Frederica Mogherini, duke lejuar dhe mundësuar që në tavolinën e bisedimeve Thaqi – Vuçiq, të diskutohet për ndarjen e Kosovës. Në këtë kontekst nuk ka munguar edhe « kontributi » i Miroslav Lajçak, i cili muaj më parë, në një konferencë për shtyp në Prishtinë, pas vizitës në Beograd, kishte deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet pa tjetër, madje edhe duke ndryshuar Kushtetutën.

Këto deklarata të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe amatoreske të politikanëve të nivelit të lartë dhe me përvoja diplomatike të BE-së, mund t’a dëmtojnë qenësisht dhe venë në rrezik proçesin e dialogut.

Tensionet që po krijohen në Bruksel gjatë takimeve të kryeministrit Kurti dhe ekipit të tij, janë si rezultat i veprimeve servile të Hashim Thaqit, i cili ndër vite udhëheqi me dialogun, edhe pse kjo ishte në kundërshtim me Kushtetutën, duke ia plotësuar dëshirat dhe kërkesat e Serbisë, kurse ndërkombëtarët ishin të qetë dhe nuk kishin problem me dialogun.

Politikanët e BE-së ishin mësuar me Thaqin dhe tani kur kryeministri i Kosovës udhëheq me dialogun duke mbrojtur interesat e Kosovës, BE-ja po përballet me realitetin e ri të Kosovës, me të cilin duhet të mësohen.

Fajtori kryesor për situatën e krijuar si dhe presionet e ardhshme që do t’i bëhen Kosovës lidhur me Asociacionin, dhe jo vetëm, është Hashim Thaqi, i cili i shatnazhuar me dosiet e Serbisë, ka pranuar çdo kërkesë, për të shpëtuar nga ato. Personi i dytë që luajti rol të rëndësishëm në formimin e Asociocianit, është Isa Mustafa, i cili pa kurfar turpi, ditë më parë, deklaroi se Asociacioni paska qenë i gabuar.

Këtë binom, duhet shpallu si tradhtar, sepse, përveç tjerash, fillimisht dashtën t’a ndajnë Kosovës, dhe kur kjo nuk ndodhi, themeluan Asociacinin, duke krijuar një Republikë serbe të Bosnjës në Kosovë.

Asociacioni nuk është mëkati i vetëm i Hashim Thaqit, respektivisht ai ndau pjesën Veriore të Kosovës, formoi Gjykatën Speciale, bashkfajtor për Demarkacionin, publikisht propozoi ndarjen e Kosovës, ai instaloi dialogun me Serbinë, korrupcionin, krimin e organijzuar, e tj.

Kurti dhe ekipi i tij, pa tjetër se duhet t’i rrezistojnë presioneve që vijnë nga Brukseli dhe nuk duhet të bie pre e politikanëve të pandërgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm të BE-së, mbase presionet edhe më të mëdha ndaj Kosovës, do të pasojnë.

Fatkeqësisht Qeveria Kurti, tani është e obliguar të merret me pasojat që i shkaktuan politikanët e papërgjegjsjëm dhe të inkriminuar, që dëmtuan rëndë subjektivitetit e Kosovës.

8 Dhjetor 2021 Skender Musliu, jurist i diplomuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat