Radha e oligarkëve dhe politikanëve të korruptuar të Ballkanit që do të shpallen non grata nga SHBA, do të vazhdojë!

Opinione

Radha e oligarkëve dhe politikanëve të korruptuar të Ballkanit që do të shpallen non grata nga SHBA, do të vazhdojë!

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 10 dhjetor 2021 Në ora: 20:02
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Se cilët do të jenë ata me emër dhe mbiemër, së shpejti do ta mësojmë.

Nuk përjashtohet mundësia që në listën e shpalljes persona non grata nga SHBA, të jenë edhe ata politikanë të gjitha shteteve të Ballkanit, të cilët shtetet e tyre i kanë konsideruar si "bahqe të babës”, nga e cila kanë krijuar pasuri marramendëse nga burime të dyshimta.

Ky është një shembull ndër më humani në botë nga SHBA-të, se si këto shtete dinë t'i ndihmojnë për t'i çliruar nga politikanët e tyre të korruptuar të gjithë ata popuj , të cilëve u shkelën të drejtat e tyre demokratike dhe liritë njerëzore nga ata politikanë dhe oligarkë të ndërlikuar në afera korruptive në dëm të mirëqenies së popujve të tyre.

Ata, që në një mënyrë apo tjetër përkundër që SHBA , i vënë në listë të zezë, mundohen të shtiren se nuk dëgjojnë dhe vazhdojnë të afirmohen politikisht në shtetet e tyre, fundi i tyre sa është i errët dhe po aq i dhimbshëm për ta...

Me Amerikën duhet pasur kujdes të gjithë ata që janë në shërbim të krimit të organizuar ekonomik, në shërbim të terrorizmit ndërkombëtar, shpëlarjes së parasë, nxitjes të konflikteve ndër etnike, të shkeljes së të drejtave dhe lirive njerëzore dhe nxitjes së konflikteve në mes popujve dhe shteteve .

Pra SHBA-të, janë në shërbim të popujve të cilëve u shkelën të drejtat demokratike dhe liritë njerëzore nga regjimet despotike dhe diktatoriale anti-demokratike, për këtë arsye thuhet se SHBA-të, janë shembulli më i shkëlqyer i demokracisë në botë!

Por, nga të gjitha këto që u thanë në këtë opinion, nëse SHBA-të nuk e shpallin se shpejti person non grata ultra-nacionalistin serb, bashkëpunëtorin e Millosheviqit, presidentin aktual të Serbisë Aleksandar Vuçiq, etja e Serbisë për ta filluar edhe një luftë tjetër në Ballkan, nuk do të shuhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat