Ganimetja bën thirrje për rrëzimin e Qeverisë Kurti: Na lodhën hajnat!

Opinione

Ganimetja bën thirrje për rrëzimin e Qeverisë Kurti: Na lodhën hajnat!

Nga: Adem Bytyçi Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 17:34
Autori

Shkaku i thirrjes: Kanë mbetur pa vjedh mëditje, i ka lënë hajnia, korrupsioni, krimi ekonomik i organizuar dhe tendermania.

Do zoti e sovrani mos të bie viktimë e rrenave të tyre, kur do që do të mbahen zgjedhjet parlamentare pas 4 vitesh.

Nuk mbahet mend të këtë pasur qeveri më të vendosur se qeveria Kurti, pas lufte për ta luftuar korrupsionin dhe të gjitha format e hajnisë në nivel vendi.

Vaj halli për këtë popull nëse edhe njëherë vinë në pushtet qeveritë e mëparshme, të cilat u kanë dhënë rroga bashkë-partiakëve të tyre të punësuar në ndërmarrje publike pa shkuar as një ditë në punë brenda vitit.

Me qeverinë Kurti, në krye të vendit nuk ka ndodhur as një rast i shitjes së tokës për 3 Euro ari.

Krimi dhe korrupsioni po luftohet si asnjëherë më parë .

Kuptohet ata të cilët kanë krijuar pasuri marramendëse nga burimet e dyshimta gjatë qeverisjeve të mëparshme nuk kanë si të jenë të kënaqur me qeverinë Kurti, prandaj edhe janë në gjendje të bëjnë koalicion edhe me djallin për ta rrëzuar qeverinë Kurti.

Me në fund është sovrani, i cili do ta zgjedh qeverinë e cila është më e dobishme për vendin kurdo që do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por asnjëherë nuk do të pranojë që hajnat ta qeverisin vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat