T'mirat, duke i apstrahuar t'këqiat, e Enver Hoxhës, udhëheqësit të dikurshëm të shtetit shqiptar!

Opinione

T'mirat, duke i apstrahuar t'këqiat, e Enver Hoxhës, udhëheqësit të dikurshëm të shtetit shqiptar!

Nga: Adem Bytyqi Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 22:22
Adem Bytyqi

Kjo është një temë e cila duhet trajtuar drejtë në mënyrë të pa anshme dhe pa emocione!

Historia e shtetit shqiptar  është e mbushur përplot batica dhe zbatica  zhvillimi, ngjarje nga më të pa imagjinueshme sa i përkët nivelit të jetësës së popullit shqiptarë...

Shqipëria, edhe para luftës dytë botërore ishte një vend i pa zhvilluar , me një fuqi ekonomike të dobët dhe me një standard jetëse shumë të ultë të popullatës.

Arsimi dhe shëndetësi ishin në nivelin më të ultë krahasuar me vendet tjera për rreth.

Megjithëse lufta e dytë botërore e kishte rrënuar për tokë ekonomin shqiptare  edhe ashtu të dobët, i kishte shuar shpresat për një të  ardhme më të mirë të popullit shqiptarë për shkak të pasojave të luftës.

Megjithatë, me vizionin largëpamës edhe pse të karakterit komunist ,Enver Hoxha, me shpejtësi zhvilloi vendin, hapi shkolla dhe univerzitete , si dhe institucione tjera shkëncore , duke e zhduk anafabetizmin i cili para lufte kishte marrë përmasa shqetësuese edhe pse para luftës dytë botërore ishin ndërtuar disa institucione në funksion të zhvillimit të kulturës dhe arsimit ,infrastruktura e të cilave ishte mjaftë e ultë dhe nuk mund të thuhet se garantonte një zhvillim të mirëfillt.

Përkundër shumë kritikave, meritat e Enver Hoxhes, në konsolidimin, zhvillimin dhe përparimin e shtetit shqiptar janë të jashtëzakonshme!

Garantoi shkollimin pa pagesë të gjitha shtresave shoqërore pa dallim.

Ndërtoi Fabrika dhe uzina anë e këndë vendit, të cilat edhe sot i mungojnë shtetit shqiptar!

Shërbimi shëndetësor ishte falas për të gjithë!

Edhe sot veprat hidroenergjitike të asaj kohe janë kolosale dhe zhfrytëzohen për të furnizuar vendin me burime energjitike.

Ushtria shqiptare në përiudhën e udhëhejës së vendit nga Enver Hoxha , ishte njëra ndër ushtrit më të pregaditura në rajon, dispononte armatimin më moderrn të të gjitha gjenive ushtarake .

Zhvillimi i bujqësisë dhe industrisë bujqësore ishte në nivelin shumë më të lartë se çështë sot!

Rezervat shtetërore në rast lufte opo të ndonjë fatkeqësie natyrore , ishin shumë më të mëdha se sa i ka sot shteti shqiptar, sipas disa burimeve të sigurta, këto rezerva mjaftonin pêr plotësimin e nevojave të popullatës sikur lufta të vazhdonte mbi pesë vite!

Vërtetë ,ishte një përiudhë e lulëzimit të ekonomisë ,arsimit, shëndetësisë, bujqësisë si dhe industrializimit  dhe modernizimit të vendit, pa priashtuar për as një qast ambicjet diktatoriale të regjimit  Hoxhist si elementi më fatkeq  i demokracisë  dhe mos respektimit të drejtave dhe lirive njerëzore tê qytetarëve shqipëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat