Pse ka dështuar demokracia në Shqipëri?!

Opinione

Pse ka dështuar demokracia në Shqipëri?!

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 09:04
Skënder Sadri Kapiti

Do mundohem shkurtimisht të paraqes opinionin tim mbi ate se cfare ka realizuar demokracia në Shqipëri, sepse lexuesit  në të shumtën prej tyre nuk kanë durim për të lexuar gjatë.

Demokracia ka dështuar në Shqipëri që në lindjen e saj pas vetëshëmbjes së komunizmit.

Komunizmi në Shqipëri u vetëshëmb në mënyrë të mirëorganizuar nga komunistët, e të mirëllogaritur  sepse triumfatorë pas vetërënies së komunizmit dolën po vetë komunistët që u konvertuan në demokratë.

Dhe kjo është e para që tregon se demokracia lindi e dështuar.

Demokracia në Shqipëri ka dështuar sepse dështoi prej 30 vitesh ndërtimi dhe vënia në funksionin e shtetit demokratik modern e ligjor.

Shteti, drejtësia,ligji, ekonomia, pasuria  dhe qeveritë e pas vetërënies së komunizmit u kapën dhe u privatizuan nga të fortët hajdutë politikanë, halabakë e oligarkët komunistë  të cilët u bënë jo vetëm politikanët e demokracisë por u bënë edhe  kapitalistët më shpirtzinj e më të pashëmbullt zullumqarë krahasuar me  ndonjë vend tjetër ishkomunist.

Demokracia në Shqipëri është zbatuar si një betejë për të rrëmbyer, vjedhur e grabitur pushtet,autoritet, pasuri dhe për ta rrëmbyer dhe vendosur të drejtën  për të bërë gjithcka amorale e antiligjore; për të rrëmbyer dhe siguruar të “drejtën” e pandëshkueshmërisë e të mosllogaridhënies për zullumet,krimet,vjedhjet e padrejtësitë që ata kanë bërë e vazhdojnë që të  bëjnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat