Urime Shqipëri për fitorën e dytë të demokracisë si dhe goditjen e diktarurës neobolshevike të Edvin k. Ramës..!

Opinione

Urime Shqipëri për fitorën e dytë të demokracisë si dhe goditjen e diktarurës neobolshevike të Edvin k. Ramës..!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 20:21
Rexhep Elezaj

Sot në stadiumin “Air-Albania” në Tiranë u mbajt Kuvendi historik dhe i jashtëzakonshëm i organizuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD-së), ku morën pjesë 4934 delegatë si dhe qindra anëtarë të saj pas një debati të gjatë dymujorë, i njohur si “FOLTORJA”, e cila u zhvillua në gjithë Shqipërinë me iniciativën dhe udhëheqjen e liderit historik të saj, Dr. Sali Berisha.

Pa u ndalur rreth shkaqeve që PD-në e quan në thirrjen dhe mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, shkaqe të cilat janë sqaruar gjatë debatit dymujorë, ajo që duhet nënvizuar, është pa dyshim fakti, se kjo parti për shkak të udhëheqjes së dobët të kryetarit të saj të derisotëm, Lulzim Basha, u gjend para zhbërjes së saj, edhe si forcë politike, por edhe si gardiane e demokracisë në Shqipëri.

Prandaj, falë patriotizmit dhe ndjenjave demokratike të anëtarësisë, si dhe për shkak të rrezikut që Shqipëria ngadalë po rrëshqiste në kampin serbo-ruso-sllavo-ortodoks, nën diktatin e kryetarit të Partisë socialiste në pushtet, Edi Ramës, mikut të ngushtë të Aleksandar Vuçiqit, u ngritën në këmbë përmes “Foltorës”, duke iu kundërvu këtij rreziku të madh për gjithë kombin shqiptar, rezistencë e cila do kulmon me organizimin e Kuvendit të sotëm të jashtëzakonshëm, në të cilin u morën disa vendime të rëndësishme.

Pra, 4934 delegatët ndryshuan Statutin e partisë, formuan Këshillin udhëheqës të PD-së, i cili do ta udhëheq partinë deri në Kuvendin e ri të saj me 22 mars 2022, siç nxori edhe vendimin me votë të fshehtë për rrëzimin e kryetarit të deritanishëm të partisë, Lulzim Bashës, i cili me 4446 vota “Për” u shkarkua nga posti i kryetarit. Po ashtu, ky Këshill me 18 dhjetor 2021 do organizon referendumin për verifikimin e vendimit të sotëm për shkarkimin e L. Bashës, si dhe vendime tjera politiko-organizative.

Po ashtu, duhet theksuar faktin, se fajtori kryesorë i kësaj kriza politike brenda PD-së, është vetë z. Basha bashkë me kryesinë e saj, ngase që nga viti 2013 nuk arriti asnjëherë që t’i fitojë zgjedhjet nacionale, duke ngelur për 8 vite një opozitë inerte, shumë e dobët, madje e cila më shumë i ka shërbyer të interesave të Partisë socialiste të Edi Ramës në pushtet, se sa interesave të PD-së, si parti në opozitë, duke mos shfaqur fare interesim për të ardhur në pushtet..!?

Sido që të jetë, Kuvendi i sotëm i jashtëzakonshëm i PD-së, ka ngjallur shpresat dhe optimizmin tek e djathta shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, se me ndryshimet e sotme në PD, Shqipërisë dhe popullit shqiptar po i rikthehet shpresa për një jetë më të mirë, më të sigurt dhe më të begatshme, kur mirëfilli dihet se qeveria socialiste në pushtet në krye me neo-komunistin Edvin K. Rama, për 8 vite Shqipërinë e kishte shndërruar në narko-shtet, ku trafikimi i drogës, narkotikëve dhe krimit të organizuar, veç sa nuk e kishte ngulfatur jetën e qytetarëve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat